LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Biden dhe Trump përballen sot në Atlanta për një debat televiziv

Sfida duket e vështirë, përballë një publiku tejet të polarizuar amerikan e që kërkon përgjigje për shqetësimet kryesore si gjendja ekonomisë apo situata në kufirin me Meksikën, si çështje këto të dala nga sondazhet e njëpasnjëshme të realizuara së fundmi. Presidenti Biden e ka kritikuar kundështarit e tij duke e quajtur atë një rrezik për demokracinë, ndërsa ish-presidenti Trump e ka godit administratës Biden kryesisht për çështjhe si ekonomia apo emigracioni.

27 Qershor 2024, 17:18 Nga N.F
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Biden dhe Trump përballen sot në
Foto ilustruese

SHBA- Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump do të përballen sot në mbrëmje në një debat televiziv, të parin mes tyre, që shumë e shohin si një mundësi të pashembullt për të dy kandidatët, për të ndryshuar trajektoren e zgjedhjeve mes pikëpyetjesh të ngritura mbi moshën apo aftësinë e tyre për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë për një mandat tjetër.

Sfida duket e vështirë, përballë një publiku tejet të polarizuar amerikan e që kërkon përgjigje për shqetësimet kryesore si gjendja ekonomisë apo situata në kufirin me Meksikën, si çështje këto të dala nga sondazhet e njëpasnjëshme të realizuara së fundmi. Presidenti Biden e ka kritikuar kundështarit e tij duke e quajtur atë një rrezik për demokracinë, ndërsa ish-presidenti Trump e ka godit administratës Biden kryesisht për çështjhe si ekonomia apo emigracioni.

Deri tani anketat tregojnë për një garë shumë të ngushtë mes kandidatëve dhe shumë votues thonë se janë ende të pavendosur, apo të zhgënjyer me të dy kandidatët. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Calla Yu, na sjell nga Atlanta, hollësi rreth asaj se çfarë mund të shohin sot amerikanët gjatë debatit.

Ish-presidenti Donald Trump dhe presidenti Joe Biden hyjnë në debatin e parë të kësaj fushate elektorale duke u thënë votuesve se do të ishte katastrofike nëse do të zgjidhej kundërshtari i tyre politik.

Ish-presidenti Trump thotë se presidenti Biden po e shkatërron vendin.

Inflacioni është në kulm. Krimi është jashtë kontrollit. Evropa është në kaos, Lindja e Mesme po shpërthen, Irani është fuqizuar. Kina po rritet. Dhe ky president i tmerrshëm po na tërheq drejt Luftës së Tretë Botërore”, thotë zoti Trump.

Presidenti Biden thotë se ish-presidenti Trump do ta kthente vendin pas.

I gjithë progresi, e gjithë liria, të gjitha mundësitë janë në rrezik. Trump-i po përpiqet ta bëjë vendin që të harrojë se sa të errëta dhe shqetësuese ishin gjërat kur ai ishte president. Nuk do t’i harrojmë kurrë”, tha presidenti Biden.

Anketimet tregojnë se gara është e ngushtë, duke ia shtuar kështu rëndësinë debatit, thotë profesori i gazetarisë në Universitetin Northeastern, Alan Schroder.

Mendoj se kjo krijon trysni ndaj të dy kandidatëve, si për sa i përket mundësive që mund t’u sjellë debati, por edhe rreziqeve”, thotë ai.

Një debat i tillë nuk është mbajtur më parë, mes një presidenti në detyrë dhe një ish-presidenti, thotë profesorja e komunikimeve në Universitetin e Pensilvanisë, Kathleen Hall Jamieson.

Pra, publiku është më i mirëinformuar për të dy kandidatët si individë; ka më shumë gjasa të dijë rreth temperamentit, zakoneve dhe prirjeve të tyre. Por këtë vit, për shkak të moshës së të dyve, lind nevoja, edhe nëse dihet mjaftueshëm për kandidatët, për të ditur nëse janë mendërisht në nivelin e duhur për të qenë presidentë të Shteteve të Bashkuara”, thotë ajo.

Debatet politike i karakterizon mesazhi që jepet, si dhe momente të caktuara, thotë analisti politik Brett O’Donnell.

Duhet dhënë mesazhi vazhdimisht gjatë debatit, por duhen edhe nja dy momente në debat që do të jenë momente shkëlqimi, le t’i quajmë, në mënyrë që mediat të kushtojnë vëmendje, duke ofruar kështu një avantazh në garë”, thotë ai.

Ky është gjithashtu debati më i hershëm në një vit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara. As zoti Trump dhe as zoti Biden nuk janë emëruar kandidatë zyrtarë të partive të tyre. Të dy kandidatët do t’i kenë mikrofonat të fikur, kur nuk do të jetë radha e tyre për të folur./ VOA

shba biden trump një debat televiziv

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale