LIVE UPDATES
Bota

CNN: Debati i paprecedentë presidencial mund të trondisë Shtëpinë e Bardhë si kurrë më parë

Për herë të parë një president e një ish president do të konfrontohen përballë shikuesve, shumë më herët sesa data e zgjedhjeve, madje dhe nga ajo e konventave të partive të tyre.

27 Qershor 2024, 16:57 Nga E. D
CNN: Debati i paprecedentë presidencial mund të trondisë
Joe Biden dhe Donal Trump

SHBA- Përballja direkte në Atlanta mes Joe Biden e Donald Trump ka shanset të jetë nga të rëndësishmet në historinë e presidencialeve në SHBA, edhe pse do të transmetohet pa publik në sallë dhe në shumicën e rasteve e regjistruar. Për herë të parë një president e një ish president do të konfrontohen përballë shikuesve, shumë më herët sesa data e zgjedhjeve, madje dhe nga ajo e konventave të partive të tyre.

Debati që organizohet nga rrjeti CNN vjen në një moment delikat dhe mund të jetë shansi Biden për të ndezur shpresat e tij të rizgjedhjes, duke tentuar të bindë votuesit se ka përmbushur normalitetin politik dhe ekonomik që premtonte në 2020. Amerikanët ndërkohë kërkojnë lehtësim nga çmimet e larta që kanë bërë të vështirë ushqimin e familjes, qiranë, kreditë e shtëpive apo blerjen e makinave të reja.

Ndasi të mëdha ka për emigracionin e shfrenuar e politikën e jashtë, mes dy kandidatëve që në dukje e përçmojnë njëri-tjetrin. CNN shkruan se debati direkt është simbol i garës së papëlqyeshme elektorale mes dy kandidatëve të moshuar që më shumë largojnë votuesit sesa i tërheqin ata. Por rrethanat duhet të kuptohen në konteksin e kohërave të paprecedenta që jetojmë. Që kur senatori John F. Kennedy dhe zëvendës Presidenti Richard Nixon bënë debatin e parë direkt të fushatës në 1960, gara e zgjedhjeve është bërë gjithnjë e më e ngushtë.

Tashmë në 2024 ka edhe më shumë në lojë pas tentativës së Trump për të prishur tranzicionin paqësor të pushtetit në 2020 dhe ka premtuar të hakmerret për këtë nëse fiton në zgjedhjet e nëntorit. Demokratët janë të dëshpëruar që 81-vjeçari Biden të tregojë energji prej shqetësimeve për moshën e tij, teksa 78-vjeçari Trump megjithëse ka qejf të jetë vetvetja, mund të dëshmojë atë që ka paralajmëruar Biden se është tepër i shkrehur për të qenë president.

Biden pritet të sulmojë Trump për çështjen e abortit, për të cilën Trump është kundër, si dhe admirimin e tij për diktatorët e huaj. Ndërsa Trump ka sinjalizuar se do të portretizojë Biden si të paqëndrueshëm, të kapur nga emigracioni pakontrolluar, krimi i gjithanshëm dhe telashet ekonomike në SHBA. Të dy ata do të tentojnë të evitojnë gafat dhe sulmet personale që janë bërë virale në rrjet, të cilat mund të japin perceptimin e cili prej tyre e ka fituar debatin. Megjithëse debatet nuk vendosin cili fiton në nëntor, tensioni i këtij debati në qershor është i dukshëm.

“Zakonisht debati influencon më shumë kur është pranë zgjedhjeve”, thotë  studiuesi i politikës Aaron Kall, i Universitetit të Michigan, duke shtuar se ato kompletojnë portretin e një kandidati te publiku.

Biden pritet të rrisë nivelin e akuzave duke e quajtur Trump një kriminel te i cili diçka është këputur, prandaj sipas tij është shumë e rrezikshme të lejohet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa Trump ka nxehur debatin duke sugjeruar se Biden do të drogohet, pasi ndryshe nuk mund të mbarojë një fjali të vetme, por taktika e tij të kujton stile politike që kanë shkelur normat edhe më përpara. Ish-zyrtari i fushatës Obama, Terry Szuplat thotë se një performancë e suksesshme kandidati tregon se ku është dhe ku do të shkojë një vend që e zgjedh.

“Ëshë një histori më vete të jesh kandidati duhur, dhe të tregosh se tjetri është i gabuari, kjo ka të bëjë me të ardhmen, me zgjedhjen për të ardhmen, edhe pse aktualisht asnjë prej tyre nuk e ka arritur këtë plotësisht”, tha Szuplat për CNN.

joe biden donald trump

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës