Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në këtë takim diskutuan për përgatitjet në lidhje me këtë proces që do të mbahet të dielën, më 23 prill.
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) sot ka takuar kandidatët e partisë së tij të cilët kandidojnë për kryetarë të komunave në veri të vendit për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për katër komunat veriore. Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në këtë takim diskutuan për përgatitjet në lidhje me këtë proces që do të mbahet të dielën, më 23 prill.
“Pata kënaqësinë të takoj kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetarë të komunave në veri të vendit për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale – Taulant Kelmendin, kandidat për Mitrovicën e Veriut, Albulena Behluli-Hetemin, kandidate për Leposaviç, Izmir Zeqirin, kandidat për Zubin Potok dhe Ilir Pecin, kandidat për Zveçan, Në këtë takim diskutuam për përgatitjet në lidhje me këtë proces që do të mbahet të dielën, më 23 prill, dhe për gatishmërinë e kandidatëve të PDK-së për të marrë përgjegjësi udhëheqëse dhe për të qeverisur për të gjithë qytetarët, pa dallim, përkundër sfidave për shkak të tensioneve në këtë pjesë të vendit. Ata janë të vendosur që ta kryejnë punën e tyre me përkushtim të paepur dhe për këtë e kanë mbështetjen e plotë timen dhe të PDK-së. Ndonëse procesi i votimit do të organizohet kryesisht nëpër qendra alternative të votimit, ne ftojmë të gjithë qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës për një të ardhme më të mirë për vete dhe familjet e tyre. Po ashtu, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse të sigurisë, angazhim maksimal për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor”, ka thënë Krasniqi.
Zgjedhjet në Veri të Kosovës
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës. Zgjedhjet e paralajmëruara më parë, për 18 dhjetor të vitit të kaluar, u shtynë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare. Afati për paraqitjen e kandidaturave ka skaduar më 22 mars. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka aplikime të reja, por vetëm u janë konfirmuar kandidaturat atyre që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhjetorit. Kjo do të thotë se janë gjithsej 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb.
Ivica Daçiç SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se vendimi i Parlamentit Europian për ...
KOSOVË- Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola e cila mori pjesë në nënshkrimin e aktit ligjor për liberalizimi...
Besnik Bislimi KOSOVË- Zëvendeëskryeministri i kosovës, Besnik Bislimi ka qenë njëndër të parët që ka re...
Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave KOSOVË- Nënshkruhet në Strasburg akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberal...
Restoranti shqiptar SHBA- Prestigjiozja amerikane “The New York Times” ka publikuar një listë të 100 restoranteve m&e...
Balona FRANCË- Zephalto, një kompani franceze, po ofron udhëtim në stratosferë me një balonë për 120,000 € p...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut MAQEDONI E VERIUT- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar tre marrëveshje në...
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç KOSOVË- Ish-zëvendësambasadori i Kosovës në Gjemani, Blerim Canaj deklar...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zvilluar sot një takim me ministrin e Pu...
Alain Robert FRANCË- Një alpinist i njohur si "Spiderman francez" është ngjitur në një rrokaqiell 38-katësh në...