Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Reuten shtoi se Kosova i kishe përmbushur kriteret për heqjen e vizave shumë vite më parë.
KOSOVË- Nënshkruhet në Strasburg akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten në një konferencë për media pas nënshkrimit të aktit ligjor për vizat, tha se më në fund qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza drejt Evropës. Ai shtoi se lëvizja pa viza drejt BE-së për qytetarët e Kosovës do të nis nga 1 janari 2024.
“Më në fund para gjysmë ore nënshkruam aktin ligjor që u mundëson qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm drejt BE-së pa viza. Më në fund udhëtimi drejt BE-së për pushime, vizita familjare, udhëtime biznesi do të jetë më e lehtë. Nga 1 janari 2024 të paktën bartësit e pasaportës kosovare do të mund të udhëtojnë drejt BE-së pa viza. Dua të falënderoj ish-raportuesen për Kosovën dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon për punën e suksesshme që ka bërë në muajt e kaluar për këtë proces”, tha eurodeputeti holandez.
Reuten shtoi se Kosova i kishe përmbushur kriteret për heqjen e vizave shumë vite më parë.
“Kosova ka punuar shumë për të përmbushur të gjitha kushtet dhe i ka plotësuar ato shumë vite më parë. Nuk është vetëm moment i rëndësisë së madhe për Kosovën, është i rëndësishëm edhe për ne, sepse BE-ja më fund po e përmbush premtimin e saj për Kosovën”, tha Reuten.
Një ditë më parë, më 18 prill, Parlamenti Evropian miratoi vendimin për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, së bashku me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Parlamentit Evropian, dhe u drejtua nga shefja e këtij institucioni, Roberta Metsola. Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe një përfaqësues i Suedisë, meqë ky shtet kryeson Bashkimin Evropian në këtë periudhë.
Restoranti shqiptar SHBA- Prestigjiozja amerikane “The New York Times” ka publikuar një listë të 100 restoranteve m&e...
Balona FRANCË- Zephalto, një kompani franceze, po ofron udhëtim në stratosferë me një balonë për 120,000 € p...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut MAQEDONI E VERIUT- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar tre marrëveshje në...
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç KOSOVË- Ish-zëvendësambasadori i Kosovës në Gjemani, Blerim Canaj deklar...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zvilluar sot një takim me ministrin e Pu...
Alain Robert FRANCË- Një alpinist i njohur si "Spiderman francez" është ngjitur në një rrokaqiell 38-katësh në...
Spiralja në Aurorën Polare në Alaskë Një spirale misterioze blu që përngjan me një galaktikë është ...
Tobias Billstrom SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billstrom ka...
Ralph Paul Earl SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë adoleshentin afro-amerikan, Ralph Paul Ea...
Elon Musk SHBA- Ceo i Twitter dhe themeluesi i SpaceX, Elon Musk është shprehur se alienaët nuk ekzistojnë dhe nëse ata do të...