LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhje në Brandenburg/ Garë e ngushtë mes SPD dhe AfD-së

Brandenburgu - historikisht i rëndësishëm, ekonomikisht i suksesshëm, i qeverisur nga e njëjta parti prej 1990-s. Do e ndryshojnë vijimësinë politike zgjedhjet e 22 Shtatorit? Gara mes SPD e AfD është mjaft e ngushtë.

22 Shtator 2024, 09:48 Nga I.A

Zgjedhje në Brandenburg/ Garë e ngushtë mes SPD dhe AfD-së

GJERMANI- Pse Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) është e rëndësishme për Brandenburgun? Përgjigja është e thjeshtë: Landi federal që kufizohet me Poloninë është qeverisur prej SPD vazhdimisht që nga bashkimi i Gjermanisë në vitin 1990. Dhe sipas sondazheve, SPD mund të shpresojë të vazhdojë koalicionin e saj me Kristiandemokriatët e CDU dhe të Gjelbërit pas zgjedhjeve shtetërore të 22 shtatorit.

Megjithëse Alternativa për Gjermaninë (AfD) mund ta kapërcejë SPD-në si forca më e fortë politike, askush nuk dëshiron të hyjë në një koalicion me partinë e vëzhguar nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe e klasifikuar në disa lande federale si "sigurtë si ekstremiste e djathtë”.

Garë e ngushtë mes AfD dhe SPD

Në sondazhe, AfD dhe SPD janë shumë pranë njëra-tjetrës. Të dyja partitë mund të presin rezultate mbi 25 përqind. Shumë pas tyre renditen Kristiandemokratët (CDU) dhe Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW), të cilat, sipas parashikimeve, janë në nivelin 15 për qind. Kurse Të Gjelbrit dhe të Majtët janë të shqetësuar a do të arrijnë të jenë pjesë e parlamentit të landit në Potsdam, pasi rrezikojnë mos e kapin nivelin prej pesë për qind. Demokratët e Lirë (FDP), të cilët bashkëqeverisin në nivel federal, nuk kanë luajtur një rol për një kohë të gjatë në këtë land, ku nuk janë të përfaqësuar në parlament që nga viti 2014.

Tre kryeministra në 34 vjet

SPD do që të ruajë bastionin e saj të Brandenburgut. Kryeministri Dietmar Woidke synon mandatin e tij të katërt në detyrë. Në rast se ai fiton, do t'i kapërcente dy paraardhësit e tij, Manfred Stolpe dhe Matthias Platzeck, të cilët ishin të suksesshëm tre herë.

Kjo vazhdimësi politike në Brandenburg është unike në shtetet e Gjermanisë Lindore: tre kryeministra në 34 vjet, të gjithë nga e njëjta parti, dhe asnjë importim nga perëndimi, siç u bë e zakonshme në Saksoni dhe Tyringi pas ribashkimit të Gjermanisë. Kjo është po ashtu diçka unike në një land që është më shumë se një e treta i mbuluar nga pyjet.

Berlinezët zhvendosen në zonat përreth

Natyra e harlisur është një pasuri që Brandenburgu e përdor për të lulëzuar ekonomikisht: peizazhe të pasura me liqene, rezerva të biosferës si pylli Spree, Oderbruch në kufirin gjermano-polak. Nuk është çudi që që nga rënia e Murit të Berlinit në vitin 1989, gjithnjë e më shumë njerëz kanë lëvizur nga kryeqyteti gjerman në zonën përreth.

Me gati 2.6 milionë banorë, Brandenburgu është në vendin e dhjetë në krahasim me 16 shtetet federale dhe, me një mesatare prej 87 njerëz për kilometër katror, ​​shtë më pak i populluari në Gjermani pas Mecklenburg-Pomerani. Pothuajse 12% përqind e njerëzve kanë prejardhje migracioni, në mbarë Gjermaninë kjo shifër është 30 përqind.

E në një kohë që shumë lande lindore kanë humbur qindra mijëra banorë, që janë larguar për shkaqe ekonomike, numri i popullsisë së Brandeburgut ka mbetur gati i pandryshuar. Kjo edhe falë afërsisë me Berlinin. Falë kësaj afërsie, Brandenburg ka edhe aeroportin e tretë më të madh të Gjermanisë, BER, Berlin Brandenburg.

Elon Musk krijon tek Tesla 7000 vende pune

Makinat elektrike të markës Tesla prodhohen në fabrikën Tesla Gigafactory Berlin-Brandenburg që nga viti 2022. Në Grünheide u vendos fabrika e parë e miliarderit amerikan Elon Musk në Evropë. Me rreth 7,000 punonjës nga 50 vende, Tesla u bë shpejt punëdhënësi më i madh privat në Brandenburg.

Tesla gjithashtu përfiton nga peizazhi i larmishëm shkencor dhe kërkimor. Ashtu si në Berlinin fqinj, ka shumë universitete, studentët e të cilëve vijnë nga e gjithë bota. Universiteti Evropian Viadrina në Frankfurt an der Oder është me fokus ndërkombëtar, rreth 30 përqind e studentëve aty janë të huaj. Ai ndodhet direkt në lumin kufitar midis Gjermanisë dhe Polonisë. Por universiteti më i madh gjendet në Potsdam, kryeqytetin e landit. Jetës kulturore dhe shkencore prej shekujsh i kanë vënë vulën mbretërit prusianë dhe Friedrich der Große. Karakteristike dhe magnet turistik janë kështjellat dhe parqet e mëdha, sidomos Parku Sanssouci. Kështjella Cecilienhof ka hyrë në histori, pasi në korrik dhe gusht 1945 u takuan aty forcat fituese të Luftës së Dytë Botërore. Në Konferencën e Potsdamit SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik ranë dakord që Gjermania dhe Berlini të ndahej në katër zona pushtimi. Kjo epokë përfundoi 45 vite më vonë me bashkimin e Gjermanisë.

Spiunë në Urën Glienicke

Kur Gjermania ishte e ndarë, Ura Glienicke mes Potsdamit dhe Berlinit Perëndimor u kthye në simbol të Luftës së Ftohtë mes kampeve politike ndërluftuese. Këtu u shkëmbyen spiunët e kapur. Regjisori Steven Spielberg xhiroi edhe filmin "Ura e Spiunëve", për këtë, i cili u shfaq në kinema në vitin 2015. Studioja më e madhe e filmit në Evropë në zonën Babelsberg të Potsdamit luajti një rol kyç në prodhimin e filmit. Dhe është ajo studio, ku Marlene Dietrich qëndroi para kamerës në filmin klasik "Engjëlli blu" në vitin 1929. Po në këtë vend dy vjet më parë Fritz Lang kishte prodhuar filmin e tij ekspresionist pa zë "Metropolis" . Dhe që nga viti 2017, pjesë të mëdha të filmit serial "Babylon Berlin", i cili është shitur në mbi 60 vende, janë xhiruar në Babelsberg.

Merr fund më 22. Shtator një traditë?

Për gati 100 vjet sukseset globale të industrisë së filmit gjerman kanë ardhur nga Potsdami  Ky është vetëm një shembull i asaj se çfarë mund të ofrojë Brandenburgu si land kulturalisht dhe ekonomikisht. Shumë gjëra kanë një traditë të gjatë këtu. Kjo vlen edhe për politikën, e cila ka mbi 30 vjet që dominohet nga SPD. Nëse do të qëndrojë kështu vendoset të dielën në zgjedhjet e 22 shtatorit./DW

spd afd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet