LIVE UPDATES
Bota

Si rekruton "Shteti Islamik" të rinj në Evropë

Numri i adoleshentëve të arrestuar për terrorizëm në Evropë është rritur. Grupi terrorist “Shteti Islamik” rekruton me sukses të rinj evropianë për sulmet e tij.

22 Shtator 2024, 08:56 Nga I.A
Si rekruton "Shteti Islamik" të rinj në Evropë
Foto Ilustruese

GJERMANI- Ai sulmoi konsullatën e përgjithshme të Izraelit në Mynih, shkëmbeu zjarr me policët gjermanë dhe u qëllua për vdekje. Hetimet e mëvonshme zbuluan se 18-vjeçari Emrah I. ishte ndikuar nga propaganda xhihadiste, megjithëse më parë nuk kishte treguar asnjë shenjë.

I vetmi tregues, që mund të lidhej me tentativën për atentatin në Mynih vjen nga pranvera e vitit 2023. Në atë kohë pas ankesave për një zënkë në të cilën ishte përfshirë i riu, policia austriake i gjeti atij një lojë kompjuterike, ku shihej flamuri i Al-Kaidës. Policia beson se Emrah I. u radikalizua gjatë muajve të fundit përmes internetit.

Rritet numri i terroristëve të rinj

Emrah I. nuk është i vetëm. Mes marsit 2023 dhe marsit 2024 studiuesit në Institutin e Uashingtonit për Politikat e Lindjes së Mesme regjistruan në mbarë botën 470 padi të lidhura me grupin ekstremist "Shteti Islamik" (IS). Në të paktën 30 raste ishin të përfshirë adoleshentë ose të mitur. Por shifra reale mund të jetë "shumë më e lartë", thuhet në raport, sepse shumë vende nuk e specifikojnë moshën e të arrestuarve.

Një studim tjetër nën drejtimin e ekspertit për terrorizminPeter Neumann nga King's College në Londër shqyrtoi 27 raste aktuale të lidhura me IS-in. Rezultati: Dy të tretat e të arrestuarve në këtë kontekst ishin të mitur. Në fillim të shtatorit një 14-vjeçar u arrestua në Uruguaj, pasi e kishte përshkruar veten në internet si një "ujk të vetmuar". Disa ditë më vonë autoritetet zvicerane arrestuan një 11-vjeçar. Ai kishte shpërndarë mesazhe ekstremiste në rrjetet sociale.

Rekrutim i qëllimshëm i adoleshentëve në Perëndim?

IS-i u mposht ushtarakisht në vitin 2017. Por grupi ekziston ende. Ai është i pranishëm në vendet afrikane dhe Afganistan. Atje ai njihet si "Shteti Islamik - Provinca e Khorasanit" (IS-PK ose IS-K).

Që nga janari i këtij viti IS-PK u ka bërë thirrje ndjekësve të tij, që të kryejnë sulme "të vetmuara" në Evropë, duke synuar evente të mëdha si Lojërat Olimpike, koncerte dhe ndeshje futbolli.

Në rastin e sulmit të mundshëm ndaj pjesëmarrësve në një koncert të Taylor Swift në Vjenë, policia austriake kontrolloi rrjetet digjitale të të dyshuarit kryesor austriak 19-vjeçar. Policia gjermane arrestoi më vonë një 15-vjeçar në Brandenburg, i cili dyshohej se mbështeste austriakun.

Sulmet e të rinjve zakonisht "frymëzohen" nga grupi IS dhe nuk urdhërohen drejtpërdrejt nga një person nga Afganistani, për shembull. Kjo është një dinamikë krejtësisht e ndryshme nga ajo e vitit 2014, kur IS pushtoi pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë. Në atë kohë rekrutët e mundshëm qëndronin shpesh në kontakt direkt me një person në Lindjen e Mesme, i cili i inkurajonte që të linin atdheun e tyre dhe të vinin në "kalifat".

Aktualisht propaganda është më pak e centralizuar, thotë Lucas Webber nga think tank, Soufan Center, në Nju Jork. "Më shumë mund të flitet për një aparat organik të një komuniteti në internet."

Nuk ka as shërbim qendror mediatik dhe as një komandë qendrore, që kontrollon sulmet, thotë Pieter Van Ostaeyen, analist që punon ndër të tjera për Projektin Kundër Ekstremizmit me qendër në Nju-Jork, Berlin dhe Londër. "Por tani ka një rrjet të larmishëm, që rekruton të rinj”.

"Është më shumë një rrjet difuz, në të cilin fëmijët duan të fitojnë ndikim në rrethin e tyre në internet”, thotë Moustafa Ayad nga Instituti i Londrës për Dialogun Strategjik, i cili merret me ekstremizmin e të gjitha llojeve. Ideologjia vazhdon të luajë një rol, thotë Ayad. Por "tik-tokifikimi" i përmbajtjeve të IS në video të shkurtra ua bën më të lehtë të rinjve qasjen në këtë botë.

Përse janë të miturit kaq të influencueshëm?

Mesazhi bazë i IS-it ka qenë gjithmonë i njëjtë: bota persekuton muslimanët. Por nëse të rinjtë do t'i bashkoheshin IS, ne do të ishim të fortë së bashku. Të rinjve të margjinalizuar, që kërkojnë bashkësi apo orientim, mund t'i duket tërheqës ky lloj mesazhi, thonë psikologët. Në propagandë luajnë rol edhe faktorët politikë. Sipas ekspertëve grupi IS përdor konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës gjoja si provë se "pjesa tjetër e botës i urren myslimanët". Prandaj ndjekësit e tij duhet të hakmerren, thuhet në video. "Imazhet e kamerave të vdekjeve të civilëve në Rripin e Gazës mund t`i shohë kushdo. Ato tregojnë vdekjen dhe shkatërrimin dhe u bëjnë përshtypje edhe fëmijëve", thotë Ayad. "Kjo bën që fëmijët ose të tërhiqen ose të bëhen më agresivë."

Edhe forcimi i së djathtës ekstreme në Gjermani dhe debati aktual rreth emigracionit dhe islamofobisë mund të ndikojnë tek të rinjtë e margjinalizuar nga këto komunitete. "Më shumë ekstremizëm i djathtë çon në më shumë sjellje xhihadiste. Është e thjeshtë", thotë Pieter Van Oestaeyen për DW. "Të dy grupet përforcojnë njëri-tjetrin."

Pra, sa i madh është rreziku nga të ashtuquajturit "TikTok-terroristët"? Ka shumë kërcënime nga anëtarët e Shtetit Islamik, thotë Ayad. "Por unë nuk mendoj se jemi në të njëjtën gjendje si në 2015 dhe 2016. Planet e këtyre fëmijëve zakonisht nuk janë të menduara seriozisht. Por nëse janë të suksesshme, mund të kenë pasoja masive. Mjafton vetëm një sulm i suksesshëm”./DW

shteti islamik

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale