LIVE UPDATES
Bota

Shpërthimet në Liban: A i lejon e drejta ndërkombëtare?

Kush i përgatiti pagerët dhe Walkie-Talkiet me eksplozivët që shpërthyen tek grupi terrorist islamik Hezbollah në Liban? Si duhet të vlerësohet ky aksion nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare?

22 Shtator 2024, 09:24 Nga I.A
Shpërthimet në Liban: A i lejon e drejta ndërkombëtare?
Shpërthimet në Liban

LIBAN- Pak është vërtet e faktuar pas shpërthimeve të pagerëve dhe Walkie-Talkiet në Liban këtë javë. Ajo që është e qartë deri më tani është se të paktën 37 persona janë vrarë dhe mbi 3000 janë plagosur dhe se lufta mes Izraelit dhe milicive në Liban po përshkallëzohet sërish.

Pagerët janë transmentues që përdorin luftëtarët e Hezbollahut islamik. Hezbollahu është i klasifikuar si organizatë terroriste nga BE, SHBA dhe vende të tjera. Organizata përdor telekomanda dhe pager sepse ndryshe nga telefonat celularë, ato nuk mund të gjurmohen. Në Tajvan, zyra e prokurorit publik lokal ka hapur një hetim kundër prodhuesit të pajisjeve të tilla. New York Times raportoi më parë se shërbimi sekret izraelit kishte instaluar eksplozivë në dërgesat që kompania bënte për Hezbollahun.

Si u soll eksplozivi tek radiomarrëset?

Radiomarrëset si armë në një luftë? Si mund të vlerësohet kjo lloj lufte sipas ligjit ndërkombëtar? Qeveria izraelite nuk ka komentuar ende shpërthimet dhe as nuk i ka pranuar sulmet. Raportimet janë të paqarta dhe konfuze, si psh. ai që thuhet se një kompani në Bullgari është përfshirë edhe në prodhimin e radiomarrëseve që më pas shpërthyen në Liban.

Helmut Aust është ekspert i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Lirë të Berlinit. Në një intervistë për DW, ai e bën të qartë se sa e vështirë është të vlerësohen ngjarjet e fundit nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare: "Në të drejtën ndërkombëtare, së pari duhet të përcaktoni se çfarë lloj konflikti është ky? A është ky një konflikt ndërkombëtar apo një konflikt i armatosur jo ndërkombëtar? Pavarësisht karakterit ndërkufitar, kjo nuk është plotësisht e qartë sepse konflikti i armatosur ndërkombëtar është në të vërtetë midis forcave të armatosura të dy shteteve." Për këtë është e vështirë të flitet në konfliktin e Lindjes së Mesme. Sidoqoftë Hezbollahu nuk është forca e armatosur e Libanit. "

Izraeli këmbëngul tek e drejta e vetëmbrojtjes

Një gjë është e qartë: Izraeli u shpreh se ka të drejtën e vetëmbrojtjes që nga 7 tetori i vitit të kaluar. Në atë kohë, grupi terrorist islamik Hamas filloi një sulm masiv kundër Izraelit nga Rripi i Gazës. Por a vlen kjo e drejtë për vetëmbrojtje edhe për sulmet e supozuara ndaj Hezbollahut në Liban, i cili mbështetet nga Irani? Helmut Aust shprehet se "e drejta e vetëmbrojtjes në të drejtën ndërkombëtare presupozon që të mbrohesh kundër një sulmi të armatosur, i cili ende vijon. Sigurisht që ka raketa të Hezbollahut në territorin izraelit. Por ka pasur edhe operacione ushtarake izraelite në Liban prej një kohe të gjatë. Është e vështirë në përgjithësi të gjesh pikënisjen e konfliktit aktual. Në mjegullën e luftës, shumë gjëra mbeten të paqarta."

Por sidoqoftë, thekson studiuesi, ligji ndërkombëtar humanitar ndalon të ashtuquajturat "sulme pa dallim". Sipas Aust, kur "ato konsistojnë në zgjedhjen e metodave ose mjeteve luftarake që nuk drejtohen kundër një objektivi ushtarak. Ose efekti i të cilave nuk mund të kufizohet. Sulmet janë të ndaluara edhe kur pritet që të ketë humbje dhe plagosje në mesin e civilëve e kur nuk janë në asnjë proporcion me avantazhin e pritur ushtarak”.

Eksperti Talmon: Bashkëluftëtarët mund të goditen

Ky mund të jetë rasti në shpërthimin e pagerëve dhe radiomarrëseve. Ka pasur raportime, për shembull, se nga shpërthimet janë dëmtuar edhe fëmijë. Megjithatë eksperti për të drejtën ndërkombëtare i Bonnit, Stefan Talmon beson se një parim i tjetër rëndësishëm i së drejtës ndërkombëtare është se sulmet ushtarake duhet të drejtohen edhe kundër bashkëluftëtarëve. Dhe sa më saktë që të jetë e mundur. Talmon tha për "Süddeutsche Zeitung": "Luftëtarët e Hezbollahut në thelb mbeten objektiva legjitime ushtarake edhe jashtë fushës së betejës, edhe nëse tërhiqen në kazermat e tyre ose në strehimin e tyre. Edhe nëse nuk janë në front, por janë të zënë me plane jashtë frontit, Izraeli lejohet t'i sulmojë ata."

Eksperti, Marco Sassoli nga Universiteti i Gjenevës e sheh këtë në mënyrë të ngjashme. Ai i tha radios zvicerane, SRF: "Nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare humanitare, pyetja kryesore është nëse të vrarët ishin objektiva legjitime. Këta do duhej të ishin ose luftëtarë në një konflikt të armatosur ose një grup i armatosur. Kushdo që ka një rol të përhershëm luftarak mund të sulmohet. Dhe unë besoj se Izraeli mund të pretendojë se është në konflikt të armatosur me Hezbollahun."

Por eksperti Helmut Aust nga Berlini përmend edhe një dispozitë të së drejtës ndërkombëtare që gjithashtu luan një rol në vlerësimin e sulmeve: "Ka rregulla të veçanta në të drejtën ndërkombëtare pikërisht për armë të tilla. Kjo rezulton nga Protokolli 2 i Konventës së OKB-së për Armët i vitit 1996. Edhe Izraeli duheta ta respektojë këtë protokoll. Protokolli përmban gjithashtu një dispozitë që ndalon përdorimin e grackave eksplozive të përbëra nga objekte të lëvizshme në dukje të padëmshme por të projektuara dhe të ndërtuara posaçërisht për të mbajtur eksploziv. Pagerët dhe radiomarrëset mund të bien brenda këtij përkufizimi."

Aust: Të respektohet e drejta ndërkombëtare

Aust është i bindur, se nuk mendohet që Izraeli, Hamasi ose Hezbollahu do të përmbahen nga përdorimi i formave gjithnjë e më drastike të luftës, sepse po paralajmërohen nga shkelja e ligjit ndërkombëtar. Megjithatë, studiuesi këmbëngul në rëndësinë e rregulloreve ndërkombëtare, edhe nëse ato shpërfillen në mënyrë të përsëritur në shumë raste konkrete: "Nuk duhet të presësh fuqi magjike nga e drejta ndërkombëtare. Përcaktimi i veprimeve të Izraelit si në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare sigurisht që nuk do të çojë në atë që qeveria ndryshon qëndrimin, por respektimi i standardeve ligjore mbetet një vlerë më vete. Nëse kjo do të hiqej plotësisht, do të kishte edhe më pak mundësi për të pasur një kriter relativisht objektiv për veprime shtetërore në luftë."

Për shembull, thotë Aust, partnerët ndërkombëtarë mund të bëjnë vazhdimisht presion mbi palët ndërluftuese për të moderuar veprimet e tyre duke iu referuar ligjit ndërkombëtar./DW

shpërthimet në liban

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës