LIVE UPDATES
Bota

Ukraina njofton se goditi dy depo ruse me municione

Shtabi tha se Ukraina kishte informacione se një tren që transportonte 2,000 ton municione, përfshirë ngarkesa nga Koreja e Veriut, ndodhej pranë depos në kohën e sulmit.

21 Shtator 2024, 22:42 Nga N.F
Ukraina njofton se goditi dy depo ruse me municione
Foto ilustruese

UKRAINË- Ukraina tha të shtunën se kishte goditur gjatë natës dy depo ruse me municione, sulme që duket se tregojnë aftësinë në rritje të Kievit për të goditur objektiva thellë brenda Rusisë. Në një deklaratë, shtabi i përgjithshëm ushtarak i Ukrainës tha se depot e municioneve ndodheshin në Tikhoretsk, në jug të Rusisë, si edhe në Oktiabrski, në rajonin perëndimor të Tverit.

"Ajo e Tikhoretskut është një nga tre depot më të mëdha të municioneve të pushtuesve dhe është një nga pikat kyçe në sistemin logjistik ushtarak rus," shkroi shtabi i përgjithshëm në një deklaratë në rrjetin Telegram.

Shtabi tha se Ukraina kishte informacione se një tren që transportonte 2,000 ton municione, përfshirë ngarkesa nga Koreja e Veriut, ndodhej pranë depos në kohën e sulmit. Agjencia e lajmeve Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur njoftimet. Rusia nuk ka bërë ende ndonjë koment.

Një burim i nga organet e sigurisë së Ukrainë, duke folur në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Reuters, tha se në sulme u përdorën dronë.

Ndërkohë, tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse në qytetin Krivi Rih, njoftuan autoritetet ukrainase.

Sulmi la të vratë një 12 vjeçar dhe dy gra të moshuara, deklaroi guvernatori rajonal Serhiv Lysak. “Përsëri, një sulm i trmerrshëm i armikut në Krivi Rih. Në mes të natës, kur qyteti flinte”, shkroi ai në rrjetin Telegram.

Ai tha se tre persona të tjerë u plagosën dhe më shumë se 22 banesa u dëmtuan.

Krivi Rih, qyteti më i madh për prodhimin e çelikut, ndodhet pranë territoreve të kontrolluara ng Rusia dhe është vazhdimisht objektiv i sulmeve ajrore ruse.

Ndërsa kanë kaluar më shumë se 2 vite e gjysmë që nga fillimi i agresionit rus, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se ka një plan për ta fituar luftën ndaj Rusisë dhe synon që t’ia prezantojë Presidentit Joe Biden gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë më 26 shtator.

Presidenti Zelenskyy do të ketë një takim të veçantë edhe me Nënpresidenten Kamala Harris ndërsa deklaroi se shpreson të ketë edhe një takim me kandidatin republikan për president Donald Trump.

Ish Presidenti Trump dhe zoti Zelenskyy kanë biseduar në telefon në muajin korrik, por nuk janë takuar personalisht që nga largimi i zotit Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Një ditë më parë Bashkimi Evropian u zotua t'i japë Ukrainës deri në 39 miliardë euro si pjesë e një kredie të organizuar nga grupi i shtatë (G7) vendeve kryesore industriale të botës. Qëllimi i ndihmave të G7-ës është të ndihmojë vendin të rindërtojë ekonominë dhe rrjetin energjetik të tij të shkatërruar nga lufta./ VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale