LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy niset drejt Parisit në kërkim të armëve/ Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Ukrainë, 13 të vdekur, mes tyre katër fëmijë

Sulmet u kryen derisa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po përgatitet për ndalesën e radhës në turneun e tij në kryeqytetet evropiane për të gjetur më shumë mbështetje.

17 Nëntor 2025, 08:31 Nga E. D
Zelenskyy niset drejt Parisit në kërkim të armëve/ Rusia
foto ilustruese

UKRAINË- Rusia i ka vazhduar bombardimet vdekjeprurëse mbi qytetet ukrainase, duke i vrarë të paktën tre njerëz në rajonin e Harkivit gjatë natës, thanë zyrtarët lokalë të hënën. Sulmet u kryen derisa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po përgatitet për ndalesën e radhës në turneun e tij në kryeqytetet evropiane për të gjetur më shumë mbështetje.

Shërbimet e Emergjencës së Ukrainës raportuan të hënën se tre njerëz u vranë dhe të paktën 13 të tjerë u plagosën, përfshirë katër fëmijë, nga një sulm rus në qytetin lindor Balaklia, një nyje e rëndësishme hekurudhore në rajonin e Harkivit. Vitaliy Karabanov, kreu i administratës ushtarake në Balaklia, tha se sulmi goditi qendrën e qytetit dhe plagosi të paktën tre fëmijë. Nëntë persona u shtruan në spital, ndërsa ekipet e emergjencës ndodheshin në vendngjarje, shtoi ai.

Hollësi nga këto sulme nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, dhe nuk është e qartë se cilat objekte u goditën. Balaklia u pushtua nga forcat ruse menjëherë pasi Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të viti 2022, por u rimor nga forcat ukrainase disa muaj më vonë.

Rusia i ka rritur sulmet ndaj objekteve energjetike ukrainase me afrimin e muajve të dimrit, duke ngjallur frikë për mungesë të energjisë elektrike në gjatë motit të ftohtë. Moska i ka goditur gjithashtu rregullisht zonat civile ukrainase, megjithëse e mohon se shënjestron objekte të tilla. Ndërkohë, Zelensky e ka nisur një udhëtim në kryeqytete e rëndësishme evropiane në përpjekje për të siguruar furnizim me energji dhe armë për Ukrainën, e cila po përballet me ofensiva të vazhdueshme ajrore dhe tokësore nga Rusia.

Në Francë, pastaj në Spanjë

Zelensky pritet të mbërrijë në Paris sot, për t’u takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron – i cili është mbështetës i fuqishëm i Ukrainës. Takimi i parë mes tyre pritet të zhvillohet në bazën ajrore Villacoublay jashtë kryeqytetit. Zelensky ka thënë se “një marrëveshje e madhe me Francën” është duke u përgatitur, por nuk është e qartë nëse gjatë kësaj vizite të tij do të ketë ndonjë njoftim të rëndësishëm.

Ai u ka kërkuar partnerëve perëndimorë raketa shtesë me rreze të gjatë për t’i goditur raketahedhësit thellë brenda Rusisë. Franca më parë ka premtuar të dërgojë raketa Aster me rreze të mesme për mbrojtjen e Ukrainës.

Lideri ukrainas do të udhëtojë për në Spanjë më 18 nëntor. Për të zbutur krizën energjetike të shkaktuar nga sulmet me raketa ruse, Zelensky ishte në Athinë të dielën, ku nënshkroi një marrëveshje për të importuar gaz natyror të lëngshëm të furnizuar nga Shtetet e Bashkuara duke filluar nga muaji i ardhshëm deri në mars 2026.

Ky veprim erdhi ndërsa Zelensky u zotua ta reformojë sektorin energjetik të vendit, i cili është përfshirë nga skandale, në përpjekje për të zbutur zemërimin pas akuzave për korrupsion të përhapur. Më 10 nëntor, agjencia kundër korrupsionit e Ukrainës njoftoi për një “operacion të gjerë”, duke ngritur dyshime për dhjetëra miliona dollarë korrupsion në sektorin e energjisë.

Zelensky tha të dielën se drejtuesit e të paktën tri kompanive shtetërore të energjisë do të shkarkohen dhe do të zëvendësohen shpejt, dhe se ndryshime të tjera janë duke u përgatitur. Mbetet për t’u parë nëse këto ndryshime do të jenë të mjaftueshme për të zbutur trysninë ndaj Zelenskyt dhe për t’i kënaqur aleatët perëndimorë të Kievit, të cilët kanë kërkuar që ai të bëjë më shumë për ta ndalur korrupsionin endemik ndërsa vendi vazhdon të luftojë kundër pushtimit të plotë rus.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj