LIVE UPDATES
Bota

BE-ja përballet me sfida në hartimin e sanksioneve të reja ndaj Rusisë

Pyetja e parë është se sa shpejt mund të dalë një propozim i ri. Diplomatët e BE-së, me të cilët Radio Evropa e Lirë foli nën kushtin e anonimitetit, thonë se dyshojnë se masa të reja do të paraqiten para Krishtlindjeve.

16 Nëntor 2025, 16:37 Nga I.A
BE-ja përballet me sfida në hartimin e sanksioneve të reja ndaj
Foto Ilustruese

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, së fundmi ka lënë të kuptohet se Bashkimi Evropian po punon për një tjetër pako sanksionesh ndaj Rusisë, më pak se një muaj pasi ra dakord për një grup të ri masash që synojnë të godasin Kremlinin për pushtimin e plotë të fqinjit të saj.

Pyetja e parë është se sa shpejt mund të dalë një propozim i ri. Diplomatët e BE-së, me të cilët Radio Evropa e Lirë foli nën kushtin e anonimitetit, thonë se dyshojnë se masa të reja do të paraqiten para Krishtlindjeve.

Brukseli ka dy prioritete më të mëdha për momentin: sigurimin e fondeve për Ukrainën për dy vitet e ardhshme (me një të ashtuquajtur hua reparacionesh ende si opsion të preferuar) dhe garantimin që të gjitha sanksionet aktuale të BE-së ndaj Moskës të rinovohen.

Të dyja çështjet duhet të zgjidhen më së voni në janar. E dyta kërkon unanimitet, ndërsa e para kërkon mbështetje të gjerë politike.

Zyrtarët e BE-së, me fjalë të tjera, hezitojnë të shtojnë edhe një detyrë tjetër që kërkon konsensus, dhe kanë lënë të kuptohet se një pako e re sanksionesh mund të vijë fillimisht rreth përvjetorit të katërt të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2026.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar vendet anëtare të BE-së të hartojnë listat e tyre të dëshirave. Një dokument diskutimi i parë nga Radio Evropa e Lirë dhe hartuar nga trioja baltike – Estonia, Letonia dhe Lituania – si edhe Gjermania, Polonia dhe Suedia, e bën të qartë se objektivi i radhës duhet të jetë kufizimi i importeve të BE-së të mallrave ruse.

Duke vënë në dukje se blloku importoi mallra nga Rusia me vlerë prej 35 miliardë eurosh vitin e kaluar, gjashtë vendet argumentojnë se ende ka hapësirë të konsiderueshme që BE-ja të zvogëlojë varësinë e saj nga Moska.

Pjesa më e madhe e këtyre importeve janë energjia – si gazi dhe nafta – si edhe produkte të ndryshme bujqësore. Brukseli ishte zotuar më herët këtë vit të heqë gradualisht importet e energjisë dhe bujqësisë nga Rusia deri në vitin 2027.

Vendet evropiane tani në thelb kanë syte drejt artikullit tjetër më të importuar nga Rusia: çelikut.

Deri më tani këtë vit, BE-ja ka importuar çelik rus në vlerë prej 1.3 miliardë eurosh, ose 8 për qind të totalit të importeve të saj nga vendi. Shumica e këtyre produkteve të çelikut janë të ashtuquajturat “slabs” të çelikut – lëndë bazë që përpunohet për t’u kthyer në produkte më të sofistikuara çeliku.

Ndërsa Brukseli vendosi ndalime importi për disa produkte çeliku rus që në vitin 2022, importet e slabs të çelikut kanë një përjashtim deri në tetor 2028. Ky përjashtim mund të hiqet.

Një objektiv tjetër potencial janë të ashtuquajturat kimikate inorganike nga Rusia, të cilat përbëjnë 3 për qind të importeve totale të BE-së nga Rusia. Këto përfshijnë amoniakun e anhidruar dhe fosfatet e kalciumit, të cilat mund të përdoren si në bujqësi, ashtu edhe në industrinë e plastikës dhe farmaceutikës.

Dokumenti i diskutimit vëren se Shtetet e Bashkuara aktualisht janë si importuesi më i madh ashtu edhe eksportuesi më i madh i këtyre produkteve, dhe sanksionet potenciale nuk do të ndërprisnin furnizimet evropiane.

Plehrat e kaliumit paraqesin një situatë të ngjashme. Ndërsa BE-ja ka synuar plehrat me bazë azoti me kufizime tregtare, importet e atyre me bazë kaliumi në fakt u rritën në vitin 2024 krahasuar me 2023 dhe 2022.

BE-ja ende prodhon vetë plehra kaliumi, por me kosto më të lartë, kryesisht për shkak të rregulloreve të rrepta mjedisore. Por, blloku mund të importojë edhe nga vende të tjera si Kanadaja dhe Izraeli, që do të thotë se sanksionet për këto importe ruse nuk do të përktheheshin domosdoshmërisht në mungesa për fermerët evropianë.

BE-ja gjithashtu dëshiron të gjejë mënyra për të goditur “flotën e hijes” të Rusisë — anije të amortizuara me pronësi të paqartë që Moska përdor për të anashkaluar kufirin e çmimit të naftës të vendosur nga G7. Ky kufi ka përcaktuar një çmim, aktualisht 47.60 dollarë për fuçi, me të cilin lejohet të tregtohet nafta bruto ruse.

Brukseli deri tani ka futur në listën e zezë 562 anije që përpiqen të anashkalojnë kufirin. Futja në listë të zezë nënkupton se ato nuk mund të marrin shërbime në asnjë port të BE-së, por besohet se ka të paktën edhe 400 të tjera që ende nuk janë synuar. Dhe ato ende lejohen të lundrojnë në ujërat e BE-së, duke shkaktuar shpesh frikë për derdhje nafte dhe rreziqe të tjera.

Franca kohët e fundit shpërndau një dokument diskutimi në kryeqytetet e BE-së për atë që mund të bëhet më shumë në këtë fushë. Thelbi i propozimit të Parisit është se BE-ja dhe vendet me të njëjtat qëndrime duhet të fokusohen në atë që ajo e quan “një qasje e drejtuar nga vëllimi.”

Kjo do të thotë, në thelb, rregullimi i sasisë së naftës që anijet lejohen të transportojnë. Pa dhënë detaje se si do të funksiononte në praktikë, dokumenti, i parë nga REL-i, vëren se hapi i ardhshëm i Brukselit duhet të jetë goditja e “të gjithë mundësuesve të flotës së hijes, veçanërisht rrjeteve të saj financiare, tregtare dhe logjistike në vendet e treta.”

Edhe pse kjo mund të nënkuptojë sanksione, dokumenti gjithashtu sugjeron “futjen e stimujve për të inkurajuar pronarët e anijeve të listuara të riintegrojnë kanalet legjitime të tregtisë” dhe “parandalimin e rritjes së mëtejshme të kapacitetit të ngarkesës përmes kontrolleve më të rrepta dhe kërkesave të kujdesit të shtuar gjatë shitjes së anijeve.”

Pastaj vjen çështja e ndalimit të anijeve që i përkasin flotës së hijes në ujërat evropiane. Franca bëri bujë në shtatorin e kaluar kur autoritetet franceze hypën në anijen Pushpa/Boracay pas dyshimeve se ajo kishte marrë pjesë në incidente me dronë në Danimarkë më herët atë muaj, të cilat çuan në mbylljen e aeroportit të Kopenhagenit për disa orë.

Franca po u kërkon vendeve të BE-së të veprojnë më ashpër ndaj anijeve që mund të jenë në fakt pa shtetësi, duke argumentuar se “kur këto anije të dyshimta valëviten me flamuj të rremë, ose kur në realitet janë fshirë nga regjistri i shtetit flamur-mbajtës që pretendojnë, ato janë anije pa shtetësi” dhe për këtë arsye i bëjnë më të lehta për t’u ndaluar nga vendet evropiane pa shkelur Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit./REL

be volodymyr zelensky

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale