7 Shtator 2022, 10:30
Nga d.a.
Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mirëpritur thirrjet e agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara për krijimin e një zone të sigurt në centralin e Zaporizhjës.
Ky central bërthamor është okupuar, pak pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit. Kjo uzinë ka qenë nën sulme të vazhdueshme, teksa Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për rrezikimin e centralit.
Granatimet thuhet se mund të shkaktojnë lirim të materialeve rrezatuese. Në raportin e publikuar më 6 shtator nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore u tha se prezenca e pajisjeve ushtarake ruse në central mund të minojë sigurinë e ndërtesës bërthamore.
Granatime pati edhe gjatë javës së kaluar kur një ekip i kësaj agjencie të OKB-së qëndroi në Zaporizhja, tha kreu i kësaj agjencie, Rafael Grossi, paralajmëroi se ka rrezik real për fatkeqësi bërthamore.
Në Zaporizhja janë ende edhe dy inspektorë të OKB-së, teksa të tjerët janë larguar.
Zelensky tha se do të mbështeste krijimin e një zone të sigurt nëse diçka e tillë ka për synim të çarmatosjes së territorit pranë centralit. Ai tha se në raportin e OKB-së u theksua prezenca e armatimeve të rënda ushtarake ruse në central dhe presioni ndaj punonjësve, si dhe “referenca të qarta të pushtimit ushtarak rus”.
Në ditën kur u publikua raporti, Rusia akuzoi Ukrainën se ka sulmuar zonën pranë centralit tri herë. Ndërkaq, Kievi i ka akuzuar forcat ruse se po përdorin këtë uzinë bërthamore si mbrojtje nga granatimet.
Në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore u theksua se 907 punonjësit ukrainas të Zaporizhjës po punojnë “në stres të jashtëzakonshëm”, pasi ky central operohet nga stafi ukrainas, por është nën kontrollin rus.
Në raport, agjencia dha detaje për dëmet e shkaktuara në central dhe tha se granatimet e vazhdueshme ende nuk kanë shkaktuar ndonjë emergjencë bërthamore. Megjithatë, sulmet u tha se paraqesin rrezik të vazhdueshëm të sigurisë “që mund të çojë në pasoja radiologjike” me pasoja të mëdha të sigurisë.
Kjo agjenci e OKB-së bëri thirrje për masa të menjëhershme që të shmanget ndonjë aksident bërthamor nga aktivitetet ushtarake, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të pajtohen se “një zonë e mbrojtjes bërthamore” duhet të krijohet për të shmangur dëme të mëtejme.
Këshilli i Sigurimit mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme pas publikimit të raportit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se “si hap i parë, forcat ruse dhe ukrainase duhet të zotohen se nuk do të përfshihen në asnjë aktivitet ushtarak ndaj centralit ose nga centrali bërthamor”./REL/
volodymyr zelenskyy
Bota
7 Shtator 2022, 10:14
d.a.
Pamje nga sherri
GREQI- Një pronare kafeneje në qytetin e Kavallës në Greqi është rrahur nga një 45-vjeçar, pasi ...
Bota
7 Shtator 2022, 10:01
d.a.
zjarri ne Vietnam
VIETNAM- Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën në një zjarr në n...
Bota
7 Shtator 2022, 09:55
d.a.
Julie Chin
SHBA- Një prezantuese e lajmeve të mëngjesit në Tulsa, Oklahoma, pësoi një atak kardiak në momentin q&eu...
Bota
7 Shtator 2022, 09:41
d.a.
Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se sanksionet e perëndimit ndaj vendit të tij ishin dritëshkurtër dhe nj&...
Bota
7 Shtator 2022, 09:27
d.a.
Artyom Bardin
UKRAINË- Një kolonel rus, i cili shërbeu si komandant ushtarak i qytetit të okupuar ukrainas, Berdiansk, u raportua se i...
Bota
7 Shtator 2022, 09:33
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Forcat ukrainase kanë sulmuar qytetin lindor të pushtuar nga Rusia, Balakliia në rajonin e Kha...
Bota
7 Shtator 2022, 09:31
d.a.
Truss
BRITANI- Kryeministrja e re e Britanisë Liz Truss foli me homologun e saj ukrainas Volodymyr Zelenskyy të cilit i premtoi "mbështetje ...
Bota
7 Shtator 2022, 09:19
d.a.
Johnson dhe Truss
Nga Jonathan Freedland
Ai doli në rrezet e diellit, ajo hyri pas një shiu të fortë dhe kjo optikë do t'i jen&eu...
Bota
7 Shtator 2022, 09:15
k.m.
SHBA- Vdekja tragjike e basketbollistit Kobe Bryant erdhi si një tronditje e madhe për të gjithë komunitetin sportiv. Legjenda e NBA-s&eum...
Bota
7 Shtator 2022, 09:06
d.a.
Liz Truss
BRITANI- Liz Truss ka hedhur poshtë mbështetësit e Rishi Sunak dhe ka instaluar besnikë në postet kryesore pasi ajo ka i...