LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy i quan shqetësim global bombardimet rreth centralit bërthamor në Zaporizhia

Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimet përreth centralit bërthamor.

12 Gusht 2022, 12:40 Nga d.a.
Zelenskyy i quan shqetësim global bombardimet rreth centralit
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy tha në fjalimin e tij të përditshëm të enjten vonë se "një tjetër bombardim nga Rusia u regjistrua" rreth termocentralit bërthamor Zaporizhia në Ukrainë, që është centrali më i madh në Evropë.

“Askush tjetër nuk e ka përdorur një central bërthamor kaq qartë për të kërcënuar të gjithë botën”, tha presidenti Zelenskyy. “Dhe absolutisht të gjithë në botë duhet të reagojnë menjëherë për të dëbuar pushtuesit nga territori i centralit bërthamor Zaporizhia. Ky është një interes global, jo vetëm një nevojë ukrainase”.

Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimet përreth centralit bërthamor.

“Objekti nuk duhet të përdoret si pjesë e ndonjë operacioni ushtarak”, tha në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. “Në vend të kësaj, nevojitet një marrëveshje urgjente në një nivel teknik për një perimetër të sigurt të çmilitarizuar për të garantuar sigurinë e zonës”.

Presidenti Zelenskyy tha gjithashtu se të enjten u takua me kuzhinierin Jose Andres, themeluesin e organizatës ndërkombëtare humanitare World Central Kitchen, që ushqen njerëzit në vendet që vuajnë nga luftërat dhe fatkeqësitë natyrore.

“Që në ditët e para të luftës në shkallë të gjerë të Rusisë kundër vendit tonë, organizata e tij filloi të punojë në kufirin me Poloninë, për emigrantët”, tha presidenti Zelenskyy. “Më pas, ajo filloi veprimtaritë në shumë qytete të Ukrainës. ... Më shumë se 130 milionë vakte janë gatuar për qytetarët tanë”.

Në një tjetër zhvillim, dy anije u larguan nga portet e Ukrainës të premten. Oleksandr Kubrakov, ministër i Infrastrukturës i Ukrainës, shkroi në një postim në Twitter se një nga anijet do të ngarkohej me 23,000 ton drithë për në Etiopi. Katërmbëdhjetë anije, përfshirë dy të premten, janë larguar nga portet e Ukrainës të ngarkuara me ushqime./VOA/

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi jose andres

Sondazh

Poll

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora