LIVE UPDATES
Bota

Zbulohet dokumenti/ Albin Kurti shpenzoi mbi 36 mijë Euro për vizitën zyrtare në SHBA

Vizita që për shumë kë u konsiderua si ekskursion i Kryeministrit Kurti në SHBA “kulmoi” vetëm me një takim me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, në javën e fundit të qëndrimit në SHBA.

28 Qershor 2022, 17:16 Nga d.a.
Zbulohet dokumenti/ Albin Kurti shpenzoi mbi 36 mijë Euro për
Albin Kurti

Mbi 36 mijë Euro në total i ka kushtuar buxhetit të shtetit vizita e Kryeministrit Albin Kurti dhe 5 zyrtarëve të tjerë të Qeverisë në SHBA. Nga to 9 mijë e 304 Euro e 80 centë harxhime janë bërë vetëm për shefin e ekzekutivit për akomodim, biletat të udhëtimit dhe shpenzimet tjera. Kurti por edhe tre përcjellës të tij hoqën dorë nga mëditjet gjatë këtij udhëtimi, për dallim nga shefi i stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, dhe fotografi Patrik Domi që i morën mbi 3 mijë e 500 Euro mëditje.

Mbi një muaj ka pritur Gazeta Online Reporteri.net që përmes qasjes në dokumente publike t’i sigurojë faturat e shpenzimeve të Kryeministrit Albin Kurti dhe përcjellësve të tij në vizitën mbi dy javore në SHBA, që kishte nisur më 6 maj 2022.

Vizita që për shumë kë u konsiderua si ekskursion i Kryeministrit Kurti në SHBA “kulmoi” vetëm me një takim me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, në javën e fundit të qëndrimit në SHBA.

Pa arritur të shkelë në Shtëpinë e Bardhë, Kurti gjatë udhëtimit përtej oqeanit, vizitoi qendrat e kompanive të mëdha teknologjike, si Microsoft, Uber, etj,.; inauguroi një konsullatë të Kosovës në Iowa, e më së shumti “spikati” me takimin me një imam në Çikago dhe këngëtaren Flaka Krelani në New York.

E për krejt këto shëtitje, vizita e takime, nga Kalifornia në Illinois, Midwestern, New York, Washington DC, etj., Kurti vet i gjashti i shpenzoi mbi 36 mijë Euro në total.

Kështu tregojnë të dhënat që i ka përcjellë vetë Zyra e Kryeministrit tek Gazeta Online Reporteri.net, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike.

Shpenzimet e delegacionit të Kosovës gjatë vizitës në SHBA dalin se janë në total fiks 36,722.47 Euro.

Delegacioni, sipas të dhënave të Zyrës së Kryeministri del të ketë qenë i përbërë nga 6 zyrtarë të shtetit: Kryeministri i Kosovës Kurti, shefi i kabinetit Luan Dalipi, Këshilltarët Tien Mu, Arun Singh Chaudhary, dhe Lulzon Jagxhiu, si dhe fotografi Patrik Domi.

Vetëm Kryeministri Kurti del se gjatë 18 ditëve të qëndrimit në SHBA ka shpenzuar në total 9,304.80 Euro. 4,279.00 Euro atij i shkuan vetëm për bileta udhëtimi, 4,853.68 Euro për akomodim. Ndërsa, sipas të dhënave të përcjella në ZKM-ja, Kurti shpenzoi vetëm 172 Euro e 12 centë për shpenzime tjera, duke hequr dorë edhe nga mëditjet.

Njëjtë si shefi i tij nuk veproi Luan Dalipi. Shefi i stafit të Kurtit del se i mori 1 mijë e 617 Euro mëditje për udhëtimin në SHBA. 4,770.97 Euro të buxhetit të shtetit del se shkuan për akomodimin e Dalipit përtej Oqeanit Atlantik. 108.22 Euro tjera shpenzime tjera dhe 2,984.75 Euro tjera për bileta udhëtimi, që në total e kapin shifrën 9,480.94 Euro.

Sikurse Dalipi, para për mëditje morri edhe fotografi i Kurtit, Patrik Domi. Madje, mbi 200 euro më shumë sesa ai. Për Domin, sipas të dhënave të ZKM-së, u dhanë 1,963.50 Euro mëditje, 4,324.67 Euro për akomodimin e tij në SHBA, 3,047.95 Euro për biletat e udhëtimit, e vetëm 77.27 Euro për shpenzime tjera. Krejt këto në total rezultojnë të jenë 9,413.39 Euro shpenzime.

Udhëtimi në SHBA i këshilltarit amerikan të Kurtit, Arun Singh Chaudhary, për ta shoqëruar shefin kosovar në vendlindjen e tij, buxhetit të shtetit të Kosovës i kushtoi 2,970.40 Euro në total. Pak më pak sesa kushtoi shoqërimi i Kurtit në SHBA nga Tien Mu. Për këtë të fundit u bënë 2,921.19 Euro në totla shpenzime. Derisa, për këshilltarin e tretë që e shoqëri Kurtin në SHBA, Lulzon Jagxhiu u dhanë 2,631.75 Euro nga buxheti i shtetit. /Reporteri.net/.

vizita e kurtit ne shba

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!