LIVE UPDATES
Bota

Sulm ajror izraelit në Gaza, vriten 7 punonjës humanitarë

Punonjësit, në mesin e të cilëve palestinezë dhe një me shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe kanadeze, po udhëtonin me dy makina të blinduara me logon e WCK-së dhe një automjet tjetër, thuhet në një komunikatë të grupit.

2 Prill 2024, 09:12 Nga M.B
Sulm ajror izraelit në Gaza, vriten 7 punonjës humanitarë
Foto ilustruese

GAZA- Qytetarë nga Australia, Britania dhe Polonia ishin në mesin e shtatë personave që punonin për organizatën World Central Kitchen të kuzhinierit të famshëm Jose Andres, të cilët u vranë në një sulm ajror izraelit në Gazën qendrore. Punonjësit, në mesin e të cilëve palestinezë dhe një me shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe kanadeze, po udhëtonin me dy makina të blinduara me logon e WCK-së dhe një automjet tjetër, thuhet në një komunikatë të grupit. Pavarësisht bashkërendimit të lëvizjeve me Forcat Mbrojtëse të Izraelit, autokolona u godit ndërsa po dilte nga magazina e saj në Deir al-Balah, pasi shkarkoi më shumë se 100 tonë ndihma ushqimore humanitare të sjella në Gaza nga deti, thuhet në njoftim.

"Ky nuk është vetëm një sulm kundër WCK-së, ky është një sulm ndaj organizatave humanitare që shfaqen në situatat më të rënda ku ushqimi përdoret si armë lufte", tha Erin Gore, shefi ekzekutiv i organizatës World Central Kitchen.

“Kjo është e pafalshme”, tha ai.

Ushtria izraelite tha se po kryente një hetim të plotë në nivelet më të larta, për të kuptuar rrethanat e atij që e quajti një incident tragjik.

"Forcat Mbrojtëse të Izraelit po bëjnë përpjekje të mëdha për të mundësuar dërgimin e sigurt të ndihmave humanitare dhe ka punuar ngushtë me WCK-në në përpjekjet e saj jetike për të ofruar ushqim dhe ndihmë humanitare për popullsinë në Gaza”, thuhet në një njoftim të ushtrisë izraelite.

Jose Andres, i cili filloi punën e WCK-së në vitin 2010 duke dërguar kuzhinierë dhe ushqime në Haiti pas një tërmeti, më herët tha se ishte zemërthyer dhe i pikëlluar për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën. Izraeli “duhet t’i jap fund kufizimit të ndihmës humanitare, t’u jap fund vrasjeve të civilëve dhe punonjësve të ndihmës dhe të ndalojë përdorimin e ushqimit si armë...”, shkroi ai.

Në një deklaratë, grupi islamik Hamas tha se sulmi kishte për qëllim terrorizimin e punonjësve të agjencive ndërkombëtare humanitare, duke i penguar ata në misionet e tyre. Kryeministri australian Anthony Albanese, konfirmoi vdekjen e punonjëses 44 vjeçare të ndihmës, Lalzaëmi "Zomi" Frankcom dhe tha se qeveria e tij ka kontaktuar Izraelin për të kërkuar që autorët të mbahen përgjegjës.

"Kjo është një tragjedi njerëzore që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, që është plotësisht e papranueshme dhe Australia do të kërkojë përgjegjësi të plotë”, tha ai në një konferencë shtypi të martën.

Kryeministri Albanese tha se civilët e pafajshëm dhe punonjësit humanitarë duhet të mbrohen dhe përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza dhe për më shumë ndihma.

"Ne jemi zemërthyer dhe thellësisht të shqetësuar nga sulmi që vrau punonjësit e ndihmës të WCK-së në Gaza", shkroi në rrjetet sociale zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Adrienne Watson.

"Punonjësit e ndihmës humanitare duhet të mbrohen pasi ata ofrojnë ndihma që nevojiten dëshpërimisht dhe ne i bëjmë thirrje Izraelit të hetojë me shpejtësi atë që ndodhi", shkroi ajo

WCK-ja tha se po pezullonte menjëherë operacionet e saj në rajon dhe do të merrte vendime së shpejti për të ardhmen e punës së saj. Organizata ofron ndihmë dhe përgatit ushqime për njerëzit në nevojë. Ajo tha muajin e kaluar se kishte shërbyer më shumë se 42 milionë racione në Gaza për 175 ditë. Që nga fillimi i veprimtarisë në vitin 2010, organizata ka shpërndarë ushqime për komunitetet e goditura nga fatkeqësitë natyrore, refugjatët në kufirin e Shteteve të Bashkuara, punonjësit e kujdesit shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19 dhe në zonat e konflikteve në Ukrainë dhe në Gaza./ VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit