Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pasi në sallë u lexua vendimi, Krivaqa i cili erdhi në sallë me jelek antiplumb, shprehu ngushëllimet familjes së Osmanit, duke deklaruar se të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij nuk ekzistojnë.
KOSOVË- Dritan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët u akuzuan për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, janë shpallur të pafajshëm. Ky vendim u mor ditën e sotme në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Pasi në sallë u lexua vendimi, Krivaqa i cili erdhi në sallë me jelek antiplumb, shprehu ngushëllimet familjes së Osmanit, duke deklaruar se të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij nuk ekzistojnë.
“Më vjen keq, i shprehi ngushëllime familjes, sigurisht që familjes tem i vjen shumë keq. Ajo që thotë prokurori nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk ekziston. S’ka të bëjë me atë që e thotë prokurori”, tha Krivaqa.
Kurse, Sejdiu tha shkurt: Nuk e pranoj fajësinë.
Mirëpo, avokatja e tij, Arbnora Shefkiu tha: Por se në këtë shqyrtim gjyqësor do të paraqesim pasqyrën reale se çfarë ka ndodhur në ditën kritike e padyshim nuk është ajo që e përshkruan prokurori në aktakuzë, por e vërteta është më ndryshe dhe këtë gjë do ta vërtetojmë përmes provave të cilat vetë i ka propozuar prokurori dhe nga dëgjimi i të pandehurve. Dhe një gjë, prezenca e Arbër Sejdiut në ditën kritike, në të njëjtin ambient me bashkë të pandehurin, Dardan Krivaqa, nuk e bën përgjegjës sipas aktakuzës së Prokurorit të Shtetit. Përgjegjësia e tij e vetme është që ka qëlluar në vend dhe moment të gabuar”, ka thënë më tej Shefkiu, në hyrje të fjalës së sak.
Më 14 korrik 2022, është mbajtur seanca fillestare ku Dardan Krivaqa shfrytëzoi të drejtën të mbrohet në heshtje, kurse Arbër Sejdiu, u deklarua i pafajshëm. Prokuroria e ngarkon Krivaqën me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.
Sipas aktakuzës i pandehuri Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, pa pëlqimin e Marigona Osmani, e kishte detyruar të njëjtën për të kryer marrëdhënie seksuale, e cila siç thuhet në aktakuzë përcillet me tortura.
SI NDODHI VRASJA E MARIGONA OSMANIT?
Marigona Osmani u dërgua e vdekur më 23 gusht 2021 në derën e spitalit të Ferizajt, në Kosovë. Vetëm 18-vjeç, Marigona ndërroi jetë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj.
Ajo u la në derën e spitalit nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu të cilët u larguan me një “Audi” me targa zviceriane. Rasti i Marigona Osmanit nxorri zbuluar dhe të shkuarën kriminale të Krivaqës. Ajo u gjet e vdekur në derën e spitalit në Ferizaj nga bluzat e bardha. Ekspertiza konstatoi se 18-vjeçarja ishte dhunuar për vdekje dhe kishte ndërruar jetë 24 orë para se të hidhej në dyert e spitalit.
Mbreti Charles III BRITANI- Mbreti Charles III gjatë kohës që ishte ende Princi i Wellsit ishte i ftuar në 100 vjetorin e themelit t&eu...
Trupat e KFOR KOSOVË- Tensionet e krijuara në veri të Kosovës muajt e fundit kanë bërë që forcat e KFOR-i të q...
Varkë e tejmbushur me emigrantë ITALI- Qeveria e djathtë ekstreme e Italisë kërkon të ngrejë një bllokadë deta...
Miloard Dodik SERBI- Kryetari i SNSD-së njëkohësisht dhe anëtari i presidencës së Bosnje dhe Hercegovinws, Milorad Dodik...
Jahti i miliarderit rus Alexei Mordashov AFRIKA E JUGUT- Afrika e Jugut tha se do të lejojë superjahtin e oligarkut të sanksionuar rus ...
Emannuel Macron dhe Olaf Scholz BERLIN- Një njoftim i fundit se takimi ministerial franko-gjerman është shtyrë për janarin e ardhs...
Impiant gazi BRUKSEL- Pasi importet e gazit rus, në të cilat Evropa është mbështetur prej kohësh, u shkurtuan, liderët e...
Patrick Ryder SHBA- Rusia ka njoftuar Shtetet e Bashkuara se planifikon të kryejë stërvitje me forcat e saj bërthamore. Lajmi ësht...
Elon Musk SHBA- "Zjarri ka pushtuar" Google Translate pas postimit të themeluesit të Teesla-s Elon Musk në greqisht. Ndjekësit po p&eum...
Ozkan Suslerer TURQI- Një sherr ka ndodhur në një klub nate në Bursa. Shkak u bë kërkesa e disa personave për të d&...