LIVE UPDATES
Bota

Bloomberg: Evropa tani ka më shumë gaz sesa mund të përdorë, por rreziku s'ka mbaruar ende

Qeveritë gjithashtu kanë frikë nga sabotimet shtesë të termocentraleve, të cilat mund të ndikojnë në treg. Megjithatë situata në Evropë gjatë tetorit sa i përket gazit, është shumë më e mirë nga sa mund të kishin shpresuar politikanët.

26 Tetor 2022, 08:57 Nga e.k
Bloomberg: Evropa tani ka më shumë gaz sesa mund të
Impiant gazi

BRUKSEL- Pasi importet e gazit rus, në të cilat Evropa është mbështetur prej kohësh, u shkurtuan, liderët evropian nxituan të blinin gaz natyror nga e gjitha bota për të mbushur depozitat. Tani, për shkak të një kombinimi të motit jashtëzakonisht të ngrohtë dhe lulëzimit të tregtisë, magazinat janë pothuajse plotësisht të mbushura, edhe para se shumë qytetarë të ndezin ngrohëset.

Pati gjithashtu rënie të ndjeshme në çmimet e gazit, të cilat tani janë më pak se një e treta e asaj që ishin gjatë pikut të verës. Në përgjithësi, Evropa tani ka më shumë gaz sesa mund të përdorë, shkruan Bloomberg. Sigurisht, një periudhë e rrezikshme është akoma e mundur. Pothuajse gjithçka varet nga moti pasi i ftohti ekstrem mund ta shtyjë Evropën të arrijë në pikën fundore të furnizimeve të saj me gaz në një kohë shumë të shkurtër.

Qeveritë gjithashtu kanë frikë nga sabotimet shtesë të termocentraleve, të cilat mund të ndikojnë në treg. Megjithatë situata në Evropë gjatë tetorit sa i përket gazit, është shumë më e mirë nga sa mund të kishin shpresuar politikanët. Furnizimi me gaz nga Rusia ka ardhur duke e ulur ngadalë që nga viti i kaluar. Fluksi në tubacionin kryesor të gazit Nord Stream, u pezullua për një kohë këtë verë edhe para shpërthimeve. Kushtet e buta të motit janë ideale për momentin për kërkesë të kufizuar, por udhëheqësit evropianë shqetësohen se çmimet më të ulëta të gazit, krahasuar me çmimet e verës, mund të nxisin konsum më të lartë me uljen e temperaturave.

“Rezervat e gazit evropian pritet të zgjasin të paktën deri në dhjetor. Nuk ka gjasa që një periudhë më e gjatë e të ftohtit të mund të godasë Evropën në nëntor”, tha Giacomo Masato, analist dhe meteorolog në kompaninë italiane të energjisë Illumia.

Megjithëse çmimet e gazit tani janë afër nivelit më të ulët që nga qershori, rreziku i tregut mbetet akoma. Konkretisht, kontratat e së ardhmes për muajin shkurt tregtohen me premi prej 44 për qind krahasuar me muajin nëntor, ndërsa kostot për dimrin e ardhshëm janë gjithashtu më të larta; duke treguar se mund të ketë akoma probleme me furnizimin. E gjithë kjo do të thotë se kërkesa e reduktuar për gaz mbetet e rëndësishme, pavarësisht apelit për çmime më të ulëta.

Kompania konsulente Timera Energy, thekson se kërkesa e reduktuar për gaz gjatë vitit 2002, është vlerësuar në rreth 7-9 për qind, dhe është shkaktuar “kryesisht nga mbyllja e konsumatorëve të mëdhenj industrialë”. Megjithatë, sipas tyre, është më pak se 15 për qind e asaj që synonte BE-ja.

“Aftësia e Evropës për të menaxhuar krizën paralele të energjisë dhe gazit gjatë dy viteve të ardhshme, varet shumë nga efikasiteti i saj në uljen e kërkesës. Kriza akoma nuk ka përfunduar”, shkruajnë analistët e Timera.

Evropa arriti të mbushë magazinat e saj në 93.6 për qind dhe Gjermania në 97.5. Ndërkohë që kjo ofron një lehtësim, në Gjermani ky furnizim është i mjaftueshëm vetëm për dy muaj kërkesë gjatë motit të ftohtë, kështu që BE-ja duhet akoma të blejë gaz. Vendet evropiane blenë shumë gaz gjatë verës për të mbushur depot dhe për të siguruar që kërkesat e dimrit të mbulohen. Sipas objektivit fillestar, niveli i gazit në magazinë duhej të ishte 80 për qind deri më 1 nëntor, por ky objektiv u tejkalua më shumë.

Por ndërsa LNG-ja vazhdon të arrijë, kërkesa për kapacitet të gazit mbetet e lartë. Nuk ka shumë prej tyre në Evropë, pjesërisht sepse kontinenti është mbështetur prej kohësh në gazin që arrinte nëpërmjet tubacioneve nga Rusia. Prandaj, anijet po qëndrojnë në radhë para terminaleve të gazit. Gjermania dhe Holanda kanë investuar në kapacitete të reja dhe disa prej tyre pritet të fillojnë funksionimin pas disa muajsh.

Megjithëse blerësit në pjesë tjera të botës mund të marrin përsipër një pjesë të ngarkesave të saj, Evropa mund të përfitojë gjithashtu nga furnizimi i tepërt i LNG-së që lundron nëpër brigje.

“Është një gjë e mirë që anijet janë duke pritur, sepse në mënyrë racionale dëshironi të keni gaz në majën e gishtave nëse për atë keni nevojë”, thonë analistët.

Problemi i vetëm është se ka shuma të mëdha në lojë. Për shkak të kërkesës për gaz, disa vende kanë paguar tashmë shuma marramendëse për ta marrë atë. Gjermania shpenzoi 49.5 miliardë euro për importet e gazit nga janari në gusht, citon BBC. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, importi kushtoi 17.1 miliardë euro.

bashkimi europian

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës