Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shtëpia e Bardhë e quajti incidentin në Gazë “jashtëzakonisht alarmues” ndërkohë që atë e dënuan edhe udhëheqës të lartë evropianë dhe botërorë, të cilët kërkuan hetime të plota të ngjarjes.
LINDJE E MESME- Vdekja e të paktën 112 palestinezëve që po kërkonin ndihma humanitare në qytetin e Gazës nxiti reagime të shumta ndërkombëtare, një ditë pasi dëshmitarët dhe zyrtarët shëndetësorë në Gazë thanë se vrasjet ishin shkaktuar nga sulmi i forcave izraelite. Izraeli e kundërshton këtë version të ngjarjes. Shtëpia e Bardhë e quajti incidentin në Gazë “jashtëzakonisht alarmues” ndërkohë që atë e dënuan edhe udhëheqës të lartë evropianë dhe botërorë, të cilët kërkuan hetime të plota të ngjarjes. Zyrtarët shëndetësorë në Gazë dhe dëshmitarët thanë se trupat izraelite hapën zjarr, ndërkohë që njerëzit po merrnin nga kamionët thasë me miell dhe ushqime të tjera.
Gjatë javëve të fundit në Gazë ka hyrë vetëm një sasi e vogël ndihmash humanitare dhe uria ka kapluar enklavën. Në një video të postuar në platformën sociale X, zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se trupat izraelite hapën zjarr paralajmërues në ajër për të shpërndarë turmën.
“Në orën 4.45 të mëngjesit, një turmë i zuri pritë një autokolone me kamionë duke e detyruar të ndalet. Siç mund të shihni në këtë xhirim, tanket që ishin aty për t’i ofruar siguri autokolonës, shohin njerëz që po shtypen nga turma dhe me kujdes provuan të shpërndanin turmën me disa të shtëna paralajmëruese. Kur qindra njerëz u shndërruan në mijëra dhe gjërat dolën jashtë kontrollit, komandanti i njësitit vendosi të tërhiqej në përpjekje për të shmangur dëmtimin e mijëra banorëve të Gazës që ishin aty," deklaroi zëdhënësi i Ushtrisë Izraelite Daniel Hagari.
"Dua të theksoj se ushtria izraelite nuk ka sulmuar autokolonën e ndihmave. Përkundrazi, ushtria izraelite po kryente një operacion humanitar. Prandaj ishim aty ngaqë lufta jonë është kundër Hamasit, jo kundër popullit të Gazës.”
Por i dërguari palestinez në OKB, Riyad Mansour e quajti incidentin një “masakër mizore”.
“Sipas informacioneve tona, dhjetra prej tyre kishin plumba në kokë,” tha ai duke iu referuar njerëzve në vendin e ngjarjes. “Nuk bëhet fjalë për të shtëna në ajër për të frenuar njerëzit për shkak të një situate konfuzioni dhe kaosi. Ishte një vrasje e qëllimshme.”
Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë e quajti ngjarjen “jashtëzakonisht alarmuese dhe tejet shqetësuese” dhe kërkoi një hetim të plotë të saj. Presidenti Joe Biden bisedoi të enjten me presidentin e Egjiptit dhe emirin e Katarit dhe tha se ngjarjet në Gazë do të ndikojnë në përpjekjet ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje për ndërprerjen e përkohshme të luftimeve dhe lirimin e pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi. Në Pentagon, zëdhënësi Pat Ryder tha se dhuna vdekjeprurëse në Gazë gjatë shpërndarjes së ndihmave ishte alarmuese.
“Raportet janë alarmuese. Kjo situatë tregon natyrën tragjike të këtij konflikti. Jemi shumë të pikëlluar për humbjen e jetëve të pafajshme. Një numër shumë i lartë civilësh janë vrarë në operacionet ushtarake të Izraelit dhe ne vazhdojmë të përsërisim se civilët duhet mbrojtur,” deklaroi zoti Ryder.
Numri i të vrarëve gjatë luftës ndërmjet Izraelit dhe Gazës, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazën e qeverisur nga Hamasi, tashmë ka shkuar mbi 30 mijë. Presidenti i Francës Emmanuel Macron shprehu zemërimin për sulmin në një postim në X, duke bërë thirrje për të vërtetën, drejtësinë dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar. Drejtuesja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen tha se ishte “shqetësuar tej mase nga pamjet nga Gaza” dhe kërkoi hetim të plotë të ngjarjes. Në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit të OKB-së u takua me dyer të mbyllura të enjten në mbrëmje me kërkesë të Algjerisë.
“Sekretari i Përgjithshëm është i tmerruar nga numri tragjik i të vdekurve në konfliktin e Gazës… Ai dënon incidentin në Gazë gjatë të cilit besohet se janë vrarë ose lënduar mbi njëqind njerëz ndërkohë që po mundoheshin të siguronin ndihmat për t’iu shpëtuar jetën. Civilëve të dëshpëruar në Gazë ju duhet ndihmë urgjente, përfshirë atyre në Gazën veriore, ku Kombet e Bashkuara nuk kanë arritur të dërgojnë ndihma për më shumë se një javë,” deklaroi zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric. Irani, Kina dhe Liga e Shteteve Arabe po ashtu dënuan dhunën./ VOA
Foto ilustruese SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut nga 1 marsi ka shfuqizuar vendimin për atë që njihej si “çmim i...
foto ilustruese SUEDI- Shumica e suedezëve besojnë se vendi i tyre ka bërë shumë sakrifica për t'u bër&eu...
Foto ilustruese KOSOVA- Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk mund ta shqyrtojë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me...
Motaz Azaiza GAZA- Për 108 ditë, fotografi palestinez Motaz Azaiza rrezikoi jetën e tij në Gaza për të treguar hist...
Foto Ilustrim BRAZIL- Qeveria e Brazilit ka thënë të premten se vrasja e mbi 100 njerëzve të cilët po prisnin për ndihm&...
Foto Ilustrim RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi ditën e sotme se kishte testuar me sukses një raketë balistike ndërkont...
Vila e cila u shkatërrua nga një sulm izraelit në Siri, 1 mars 2024. SIRIA- Një komandant iranian është n&eum...
HAIT- Rreth 1,000 oficerë policie keniane do të vendosen në Haiti në një përpjekje për të luftuar dhunën e furish...
Donald Trump SHBA- Gjykatësja federale që mbikëqyr çështjen penale ndaj ish-presidentit Donald Trump lidhur me dokumentet e klas...
Foto Ilustrim GJERMANI- Katër persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në një incident me të sht&eu...