LIVE UPDATES
Bota

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut nën “mëshirën” e tregtarëve për rritjen çmimeve

Vendimi u mor ende pa u miratuar një projektligj për mbrojtje nga ekonomia jokorrekte, që është në procedurë parlamentare, e me të cilin Qeveria synon të zëvendësojë masat e deritashme të saj.

1 Mars 2024, 17:34 Nga M.B
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut nën
Foto ilustruese

SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut nga 1 marsi ka shfuqizuar vendimin për atë që njihej si “çmim i garantuar”. Kjo masë ishte vendosur me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore.
 Vendimi u mor ende pa u miratuar një projektligj për mbrojtje nga ekonomia jokorrekte, që është në procedurë parlamentare, e me të cilin Qeveria synon të zëvendësojë masat e deritashme të saj. Por, kjo i ka lënë tregtarët me duar të lira që të vendosin vetë për rritjen ose jo të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, sikur në periudhën e para shtatorit të vitit 2023 kur si pasojë e mungesës së masave ligjore, çmimet shënuan rritje të mëdha.

“Nga sot tregtarët do të rrisin çmimet në mënyrë të pakontrolluar dhe kjo gjithsesi se do të rëndojë edhe më shumë gjendjen tonë. Ne, edhe ashtu ishim keq, por tani do të bëhet edhe më e vështirë”, thotë Mile Stojçev, punonjës në sektorin e ndërtimtarisë.

“Përfundimisht do të ketë rritje të çmimeve. Do të kthehemi në periudhën e para disa muajve kur çdo ditë përballeshim me rritje çmimesh dhe thellim të varfërisë”, thotë Almir Muftiç, pensionist.

Me masat e deritashme të Qeverisë ishin ngrirë çmimet e rreth 50 produkteve bazë të ushqimit. Inspektorati i tregut paralajmëron masa të rrepta nëse tregtarët abuzojnë me çmimet.

“Askush nuk është mbi ligjin dhe ai që zbaton praktika të pandershme tregtare dhe shkel ligjet, do të sanksionohet rëndë, përfshirë edhe mbylljen e bizneseve për një periudhë të caktuar”, thotë Goran Trajkovski, drejtor i Inspektoratit të tregut.

Ai u bëri thirrje, si shitësve me pakicë, ashtu edhe shitësve me shumicë, që të jenë të përgjegjshëm dhe t'i përshtatin çmimet në përputhje me standardet e qytetarëve. Nga Qeveria presin që tregtarët të mos e keqpërdorin heqjen e masave, por të veprojnë në bazë të ekonomisë së tregut deri në miratimin e zgjidhjeve të reja ligjore. Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyçi, thotë se çdo sjellje joetike e çdo tregtari do të dënohet.

“Mendoj se do të ishte e pranueshme të kishte një rritje prej 5 deri 10 për qind, por mos të ndodhë sikur në rastin e makaronave që kishim rritje prej 75 për qind, apo rritje të ngjashme të produkteve tjera. Dihen rrjedhat e ekonomisë, kështu që dihet se çfarë është e pranueshme e çfarë jo”, thekson Bytyçi.

Por, njohësit e çështjeve të ekonomisë, thonë për Radion Evropa e Lirë se askush nuk mund të japë garanci se nuk do të ketë valë të re shtrenjtimesh.

“Askush nuk mund të japë garanci se çmimet nuk do të shtrenjtohen, apo në çfarë niveli do të korrigjohen. Në një ekonomi të lirë tregu çmimet varen nga kërkesa dhe oferta. Vlerësoj se masa për çmimet e garantuara ka konsumuar efektet e saj dhe masat tjera duhet të rregullohen me kornizë ligjore, duke përfshirë Komisionin për Mbrojtje nga Konkurrenca dhe autoritetet tjera të shtetit”, thotë Bllagica Petreski, njohëse e çështjeve të ekonomisë.

Sipas ekspertëve, masat e Qeverisë maqedonase nuk kanë dhënë efektet e pritura pasi rritje çmimesh ka pasur edhe duke qenë ato në fuqi. Ata mendojnë se bizneset nuk duhej të kufizoheshin, por të liheshin të lirë që tregtinë ta bëjnë varësisht nevojave të tregut, gjë që u tregua e suksesshme në shumë vende tjera ku çmimet, sipas tyre janë stabilizuar pa pasur nevojë për masa kufizuese. Se gjendja ekonomike e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut është përkeqësuar, flasin të dhënat e Entit të Statistikës, sipas të cilave, vlera e shportës për një familje katëranëtarëshe ka arritur 57.476 denarë, (afër 1.000 euro), por nëse kësaj i shtohet edhe qiraja e banimit për familjet pa shtëpi, atëherë shpenzimet arrijnë në gati 1.200 euro. Ndërkohë pagat në Maqedoninë e Veriut sillen mes 300 dhe 600 euro./ REL

cmimet shkup

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit