LIVE UPDATES
Bota

VOA: Suedia afër synimit për tu bërë vendi i parë në Evropë “pa duhanpirje”

Pirja e duhanit është e ndaluar në stacionet e autobusëve, platformat e trenave, jashtë spitaleve dhe ndërtesave të tjera publike. Ashtu si në pjesën më të madhe të Evropës, pirja e duhanit nuk lejohet brenda restoranteve, por që nga viti 2019, ndalimi i pirjes së duhanit në Suedi zbatohet edhe për mjediset e jashtme publike, në natyrë.

4 Qershor 2023, 17:39 Nga k.m.
VOA: Suedia afër synimit për tu bërë vendi i parë
Foto ilustruese

Suedia, e cila ka shkallën më të ulët të pirjes së duhanit në Bashkimin Evropian, është afër synimit për tu klasifikuar si vend “pa duhan pirje”. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të marrë këtë status, niveli i pirjes së duhanit në një vend duhet të jetë më pak se 5 për qind. Suedia është shumë afër arritjes së këtij niveli. Në zonat publike në Suedi, një vend me 10.5 milionë banorë, nuk është e zakonshme të shohësh njerëz duke pirë cigare.

Pirja e duhanit është e ndaluar në stacionet e autobusëve, platformat e trenave, jashtë spitaleve dhe ndërtesave të tjera publike. Ashtu si në pjesën më të madhe të Evropës, pirja e duhanit nuk lejohet brenda restoranteve, por që nga viti 2019, ndalimi i pirjes së duhanit në Suedi zbatohet edhe për mjediset e jashtme publike, në natyrë.

Sipas agjencisë së statistikave Eurostat, vetëm 6.4 për qind e suedezëve mbi 15 vjeç ishin duhanpirës të përditshëm në vitin 2019, niveli më i ulët në Bashkimin Evropian. Në bllokun 27 anëtarësh mesatarisht 18,5 për qind e banorëve ishin duhanpirës të përditshëm në vitin 2019.

“Jo, nuk pi duhan. Nuk e di pse. Nuk e kam filluar kurrë”, thotë banori i Stokholmit, Andreas Modig.

“Na pëlqen një mënyrë e shëndetshme e të jetuarit, mendoj se kjo është arsyeja. Nuk më pëlqen aroma, dua të kujdesem për trupin tim, kështu që jo, nuk ka qenë kurrë një interes për mua”, thotë Carina Astorsson, një tjetër banore e Stokholmit.

Shumë ekspertë thonë se ky është rezultat i fushatave dhjetëra vjeçare dhe ligjeve kundër duhan pirjes.

“Nuk mund të pish duhan në rrugë, është e ndaluar në kaq shumë zona. Nganjëherë më vjen pak keq për duhanpirësit sepse është e ndaluar pothuajse kudo,”- thotë Cecilia, banore e Stokholmit.

Por ekspertët theksojnë përhapjen e “snus”, një produkt duhani pa tym që është i ndaluar në vendet e tjera të BE-së, por që shitet në Suedi si një alternativë ndaj cigareve. Këtë produkt, të paketuar në qese të vogla me duhan të lagur, njerëzit e përdorin duke e vendosur nën buzët e sipërme. Suedezët e pëlqejnë aq shumë këtë produkt duhani, të ngjashëm me disa produkte që shiten në Shtetet e Bashkuara, saqë kërkuan një përjashtim nga ndalimi i BE-së për duhanin pa tym kur u anëtarësuan në BE në vitin 1995. Për “Swedish Match”, një kompani e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve të duhanit, “snus” është pjesë e identitetit suedez.

“Është pjesë e kulturës suedeze, është si ekuivalenti suedez i proshutës italiane të Parmës apo ndonjë zakon tjetër kulturor”, thotë Patrik Hildingsson, zëdhënës i kompanisë “Swedish Match”, prodhuesi më i mirë i “snusit” në Suedi, e cila u ble nga gjiganti i duhanit “Philip Morris” vitin e kaluar.

Gjatë dhjetë viteve të fundit përdorimi i duhanit të lagur dhe formave të tjera pa tym të nikotinës u rrit nga 11.2 në 13.7 për qind.

Marina Sohlberg, pedagoge në Universitetin e Stokholmit, thotë se politikat kundër duhanit në Suedi kanë pasur efektin e stigmatizimit të duhan pirjes dhe duhanpirësve, duke i larguar ata nga hapësirat publike në oborret e shtëpisë dhe në zonat e caktuara për duhanpirjen.

“Ligjet dhe politikat tona po u dërgojnë sinjale duhanpirësve se kjo nuk pranohet nga shoqëria”, thotë ajo.

Zonja Sohlberg e pranon se edhe duhani i lagur është i rrezikshëm për shëndetin. Por ajo thotë se duhet të ketë një përqëndrim më të madh në pakësimin e dëmit ndaj shëndetit në luftën kundër duhan pirjes.

“Për t’i larguar njerëzit nga pirja e duhanit, që është i dëmshëm për shëndetin, ne duhet tu ofrojmë atyre një alternativë që është më pak e dëmshme”, thotë ajo.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kalimi nga një produkt i dëmshëm në tjetrin nuk është zgjidhje.

“Nxitja e të ashtuquajturës “qasje për reduktimin e dëmit” ndaj duhanit është një mënyrë tjetër se si industria e duhanit po përpiqet të mashtrojë njerëzit rreth natyrës së rrezikshme të këtyre produkteve”, tha OBSH përmes një emaili për agjencinë e lajmeve Associated Press./VOA

suedia suedia ne nato

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari