Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Protestuesit janë parë duke i mbajtur mbishkrimet “Mjaft është mjaft”, “Jo Polonisë autoritare”, si dhe e kanë fajësuar partinë në pushtet për rritjen e çmimeve.
POLONI- Gjysmë milion polakë protestuan kundër qeverisë nacionaliste-populiste në Varshavë të dielën, më 4 qershor, në një nga demonstratat më të mëdha të vendit që nga rënia e komunizmit në 1989. Lech Walesa, një ish-president polak, fitues i çmimit Nobel për Paqe dhe udhëheqës i luftës kundër komunizmit, iu bashkua figurave të opozitës në krye të marshimit përpara zgjedhjeve legjislative që pritet të mbahen në vjeshtë.
Njerëzit udhëtuan nga i gjithë vendi pasi ish-kryeministri Donald Tusk, kreu i partisë opozitare të qendrës Platforma Qytetare (PO), bëri thirrje për protestë kundër "kostos së lartë të jetesës dhe mashtrimeve të qeverisë”. Udhëheqësit e shumicës së partive opozitare inkurajuan mbështetësit e tyre të bashkohen në marshimin kundër partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) të udhëhequr nga Jaroslaw Kaczynski.
Protestuesit janë parë duke i mbajtur mbishkrimet “Mjaft është mjaft”, “Jo Polonisë autoritare”, si dhe e kanë fajësuar partinë në pushtet për rritjen e çmimeve. Dikur udhëheqës i Këshillit Evropian, Tusk u ka thënë protestuesve se roli i opozitës është “i një rëndësie të njëjtë” me atë të viteve 1980.
Walesa, i cili ka kohë që nuk është aktiv në politikë, u thënë protestuesve se është në pritje të ditës kur partia nacionaliste dhe Kaczynski, do të largohen nga pushteti.
“Zoti Kaczynski, kemi ardhur për ty. Ajo ditë ka ardhur”, ka thënë Walesa.
Protesta e 4 qershorit është mbajtur në ditën kur është shënuar 34-vjetori i mbajtjes së zgjedhjeve pjesërisht të lira në Poloni, pas rënies së komunizmit në Evropë. Walesa është bërë presidenti i parë i kombit, i zgjedhur në mënyrë demokratike, më 1990.
Marrë nga REL
Foto ilustruese STAMBOLL- Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje të dielën Ankarasë që të ndryshojë qas...
Albin Kurti dhe Lulzim Hetemi KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar kryetarin e komunës së Leposaviqit,...
Jamie Shea KOSOVË- Jamie Shea ,ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë teksa ka komentuar situatën n...
protesta GJERMANI- Qindra protestues të së majtës ekstreme u përleshën me policinë në qytetin gjerman lindor të Lei...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Duke folur për kërkesat e protestës presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç...
Maïnur Özdemir BRUKSEL- E lindur në Bruksel, kjo është Ministrja e re e Familjes dhe Çështjeve Sociale të Turqis&...
anija e mbytur BRITANI E MADHE-Katër persona u mbytën tragjikisht në liqenin piktoresk dhe popullor në jug të Alpeve zviceran...
Rexhep Tajip Erdogan STAMBOLL- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenbe...
Foto ilustruese Kompanitë ajrore kanë thënë të dielën se i kanë bërë përgatitjet për të shmangu...
Foto ilustruese Gjermania do të dërgojë dy anije luftarake në rajonin e Indo-Paqësorit në vitin 2024, njoftoi të diel&eu...