LIVE UPDATES
Bota

VOA: Rriten shpresat për një përmirësim të marrëdhënieve Turqi-Izrael

Në Nju Jork, ku po mbahet takimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua për herë të parë me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

23 Shtator 2023, 19:38 Nga h.k
VOA: Rriten shpresat për një përmirësim të
Foto nga takimi

NEW YORK-Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takuan në Nju Jork, ndërsa po marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikë Dorian Jones nga Stambolli, takimi mes udhëheqësve të Turqisë dhe Izraelit ka rritur shpresat për një përmirësim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në Nju Jork, ku po mbahet takimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua për herë të parë me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Takimi shënon një pikë të rëndësishme kthese në përpjekjet më të fundit për afrimin e dy vendeve me një të shkuar të vështirë që është shoqëruar shpesh me kritika të ashpra të dy udhëheqësve ndaj njëri-tjetrit.

Por analistët thonë se e kaluara nuk do të jetë një pengesë për të ecur përpara.

“Të dy udhëheqësit kanë qenë për një kohë të gjatë në pushtet. Ata kanë një anë pragmatike, dinë të bashkëpunojnë dhe të bëjnë kthesat e nevojshme në politikat e tyre. Pra në përgjithësi, nuk do të jetë një marrëdhënie dashurie. Ata nuk do të jenë miqtë më të mirë apo aleatë të ngushtë”, thotë Gallia Lindenstrauss nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Në një postim në platformën X, zyrtarët turq thanë se takimi ishte pozitiv dhe bisedimet ishin të përqendruara tek bashkëpunimi në fushën e energjisë. Ankaraja po i afrohet Izraelit sepse e sheh atë si rrugën më pak të kushtueshme për të shpërndarë gazin natyror nga rezervat e saj të mëdha.

Por analistët thonë se mungesa e besimit mes dy palëve do të vazhdojë.

“Nuk ka besim të ndërsjellë mes Izraelit dhe Turqisë. Nëse vendosin të ndërtojnë një tubacion të gazit natyror, ai do të qëndronte për të paktën 50 vjet. Por çfarë do të ndodhte nëse zoti Erdogan ose kushdo që vjen më vonë në pushtet vendos ta mbyllë tubacionin? Ky do të ishte një problem i madh. Tani mendoj se ka masa për ndërtimin e besimit mes dy vendeve, por nuk mendoj se do të ndodhë së shpejti”, thotë Mehmet Ogutcu nga organzata London Energy Club.

Ndikimi në rritje i Iranit në rajon, thonë vëzhguesit, është një shqetësim i përbashkët i tyre.

Azerbajxhani, i mbështetur nga Izraeli dhe Turqia, është një pikë shqetësimi për Teheranin sepse Irani mbështet rivalin e Azerbajxhanit, Armeninë.

Luftimet midis forcave të mbështetura nga Azerbajxhani dhe armenëve në provincën e debatueshme të Nagorno-Karabakut shpërthyen sërish këtë muaj, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit.

“Për Izraelin, Irani është një kërcënim ekzistencial. Për Turqinë, ky është thjesht një problem me të cilin i duhet të merret. Përjashtimi i vetëm është Azerbajxhani, ku tensionet mes autoriteteve në Baku dhe Teheranit janë rritur ndjeshëm në dy vitet e fundit. Në këtë konflikt, Izraeli dhe Turqia janë mbështetës të fortë të Azerbajxhanit”, thotë ekspertja Gallia Lindenstrauss.

Presidenti Erdogan është një mbështetës i fortë i palestinezëve dhe cikli i vazhdueshëm i dhunës midis Izraelit dhe palestinezëve mbetet një kërcënim në përpjekjet e Turqisë dhe Izraelit për të përmirësuar marrëdhëniet.

Por disa analistë thonë se Ankaraja e kupton se angazhimi me Izraelin mund të ofrojë një shans më të mirë për të mbështetur kauzën palestineze.

“Në kohën kur Turqia dhe Izraeli nuk kishin marrëdhënie të mira, Turqia humbi fuqinë e saj për të ndikuar në atë që po ndodhte mes palestinezëve dhe izraelitëve. Tani që ata janë më afër me izraelitët, autoritetet në Turqi kanë një shans më të mirë për të ndikuar në atë që po ndodh në terren”, thotë Selin Nasi, eksperte e çështjes turke në Universitetin Ekonomik të Londrës.

Sipas njoftimeve të medias, Kryeministri Netanyahu dhe Presidenti Erdogan kanë shkëmbyer ftesa për të vizituar vendet e njëri-tjetrit. Presidenti Erdogan, një mysliman i devotshëm, ka shprehur dëshirën e tij për të vizituar Jeruzalemin këtë vit dhe për t'u falur në xhaminë al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i fesë islame./ Marrë nga VOA

izrael turqi erdogan netanyahu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj