LIVE UPDATES
Bota

VOA: Përpjekje masive për të ndihmuar të mbijetuarit e zjarreve në Los Anxhelos

Banorja e qytezës Altadena, Danielle Williams thotë se humbi gjithçka nga zjarri, përveç rrobave që kishte në trup dhe macet e saj.

14 Janar 2025, 17:31 Nga E. D
VOA: Përpjekje masive për të ndihmuar të mbijetuarit e
foto ilustruese

LOS ANGELES- Në qytetin Los Anxhelos vazhdojnë përpjekjet e ndihmave masive për dhjetëra mijëra banorë që kanë humbur shtëpitë e tyre ose janë evakuuar nga zjarret që kanë shkatërruar këtë zonë që nga java e kaluar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Genia Dulot, njofton nga selia e konventave në Pasadena, e cila është shndërruar në një strehë për të evakuuarit.

Banorja e qytezës Altadena, Danielle Williams thotë se humbi gjithçka nga zjarri, përveç rrobave që kishte në trup dhe macet e saj. Apartamenti i motrës së saj është shkrumbuar. Por nuk dihet nëse shtëpia e të atit të saj ende qëndron.

“Oborri pas shtëpisë është përpirë nga zjarri. Ende po luftojnë me flakët. Organet e rendit janë kudo. Fatkeqësisht, në lagjen e tij po ndodhin plaçkitje në masë. Ky është një shqetësim tjetër”, thotë zonja Williams për Zërin e Amerikës.

Të gjithë njerëzit në radhë kanë humbur shtëpitë e tyre. Ata po presin për një ndihmë të vogël me para në dorë nga fondacioni jofitimprurës “California Fire”.

19-vjeçari Hank Donovan thotë se i gjithë blloku i shtëpive ku ai jetonte është djegur.

“Jam rritur aty që nga mosha shtatë vjeçare me bashkëmoshatarët e lagjes. Të gjithë kemi pothuajse të njëjtën moshë dhe e konsiderojmë njëri-tjetrin si pjesëtar të familjes. Lagja ku jemi rritur është shkrumbuar. Shkolla e mesme dhe kolegji nuk na largoi nga njëri-tjetri, duket që zjarri është i vetmi që mundi ta shpërbëjë bllokun”.

Zjarrfikësit ndihmuan Josh Erdman-in dhe Armen Sark-in të gjenin unazat e martesës pasi shtëpia e tyre u dogj.

“Ata çanë murin e shtëpisë dhe krijuan një hapësirë për të ndihmuar në gjetjen e unazave. Rrëmuam nëpër hi dhe rrënoja dhe pas rreth 40 minutash gjetëm dy unazat tona origjinale”.

Agjencitë qeveritare, bizneset private dhe organizatat jofitimprurëse po punojnë për të ndihmuar të evakuuarit, me veshje apo për të gjetur dokumentet bazë që u duhen.

Një qendër për strehimin e kafshëve në Pasadena po kujdeset për më shumë se 350 kafshë shtëpiake, pronarët e të cilave nuk mund t’i merrnin me vete në qendrat e evakuimit, thotë Kevin McManus, zëdhënës i organizatës jofitimprurëse “Pasadena Humane”.

“Ata nuk pranuan të shkonin në qendrat e evakuimit pa siguruar një strehë për kafshët e tyre. Ndaj ne hapëm dyert për ta, dhe u thamë se do të kujdesemi për to. Ata nuk duhet të shqetësohen për kafshët në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë”.

Ritchie Ramos, banor i lagjes Los Feliz, dhuroi ushqime dhe sende të tjera për kujdesjen e kafshëve.

“Më bën të ndihem mirë kur ndihmoj, kur shikon përreth gjithë këta njerëz të mirë dhe bujarë. Duhet të dhurojmë, të mbështesim dhe frymëzojmë njëri-tjetrin sa të mundemi”.

Mbështetja ka qenë aq e madhe për strehimoret dhe stacionet e zjarrfikësve sa autoritetet po u kërkojnë njerëzve të mos sjellin më ushqime apo sende që prishen, por të bëjnë donacione monetare./VOA

zjarri ne los anxhelos

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin