LIVE UPDATES
Bota

Punonjësit e administratës publike protestojnë në Shkup për rritje pagash

Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, në një dalje televizive më 13 janar deklaroi se problemi me rritjen e pagave qëndron në marrëveshjet kolektive individuale të disa institucioneve, që kanë rritur pagat për disa punëtorë, ndërsa pjesa tjetër e administratës ka mbetur me paga të pandryshuara.

14 Janar 2025, 14:28 Nga N.F
Punonjësit e administratës publike protestojnë në Shkup
Protesta

SHKUP- Nëpunësit e disa ministrive dhe institucioneve shtetërore në Maqedoninë e Veriut, përfshirë ato të Kulturës, Drejtësisë, Mjedisit, Ekonomisë dhe Punës, Transportit dhe Transformimit Digjital, si dhe Entit Shtetëror të Statistikave, protestuan më 14 janar për shkak të mosmiratimit të rritjes së shtesave në paga, një kërkesë kjo e përsëritur ndër vite.

Ata kërkuan nënshkrimin e kontratave kolektive dhe miratimin e shtesave për pagat në masën 30 për qind. Protestuesit akuzuan Ministrinë e Financave për mosmarrje të masave të nevojshme dhe theksuan se, që nga formimi i Qeverisë së re, kanë zhvilluar takime me shumicën e ministrave përkatës dhe kanë paraqitur propozimet e nevojshme për arritjen e marrëveshjes kolektive.

"Më pas, me mbështetjen e ministrave, janë dorëzuar në Ministrinë e Financave. Edhe pse këto propozime për marrëveshje kolektive janë dorëzuar në Ministrinë e Financave, para miratimit të buxhetit shtetëror për vitin 2025, por për arsye të pakuptueshme për ne Ministria e Financave nuk i ka miratuar mjete për nënshkrimin e tyre", deklaroi Trpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Administratës.

Aktualisht, paga mesatare në këto institucione ku po protestojnë nëpunësit, siç theksoi Deanoski, është rreth 29,000 denarë (471 euro), ndërsa paga mesatare në nivel shtetëror në Maqedoninë e Veriut është 42,124 denarë (684 euro).

"Shtesa prej 30 për qind që po kërkojmë do të thotë se punëtorët do të kenë rritje të pagave prej 6.000 denarëve [100 euro], por përkundër kësaj, të gjithë të punësuarit sërish do të jenë nën pagën mesatare të shtetit. Kjo kërkesë e jona është më shumë se katër vjet e vjetër”, shtoi ai.

Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, në një dalje televizive më 13 janar deklaroi se problemi me rritjen e pagave qëndron në marrëveshjet kolektive individuale të disa institucioneve, që kanë rritur pagat për disa punëtorë, ndërsa pjesa tjetër e administratës ka mbetur me paga të pandryshuara. Ai theksoi se zgjidhja ideale do të ishte një sistem i unifikuar pagash që garanton barazi për punonjësit me kompetenca të njëjta.

Në anën tjetër, opozita maqedonase dha mbështetje për protestuesit. Ata nënvizuan se Qeveria e ka për detyrë të sigurojë kushte për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive dhe rritjen e pagave.

"Ne e kuptojmë zemërimin e nëpunësve në sektorin publik dhe mbështesim kërkesat e tyre për rritje të pagave, të cilat janë plotësisht të justifikuara”, deklaruan nga Lidhja Socialdemokarte (LSDM).

Protestat, siç potencuan nëpunësit e ministrive, do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave, çdo ditë, nga ora 11:00 deri 11:30, ndërsa të premten, do të zhvendosen përballë Ministrisë së Financave, ku do të shprehin pakënaqësitë për mosnënshkrimin e kontratave kolektive.

Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve të Drejtësisë dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH) i ka bërë thirrje Qeverisë së kryeministrit Hristijan Mickoski që të ulet dhe të dakordësojë një marrëveshje, me qëllim që të mos ketë largim shtesë të punëtorëve nga sektori publik.

Ndërkohë, nga Qeveria ditë më parë bënë të ditur se nuk kanë pranuar një kërkesë të tillë nga sindikatat, por edhe shtuan se një rritje prej 30 për qind në këtë moment, "është përtej mundësive të buxhetit shtetëror".

Në buxhetin e shtetit për vitin 2025 janë planifikuar të hyra totale në nivelin prej 358.8 miliardë denarë (5.83 miliardë euro), një rritje prej 13 për qind krahasuar me vitin 2024, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në nivel të 400 miliardë denarëve (6.50 miliardë euro), duke shënuar një rritje prej 10 për qind krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar./REL

proteste ne shkup punonjësit e administratës publike

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit