Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksii Makeiev pranoi simbolikisht të parin nga gjithsej 54 obusët me rrota për vendin e tij. Gjashtë ekzemplarët e parë të këtyre sistemeve do të qëndrojnë fillimisht në Gjermani dhe do të përdoren për të trajnuar ushtarët ukrainas.
UKRAINË- Artileria ukrainase do të përforcohet me obusë modernë me rrota nga Gjermania. Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Pistorius dorëzoi obusin e parë. Ukraina është nën presion në rritje në fushatën e saj të mbrojtjes kundër Rusisë. Tani Gjermania e shton ndihmën, duke i dorëzuar një sistem të ri armësh. Ministri Federal i MbrojtjesBoris Pistorius i ka dorëzuar Ukrainës obusin e parë të ri me rrota "RCH 155".
"Obusët me rrota kanë për qëllim të ndihmojnë Ukrainën të fitojë luftën kundër agresorit rus," tha Pistorius gjatë një vizite te prodhuesi i armatimit KNDS në Kassel. Ukraina i kishte porositur armët e reja të lëvizshme në vitet 2022 dhe 2023. "Ukraina mund të llogarisë me mbështetjen tonë - dhe ky është sinjali - Gjermania është e gatshme të marrë përgjegjësinë e saj në Evropë," tha ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë.
54 obusë me rrota për Ukrainën
Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksii Makeiev pranoi simbolikisht të parin nga gjithsej 54 obusët me rrota për vendin e tij. Gjashtë ekzemplarët e parë të këtyre sistemeve do të qëndrojnë fillimisht në Gjermani dhe do të përdoren për të trajnuar ushtarët ukrainas.
Obusë edhe për Bundeswehr-in
Obusi - një grykë zjarri prej 155 mm e montuar në një automjet të blinduar me rrota me katër boshte - gjithashtu do të jetë më vonë në dispozicion për forcat e armatosura gjermane, të cilat shpresojnë se një sistem me rrota do të lejojë gjithashtu vendosje më të shpejtë. KNDS po ndërton gjithashtu obusin "2000", një armë artilerie me zinxhirë.
Obusi i ri RCH 155 është gjithashtu "një element i rëndësishëm për mbrojtjen e vendit dhe të aleancës nga Gjermania", tha Pistorius. Kjo armë "do të kontribuojë në rritjen e aftësive luftarake të Bundeswehr-it," shtoi ai.
Qënia i përgatitur për një luftë - "prioriteti kryesor i momentit"
Ministri u ndal edhe në debatin për buxhetin e mbrojtjes. Ai vuri në dukje se Gjermania kishte përmbushur objektivin e NATO-s për të shpenzuar dy përqind të prodhimit ekonomik për mbrojtjen për herë të parë deri në vitin 2024. "Ne e dimë se duhet të investojmë edhe më shumë në mbrojtje në vitet e ardhshme," vazhdoi Pistorius. Dy përqind është vetëm fillimi, shtoi ai, dhe duhet të jetë shumë më tepër.
"Rritja e aftësive luftarake të Bundeswehr-it në vitet e ardhshme dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, është prioriteti më i lartë për momentin," tha Pistorius. Ministri iu referua kërcënimit që paraqet Rusia. "Putini nuk do të ndalet," paralajmëroi ai./ DW
foto ilustruese KAJRO- Hamasi ka pranuar një projekt-marrëveshje për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe liri...
foto ilustruese EUROPË- Numri i kalimeve të paligjshme të emigrantëve në Bashkimin Evropian i regjistruar në vitin ...
Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të martën se Moska është në kontakt me "miqtë e saj se...
Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov së fundmi u shpreh se SHBA po përpiqet të shkaktohë probleme me mjaftueshm...
Foto ilustruese SHBA- Zyrtarët kinezë janë në bisedime paraprake rreth një opsioni të mundshëm për ta shitur TikTok...
Gaza GAZA- Ndërmjetësuesit nga Katari kanë dërguar projekt-propozimin për një marrëveshje për ndalimin e luftimeve ...
donald trump SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të ishte dënuar për përpjekje të paligjshme për të përmbys...
Raketë KORE- Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër nga bregu i saj lindor të martën, tha ushtria ...
Los Angeles SHBA- Zjarrfikësit prej ditësh po luftojnë me zjarret shkatërruese në Kaliforninë jugore. Ndërkohë n&eu...
trump, putin BEOGRAD- Njerëzit në Serbi e adhurojnë presidentin rus Vladimir Putin, por edhe presidentin e ardhshëm të SHBA-s...