LIVE UPDATES
Bota

VOA: Ndikimi i sanksioneve perëndimore mbi ekonominë e Rusisë

Sergey Aleksashenko, ekonomist dhe ish- zëvendës guvernator i Bankës Qendrore të Rusisë, thotë se 1 vit pasi Moska nisi luftën dhe u përball me masat e Përëndimit, ekonomia e Rusisë u dobësua, por nuk u shkatërrua.

19 Janar 2023, 22:46 Nga k.m.
VOA: Ndikimi i sanksioneve perëndimore mbi ekonominë e Rusisë
Foto ilustruese

Ekspertët thonë se sanksionet e vendosura ndaj Moskës, për shkak të fillimit të agresionit në Ukrainë, kanë gërryer ekonominë ruse, në disa sektorë, por goditja nuk ka qenë në nivelet që pritej. Megjithatë ata parashikojnë se pasojat e ndjeshme për jetën e qytetarëve rusë do të thellohen gjatë këtij viti.

Ata vlerësuan në një diskutim të organizuar nga Qendra për Studime Strategjike e Ndërkombëtare, CSIS në Uashington, efektet e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe partnerë të tjerë të Ukrainës ndaj ekonomisë ruse. Sergey Aleksashenko, ekonomist dhe ish- zëvendës guvernator i Bankës Qendrore të Rusisë, thotë se 1 vit pasi Moska nisi luftën dhe u përball me masat e Përëndimit, ekonomia e Rusisë u dobësua, por nuk u shkatërrua.

“Ka rënie ekonomike, por jo kolaps. Buxheti vitin e kaluar ishte pak a shumë nën kontroll. Defiçiti buxhetor është më pak se 2.5 përqind i prodhimit të brendshëm bruto. Inflacioni është i ulët. Pra varet si e shohim gotën, gjysmë plot apo gjysmë bosh. Nga ana tjetër, ekonomia globale nuk mund të përjashtojë Rusinë e cila është furnizuese kryesore për një sërë sektorësh për disa vende”, thotë Aleksashenko.

Para nisjes së luftës, rreth 40 për qind të nevojave energjetike të Evropës përmbusheshin përmes importeve nga Rusia. Bashkimi Europian është përpjekur të dobësojë të ardhurat që përfiton Rusia nga eksporti i gazit dhe naftës duke miratuar disa paketa sanksionesh, mes tyre edhe çmimin tavan për naftën ruse.

“Një përpjekje për të kufizuar të ardhurat e Rusisë, por në të njëjtën kohë për të mos e lënë tregun bosh”, thotë eksperti Ben Cahill, nga Qendra për Studime Strategjike e Ndërkombëtare.

Sipas kësaj mase, nafta ruse lejohet të dërgohet në vendet e palëve të treta, vetëm nëse ngarkesa blihet me 60 dollarë fuçia, ose nën kufirin e këtij çmimi.

“Kjo masë nisi të zbatohet në dhjetor dhe është pak e vështirë që të nxjerrim përfundime. Ndikimi është në dy drejtime, tek sasia dhe çmimi. Rusia nuk mund të dërgojë naftën në Europë dhe po e dërgon në Azi. Distancë më e madhe do të thotë më shumë kosto. Pra është thelluar diferenca midis çmimit të naftës ruse dhe çmimit botëror të naftës, rreth 30 dollarë më shumë për fuçi. Sa i përket eksporteve, eksportet e naftës që transportohen përmes detit ranë 12 deri në 14 %”.

Sanksionet po dobësojnë cilësinë e jetesës së rusëve

Goditje ka marrë edhe industria e prodhimit të automjeteve dhe telekomunikacionit, por masat e ashpra të Perëndimit kanë ndikuar tek cilësia e jetës së përditshme të rusëve. Një ndikim që ekspertja Maria Snegovaya nga Qendra për Studime Strategjike e Ndërkombëtare e cilësoi si “mbytës”.

“Ka ndryshuar cilësia e produkteve, sepse nuk ka më prodhime perëndimore. Tani po përdoren produkte zëvendësuese dhe kjo ka çuar në rënie të cilësisë së jetës dhe këtu mund të përmend nga produktet higjienike, te qumështi e deri tek celularët. Po ashtu është dobësuar edhe sistemi shëndetësor sepse në spitale mungojnë ilaçet”, shpjegon ajo.

Edhe turizmi po vuan pasojat e sanksioneve të BE-së. “Nuk ka më turistë të huaj Perëndimorë dhe nga ana tjetër edhe për rusët është e vështirë të udhëtojnë“ thotë zonja Snegovaya.

Si pritet të jetë ekonomia ruse gjatë 2023?

Ekspertët parashikojnë se 2023, që shënon vitin e dytë të sulmit rus ndaj Ukrainës nuk do të jetë një vit i lehtë për Moskën, pavarësisht qëndrimeve që kanë dhënë autoritetet ruse.

Mendoj se do të jetë një vit i vështirë. Nuk ndaj optimizmin e Putin se ekonomia do të rimëkëmbet. Defiçiti buxhetor do të rritet, edhe shpenzimet do të rriten, sikurse është parashikuar”, thotë Aleksashenko.

Sa i përket eksporteve të naftës e gazit, situata është pak më e paqartë, vlerësojnë ekspertët.

“Eksportet e naftës do të varen shumë nga fuqia blerëse e Indisë dhe Kinës. Mendoj se çështja që prek gjithë industrinë e naftës është humbja e partnerëve financiare. Shumë aktorë të rëndësishëm financiarë kanë vendosur të mos bëjnë më biznes me kompanitë ruse. Ndërsa sa i përket tregtimit të gazit, nuk është njësoj si me naftën. Nuk mund të zëvendësosh tregun Europian”, thotë Cahill.

Vështirësi pritet të ketë edhe industria e automjeteve për shkak të mosfurnizimit me pajisje nga vendet perëndimore.

Ndërsa pritet paketa e 10 e sanksioneve të Bashkimit Europian, ekspertët thonë se vendosja e sanksioneve vetëm ndaj oligarkëve nuk mjafton.

“Nëse vendet perëndimore duan që Ukraina të fitojë luftën, nuk mjaftojnë sanksionet. Kërkohen armatime. Sa më vonë të bëhen furnizimet me armatime aq me largët fitorja e Ukrainës. Sa i përket sanksioneve ekonomike, kur u vunë sanksionet e para në 2014 kam dëgjuar ligjvënës amerikanë të thonin se nuk donin që të dëmtonin qytetarët rusë. Por nëse doni të ushtroni trysni mbi shoqërinë ruse, mbi opinionin publik, mbi Kremlinin, ushtroni presion mbi qytetarët rus njësoj si mbi oligarkët”, përfundon Aleksashenko.

sergey aleksashenko moske

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim