LIVE UPDATES
Bota

SHBA paralajmëron Kinën për vijë të kuqe lidhur me luftën në Ukrainë

Bisedimet ndërushtarake të kësaj jave vijnë ndërsa Uashingtoni po ndjek nga afër çdo vendim të Republikës Popullore të Kinës në përgjigje të kërkesave ruse për ndihmë sigurie. Zyrtari amerikan theksoi njoftimet për fluturime të shumta në Kinë të avionëve rusë të transportit.

19 Janar 2023, 21:15 Nga k.m.
SHBA paralajmëron Kinën për vijë të kuqe lidhur me
Vladimir Putin dhe Xi Jinping

Shtetet e Bashkuara po paralajmërojnë Kinën kundër ndihmës materiale dhe të sigurisë për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, duke përcaktuar një vijë të kuqe nga Uashingtoni në prag të vizitës së Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Pekin në fillim të shkurtit.

Të martën, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes për Kinën, Michael Chase bisedoi me Song Yanchao, zëvendësdrejtor i Zyrës së Kinës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Ushtarak pranë Komisionit Qendror Ushtarak, sipas një zyrtari amerikan i cili foli me Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti. Bisedimet ndërushtarake të kësaj jave vijnë ndërsa Uashingtoni po ndjek nga afër çdo vendim të Republikës Popullore të Kinës në përgjigje të kërkesave ruse për ndihmë sigurie. Zyrtari amerikan theksoi njoftimet për fluturime të shumta në Kinë të avionëve rusë të transportit.

“Nuk kam një vlerësim të ri për të ofruar”, i tha Zërit të Amerikës javën e kaluar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, kur u pyet nëse ende qendronte vlerësimi i Uashingtonit se Pekini nuk po ofron ndihmë sigurie për Rusinë.

“Nëse shohim që Pekini merr masa për të ndihmuar në mënyrë sistematike Rusinë për t'iu shmangur sanksioneve, sigurisht që do të ketë kosto”, tha Price.

Bisedimet dy-orëshe të së martës erdhën pasi Kina hodhi poshtë një propozim amerikan për bisedime midis Sekretari të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Ministrit të Mbrojtjes të Kinës Wei Fenghe për menjanimin e konfliktit ushtarak në fillim të këtij muaji.

Ministri kinez, Wei, del në pension në muajin mars. Li Shangfu, një anëtar i ri i Komisionit Qendror Ushtarak të Partisë Komuniste Kineze shihet gjerësisht si ministri i ardhshëm i mbrojtjes kombëtare të Kinës. Shtetet e Bashkuara i vunë sanksione Li në vitin 2018 për shkak të blerjeve të avionëve luftarakë rusë dhe sistemeve raketore të avancuara. Por sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit, sanksionet ndaj Li nuk do ta pengonin atë të zhvillonte takime me zyrtarët amerikanë.

Gjatë bisedimeve të së martës, tha për Zërin e Amerikës zyrtari amerikan, Kina gjithashtu ngriti shqetësime për një vizitë të mundshme në Tajvan nga udhëheqësi i ri republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy. McCarthy tha vitin e kaluar se do të vizitonte Tajvanin nëse do të merrte postin, veprim që do të zemëronte Kinën. Kina pretendon sovranitet mbi demokracinë e vetëqeverisur, një pretendim i hedhur poshtë nga Tajvani./VOA

vladimir putin xi jinping

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit