LIVE UPDATES
Bota

VOA: Joe Biden i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për herë të fundit si president, ja fjalimi i tij

Duke kujtuar periudhat e vështira në të kaluarën dhe sfidat e tanishme, Presidenti Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të tërhiqen nga angazhimi nëpër botë dhe shprehu optimizmin e tij për të ardhmen.

24 Shtator 2024, 21:46 Nga M.B
VOA: Joe Biden i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden mbajti fjalimin e tij të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Fjalimi i së martës vjen ndërsa ai po përpiqet të përdorë ndikimin e tij për të siguruar vazhdimësinë e mbështetjes për Ukrainën dhe ndaljen e konfliktit në Lindjen e Mesme. Duke kujtuar periudhat e vështira në të kaluarën dhe sfidat e tanishme, Presidenti Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të tërhiqen nga angazhimi nëpër botë dhe shprehu optimizmin e tij për të ardhmen.

E di se shumë kur e shohin botën e sotshme, shohin vështirësi dhe reagojnë me dëshpërim, por unë jo”, tha Presidenti Biden. "Jemi më të fortë se sa mendojmë" kur bota vepron e bashkuar, shtoi ai.

Duke bërë thirrje për qëndresë ndaj forcave që historikisht janë përpjekur të krijojnë ndasi në botë, Presidenti Biden rikujtoi parimin themelor të OKB-së, që është ai kundër agresionit. Ai shfrytëzoi mundësinë për të bërë thirrje për një mbështetje të fuqishme për Ukrainën, mbështetje e cila mund të ndryshojë në varësi të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Lajmi i mirë është se lufta e Putinit ka dështuar dhe në objektivin e tij themelor. Ai u nis që ta shkatërrojë Ukrainën, por Ukraina është ende e lirë... A do ta vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën që ta fitojë këtë luftë dhe ta ruajë lirinë e saj, apo do ta lëmë agresionin të vazhdojë dhe një vend të shkatërrohet? Unë e di përgjigjen time. Nuk mund të lodhemi. Nuk mund ta kthejmë vështrimin gjetiu dhe nuk do të heqim dorë nga mbështetja jonë për Ukrainën”, tha Presidenti Biden.

Ndërsa, Izraeli dhe Hezbollahu po shkojnë drejt një lufte të gjerë dhe operacioni i Izraelit kundër Hamasit në Gazë do të mbushë së shpejti një vit, Presidenti Biden dënoi sulmin e paprovokuar të Hamasit në 7 tetor, si dhe dhunën në rritje ndaj palestinezëve dhe vuri në dukje rrezikun e vazhdueshëm nga Irani.

Duhet të krijojmë kushtet, përfshirë një zgjidhje me dy shtete, ku bota, ku Izraeli përjetojnë siguri, paqe, njohje të plotë dhe normalizim të marrëdhënieve me fqinjët; ku palestinezët jetojnë në siguri, dinjitet dhe vetëvendosje në një shtet të vetin”, tha Presidenti Biden.

Ai u bëri thirrje palëve që të bien dakort për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, duke thënë se ka ardhur koha "për t'i dhënë fund kësaj lufte".

Presidenti Biden e filloi mandatin e tij me premtimin për të rigjallëruar marrëdhëniet dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në pjesë të ndryshme të globit dhe për një tërheqje nga “luftërat e përhershme” në Afganistan dhe Irak, që patën konsumuar politikën e jashtme amerikane për gati 20 vjet.

"Isha i vendosur t'i jepja fund dhe kështu veprova", tha Presidenti Biden për tërheqjen nga Afganistani, duke e quajtur atë "një vendim të vështirë, por vendimin e duhur". Ai pranoi se ky vendim "u shoqërua nga tragjedia" me vdekjen e 13 ushtarakëve amerikanë dhe qindra afganëve, nga një sulm vetëvrasës me bombë gjatë tërheqjes kaotike.

Megjithëse i arriti këto dy objektiva, trashëgimia e politikës së tij të jashtme mund të përkufizohet nga reagimi i administratës së tij ndaj dy konflikteve më të mëdha në Evropë dhe në Lindjen e Mesme, që nga Lufta e Dytë Botërore.

"Do të ketë gjithnjë forca që i largojnë vendet tona nga njëra-tjetra", tha Presidenti Biden, duke refuzuar "dëshirën për t'u tërhequr nga bota dhe për t'i bërë gjërat të vetëm". Ai tha se "detyra jonë, sprova jonë, është që të sigurohemi se forcat që na mbajnë së bashku janë më të forta se ato që na ndajnë".

Presidenti amerikan shprehu gjithashtu shqetësimin për përparimin e shpejtë të inteligjencës artificiale, në veçanti për sa i përket dezinformimit, respektit për jetën njerëzore dhe shfrytëzimin e mundshëm nga fuqitë totalitare. Ai u tha udhëheqësve botërorë se "mund të mos ketë sprovë më të madhe ndaj aftësive tona drejtuese, se sa mënyra se si do ta trajtojmë inteligjencën artificiale".

"Duhet të sigurohemi që kapacitetet e jashtëzakonshme të inteligjencës artificiale do të përdoren për t'i frymëzuar dhe fuqizuar njerëzit çdo ditë, dhe jo për t'u dhënë diktatorëve pranga më të forta për të përmbajtur shpirtin njerëzor", shtoi ai./ VOA

joe biden

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari