LIVE UPDATES
Bota

Presidencialet në SHBA/ Sondazhi: Harris mbështetje më të madhe se Trump mes votuesve amerikanë me origjinë aziatike

Këto grupe votuesish kanë gjithashtu më shumë gjasa të besojnë se ajo është kandidatja që përfaqëson më mirë pikëpamjet e tyre politike.

24 Shtator 2024, 21:08 Nga E. D
Presidencialet në SHBA/ Sondazhi: Harris mbështetje më të
Kamala Harris dhe Donald Trump

SHBA- Sipas një sondazhi të ri, Nënpresidentja Kamala Harris gëzon një mbështetje më të madhe mes votuesve amerikanë me origjinë aziatike, ata nga Havai dhe amerikanët me orgjinë nga ishujt e Oqeanit Paqësor, sesa ish-Presidenti Donald Trump. Këto grupe votuesish kanë gjithashtu më shumë gjasa të besojnë se ajo është kandidatja që përfaqëson më mirë pikëpamjet e tyre politike.

Sondazhi i ri nga organizata “AAPI Data” dhe “APIAVote” zbulon se rreth 6 në 10 votues amerikanë me origjinë aziatike kanë një opinion të favorshëm për kandidaten demokrate Harris, ndërsa rreth një e treta kanë një pikëpamje të pafavorshme për të. Vetëm 3 në 10 votues të këtij grupi kanë një pikëpamje pozitive për kandidatin republikan Donald Trump dhe rreth dy të tretat kanë një mendim negativ për të.

Anketa tregon shtimin e mbështetjes për zonjën Harris nga tetori i vitit 2023, kur një sondazh i agjencisë së lajmeve Associated Press, Qendrës NORC dhe organizatës “AAPI Data” gjeti se rreth gjysma e të rriturve të këtij grupi votuesish kishin një pikëpamje të favorshme për të. Opinionet e votuesve të këtij grupi për zotin Trump nuk patën ndonjë ndryshim.

Kamala Harris, me origjinë zezake dhe aziatike, ka punuar për të fituar mbështetjen e këtyre grupeve votuesish në shtetet e pavendosura si Xhorxhia, ku numri i tyre po rritet. Por ndërsa sondazhi tregon se votuesit amerikanë me origjinë aziatike dhe nga ishujt e paqësorit kanë shumë më shumë gjasa të shohin identitetin e tyre kulturor të pasqyruar tek ajo sesa tek zoti Trump, rreth gjysma e tyre thonë se zonja Harris përfaqëson më mirë origjinën dhe kulturën e tyre krahasuar me rreth 1 në 10 që thonë këtë për zotin Trump. Nuk është e qartë se si do të ndikojë kjo në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Vetëm rreth 3 në 10 votues të këtij grupi thonë se identiteti aziatik i zonjës Harris është jashtëzakonisht apo shumë i rëndësishëm për ta. Rreth 7 në 10 amerikanë me prejardhje nga India e shohin zonjën Harris si kandidaten që përfaqëson më mirë prejardhjen dhe kulturën e tyre, gjë që është më e lartë se amerikanët me origjinë aziatike në përgjithësi.

Ping Hackl, një 27-vjeçare kinezo-amerikane, e cila jeton në Tulsa të Oklahomës do të votojë për zonjën Harris, por jo për shkak të racës apo gjinisë së kandidates demokrate.

“Nuk më intereson vërtet. Ajo mund të jetë kushdo”, tha zonja Hackl.

Zonja Hackl thotë se për të ka rëndësi mbrojtja e demokracisë dhe shmangia e përçarjeve, që mund të çojnë në dhunë politike. Ajo mendon se zoti Trump "është shumë i rrezikshëm për vendin".

Në fakt, sondazhi tregon se gjinia e zonjës Harris mund të jetë më e rëndësishme për votuesit amerikanë me prejardhje aziatike sesa prejardhja e saj racore. Ndërsa fushata e zonjës Harris ka shmangur theksimin se ajo mund të jetë presidentja e parë grua, rreth gjysma e votueseve me prejardhje aziatike thonë se identiteti i saj si grua është jashtëzakonisht apo shumë i rëndësishëm.

Rezultatet e anketës sugjerojnë se votuesit amerikanë me orgjinë aziatike dhe nga ishujt e paqësorit mund të jenë më të prirur të kontaktohen nga ekipet e fushatave të demokratëve. Rreth 4 në 10 votues të këtij grupi thanë se janë kontaktuar nga Partia Demokrate "shumë" ose "disa" herë vitin e kaluar, ndërsa rreth 3 në 10 thanë të njëjtën gjë për Partinë Republikane.

Ish Presidenti Donald Trump dhe kandidati republikan për postin e nënpresidentit, JD Vance, kohët e fundit u kanë bërë jehonë gjithashtu stereotipeve të vjetra për amerikanët me origjinë aziatike dhe ushqimin e tyre duke përforcuar thashethemet e rreme se emigrantët nga Haiti në Springfield të Ohajos po hanë kafshë shtëpiake.

Anketa tregon se çështja e racizmit është shumë e rëndësishme për këtë grup grup votuesish. Rreth 7 në 10 votues me orgjinë aziatike apo nga ishujt e paqësorit thonë se "nuk do të mund të votonin kurrë" për një kandidat që nuk ndan pikëpamjet e tyre mbi racizmin apo diskriminimin, duke e bërë atë një çështje më të rëndësishme sesa ekonomia.

Megjithatë, jo të gjithë votuesit me origjinë aziatike dhe nga ishujt e paqësorit kanë pikëpamje negative për zotin Trump. Jihua Ma, një shtetas amerikan 45-vjeçar me origjinë nga Kina, që jeton në Boston, është republikan dhe votoi për zotin Trump në vitin 2020. Ai mendon se zoti Trump është ende udhëheqësi më efektiv në këtë garë presidenciale.

"Unë po zgjedh dikë që të drejtojë vërtet këtë vend, jo dikë që të jetë një mik, një person i mirë", tha ai për zotin Trump.

Jihua Ma dëshiron dikë që do të kontrollojë inflacionin dhe kufirin, dhe ai nuk është i kënaqur me propozimet e zonjës Harris për këto çështje./VOA

kamala harris donald trump

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari