LIVE UPDATES
Bota

VOA: Cilat ishin ngjarjet më të mëdha të 25 viteve më parë

Me shampanjë dhe tullumbace që lëshoheshin në ajër u festua fillimi i monedhës së re Euro në 1 janar 1999. 

2 Janar 2024, 18:29 Nga h.k
VOA: Cilat ishin ngjarjet më të mëdha të 25 viteve më
Foto ilustruese

TIRANË-Çfarë ndodhi 25 vite më parë që ndikoi në zhvillimet botërore të çerek shekullit në vazhdim? 

Që nga krijimi i Euros, tek lufta në Kosovë dhe deri tek ndërrimi i pushtetit në Rusi, le të ndjekim në vazhdim një përmbledhje të ngjarjeve më të rëndësishme që lanë gjurmë.

Me shampanjë dhe tullumbace që lëshoheshin në ajër u festua fillimi i monedhës së re Euro në 1 janar 1999. 

Bashkimi Evropian pati caktuar një vit më parë njëmbëdhjetë vendet që do të bashkonin monedhat e tyre në një të vetme. U desh të pritej deri në vitin 2002 që ato vende ta fusnin Euron në qarkullim në formë fizike. Me anëtarësimin e vendeve të tjera, në Eurozonë marrin pjesë tashmë 20 vende.

Në Shtetet e Bashkuara, Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane votoi në tetor 1998 për të filluar procedurat e hetimit me qëllim shkarkimin e Presidentit Bill Clinton, pas disa muajsh debatesh rreth marrëdhënies së tij me stazhieren e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky.

Votimi u nxit pas dy raundesh dëshmish të dhëna nga zoti Clinton. Në janar 1998, ai mohoi të kishte patur marrëdhënie seksuale me zonjën Lewinsky.

Në gusht, ndërsa ishte marrë në pyetje nga prokurori i posaçëm Kenneth Starr përpara një jurie të madhe, ai dëshmoi se ishte angazhuar në marrëdhënie të papërshtatshme me zonjën Lewinsky.

Ndaj Presidentit Clinton u ngritën akuza për shkarkim më 19 dhjetor 1998 për mashtrim të jurisë dhe pengim të drejtësisë. Gjyqi në Senat ndaj Presidentit Clinton filloi në 7 janar 1999 dhe zgjati katër javë.

Në 12 shkurt 1999, Senati e shpalli të pafajshëm zotin Clinton për të dyja akuzat. Gjatë votimit nuk u arritën 67 votat e duhura për ta shpallur atë fajtor. Vetëm 45 senatorë votuan për fajësi për akuzën e mashtrimit dhe 50 senatorë për akuzën e pengimit të drejtësisë.

Arrestimi i Abdullah Ocalanit në Kenia në shkurt 1999 shkaktoi valë dhune nga militantët kurdë në qytetet kryesore të Evropës. Zoti Ocalan, i cili pati themeluar në vitin 1978 Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), u dënua për tradhti në Turqi dhe ka qenë në burg që në vitin 1999.

Çështja e pavarësisë së Kosovës shkaktoi luftën në vitet 1998-99. Serbia filloi një fushatë brutale për të shtypur rebelimin e separatistëve shqiptarë.

“Rreziku i të vepruarit tani është qartazi më i pakët se rreziqet e mosveprimit. Rreziku se shumë më tepër njerëz të pafajshëm do të vdesin, apo se dhjetëra mijëra do të dëbohen nga shtëpitë e tyre. Rreziku se konflikti do të përfshijë dhe destabilizojë vendet fqinje”, deklaroi në atë kohë Presidenti Bill Clinton.

Lufta mes Serbisë dhe Kosovës vrau mbi 10 mijë persona, shumica shqiptarë të Kosovës. Ajo përfundoi në qershor 1999 pas një fushate 78 ditore sulmesh ajrore të NATO-s, që i detyroi forcat serbe të tërhiqen nga Kosova.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Qeveria serbe, me mbështetjen e Kinës dhe Rusisë, ka refuzuar të njohë shtetin e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dhe shumica e aleatëve evropianë e njohin Kosovën si vend i pavarur. Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet në mënyrë që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Por, bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja që synonin t’i ndihmonin këto dy vende, kanë ngecur. Tensionet janë rritur gjatë muajve të fundit dhe bisedimet e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë arritur përparim.

Në gusht 1999 filloi lufta e dytë në Çeçeni dhe përfundoi me një rrethim nga forcat ruse të Groznit, kryeqytetit çeçen, i cili u shkatërrua nga bombardimet e rënda të forcave ruse. Pas vitesh luftimesh, zyrtarët rusë e deklaruan të mbyllur konfliktin në Çeçeni në vitin 2017.

Vetë Rusia përjetoi një transformim të peisazhit të saj politik ndërsa afronte fundi i mijëvjeçarit. Më 31 dhjetor 1999, ndërsa pjesa më e madhe e botës po festonte mijëvjeçarin, me një fjalim të befasishëm, Presidenti Boris Yeltsin njoftoi dorëheqjen dhe caktoi në detyrën e presidentit të përkohshëm Vladimir Putinin, kryeministrin që pati emëruar katër muaj më parë. Zoti Putin do të influenconte në vazhdim politikën botërore për gati çerek shekulli.

Në natën e ndërrimit të viteve në 1999, shumë njerëz ishin të shqetësuar nga rreziku, i mbiquajtur Y2K, që mendohej se do të vinte në momentin e mesnatës kur kompjuterat do të ndërronin datën në 1 janar 2000, duke krijuar probleme për bankat, linjat ajrore dhe një kaos më të gjerë global.

Përveç disa problemeve të vogla, ky kaos nuk u materializua ndonjëherë. Mendohet megjithatë se përpjekjet e bëra për të zgjidhur problemet e mundshme, ndihmuan për të shmangur defektet dhe se gjithashtu problemi ishte paraqitur më i madh se ç’ishte. Ndërsa hyri mijëvjeçari i ri, ndjesia festive u përjetua që nga Londra dhe deri në Kiribati./VOA

ngjarjet me te medha te 25 viteve

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën