2 Janar 2024, 15:13
Nga h.k
Foto ilustruese
TURQI-Autoritetet turke kanë ndaluar 33 persona që dyshohet se po spiunonin në emër të Izraelit, raportoi më 2 janar agjencia shtetërore e lajmeve turke.
Autoritetet ende po kërkojnë edhe 13 persona të tjerë që besohet se kanë lidhje me shërbimin izraelit të inteligjencës, Mossad, raportoi agjencia Anadolu.
Të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve në Stamboll dhe në shtatë provinca të tjera. Ata dyshohet se po planifikonin të kryenin aktivitete, përfshirë edhe “vëzhgim” dhe “ndjekje, sulm dhe rrëmbim” të shtetasve të huaj që jetojnë në Turqi, raportoi agjencia turke.
Anadolu nuk dha informacione për të dyshuarit apo për shtetasit e huaj, që supozohet se ishin shënjestruar. Ky njoftim vjen disa javë pasi kreu i agjencisë së sigurisë në Izrael, Shin Bet, tha përmes një audio-incizimi, se organizata e tij është e përgatitur që ta shkatërrojë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – “në çdo vend”, përfshirë në Liban, Turqi dhe Katar.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar Izraelin për “pasoja serioze” nëse vazhdon me kërcënime që të sulmojë zyrtarët e Hamasit që gjenden në tokën turke.
Turqia dhe Izraeli kanë normalizuar raportet më 2022, duke riemëruar ambasadorë në shtetet përkatëse pas vitesh raporte të tensionuara. Por, këto raporte shpejt u përkeqësuan pas luftës Izrael-Hamas dhe Ankaraja është një prej kritikeve më të zëshme të veprimeve të ushtrisë së Izraelit në Rripin e Gazës.
Fillimisht, Izraeli tërhoqi diplomatët e tij nga Turqia për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe më pas njoftoi se po tërhiqte diplomatët për arsye politike, duke përmendur “rritjen e deklaratave të ashpra” nga zyrtarët në Turqi. Turqia po ashtu ka tërhequr ambasadorin e saj nga Izraeli.
Erdogan ka shprehur një sërë kritikash ndaj Izraelit, duke i përshkruar veprimet e këtij shteti në Gazë si “gjenocid”. Ai ka bërë thirrje që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të ndiqet penalisht për “krime lufte” dhe e ka krahasuar atë me liderin nazist, Adolf Hitler.
Erdogan, qeveria e të cilit në të kaluarën ka qenë nikoqire e disa zyrtarëve të Hamasit, po ashtu ka thënë se grupi radikal palestinez po lufton për çlirimin e tokave të tij dhe popullit të tij.
lufta izrael
Bota
2 Janar 2024, 14:28
I.A
Ukraine
UKRAINË- Zyrtarët ukrainas thanë të martën se Rusia kreu sulme në shkallë të gjerë me raketa që l...
Bota
2 Janar 2024, 14:24
I.A
Avioni
JAOPNI- Pesë persona kanë vdekur pasi një avion pasagjerësh dhe një i rojeve bregdetare japoneze u përplasën n&e...
Bota
2 Janar 2024, 14:18
I.A
Naser Ziberi
SHKUP- Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2023 ka regjistruar ngecje të shumta sa i përket respektimit të lirive dhe të d...
Bota
2 Janar 2024, 13:50
I.A
Turqi
TURQI- Autoritetet turke kanë ndaluar 33 persona që dyshohet se po spiunonin në emër të Izraelit, raportoi më 2 janar a...
Bota
2 Janar 2024, 13:19
I.A
Ukraine
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se katër persona janë vrarë dhe të paktën 92 të tjerë...
Bota
2 Janar 2024, 12:14
I.A
Foto ilustruese
SHBA- Si çdo vit e përditshmja Financial Times ka bërë parashikimet e saj për vitin që jemi futur. Sipas pa...
Bota
2 Janar 2024, 11:29
I.A
Japoni
JAPONI- Një avion i Japan Airlines u përfshi në flakë teksa u ul në pistën e aeroportit Haneda të Tokios. Mediat ...
Bota
2 Janar 2024, 11:11
I.A
Damask
SIRI- Disa sulme ajrore izraelite kanë goditur në periferi të Damaskut mëngjesin e 2 janarit, duke shkaktuar “dëme ma...
Bota
2 Janar 2024, 10:40
I.A
Lee Jae-myung
KOREJA E JUGUT- Lideri opozitar në Korenë e Jugut, Lee Jae-myung, është therur me thikë në qafë nga nj&eum...
Bota
2 Janar 2024, 09:50
I.A
Japoni
JAPONI- Një sërë tërmetesh të fuqishme që goditën perëndimin e Japonisë kanë lënë të...