Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Osmani tha se po të kërkonte Austria një shoqatë të austriakëve në Kosovë, kjo nuk do të paraqiste problem, por shtoi se këtë po e kërkon një shtet që nuk e njeh Kosovën.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova ka një vijë të kuqe për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e ajo është që të mos ketë të drejta ekzekutive. Në një intervistë për Die Presse, Osmani tha se po të kërkonte Austria një shoqatë të austriakëve në Kosovë, kjo nuk do të paraqiste problem, por shtoi se këtë po e kërkon një shtet që nuk e njeh Kosovën.
“Problemi kryesor është Serbia. Për shembull, nëse Austria do ta kërkonte një shoqatë të veçantë për austriakët në Kosovë, ne nuk do të shqetësoheshim aq. Austria e njohu Kosovën si shtet. Nuk është qëllimi i Austrisë ta minojë pavarësinë tonë. Serbia nuk dëshiron të avancohen të drejtat për serbët në Kosovë. Përkundrazi, ajo përdorë strukturat e saj ilegale në veri të Kosovës për t`i kërcënuar serbët që jetojnë atje. Ata thjesht duan ta bëjnë Kosovën jofunksionale si shtet, siç kanë bërë me Republikën Srpska në Bosnje e Hercegovinë. Ata duan një Milorad Dodik të dytë (President i Republikës Srpska) në Kosovë”, tha ajo.
Tutje ajo tregoi se për zbatimin e Asociacionit, duhet që të respektohen zotimet tjera të marrëveshjes dhe se nuk guxon të shkelet Kushtetuta e Kosovës.
“Nëse Kosova i respekton zotimet në kuadër të marrëveshjes, do të kujdeset të veprojë në përputhje me kushtetutën. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese po ashtu përmendet nevoja për respektimin e parimit të multietnicitetit. Një shoqatë e komunitetit serb do të duhej gjithashtu të respektonte të drejtat e grupeve të tjera etnike që jetojnë aty. Ne e kemi një vijë të kuqe: nuk duhet të ketë të drejta ekzekutive për një strukturë paralele administrative serbe. Por në të njëjtën kohë, natyrisht, ne do t`i zbatojmë të gjitha të drejtat dhe liritë e pakicave sipas standardeve evropiane. Kjo duhet të shkojë paralelisht me zbatimin e pikave të tjera të marrëveshjes, siç është njohja e simboleve kombëtare. Serbia ka treguar se nuk dëshiron ta zbatojë këtë. Ne presim që edhe nëse Serbia vazhdon me bllokada, partnerët tanë do të mbështesin integrimin ndërkombëtar të Kosovës”, tha ajo.
Bob Lee SHBA- Themeluesi i kompanisë shumë miliardë dollarëshe të teknologjisë Cash App, Bob Lee, u godit me thikë p&eum...
Andrzej Duda dhe Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka udhëtuar në Poloninë fqinje për nj&...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçi&ccedi...
Policet SHBA- Oficerët e SWAT iu përgjigjën një thirrje Hotelit dhe Kullës Ndërkombëtare Trump në Çikago t&e...
25-vjeçari BRAZIL- Personi i mëposhëm është 25-vjeçari që sulmoi kopshtin në Brazil mëngjesin e sot&e...
Donald Trump dhe Melania Trump SHBA- Mungesa e ish-Zonjës së Parë në mitingun e Donald Trump në Mar-a-Lago, p...
Matteo Renzi ITALI- Ish-kryeministri italian Matteo Renzi tha se do të marrë detyrën e drejtorit të një gazete. Repubblica sh...
Milo Gjukanoviç MALI I ZI- Milo Gjukanoviç ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike të Socialistë...
Volodymyr Zelenskyy dhe Mateusz Morawiecki POLONI- Polonia dhe Ukraina kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për rind&...
Ministria e Mbrojtjes në Rusi RUSI- Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi është përfshirë nga flakë...