5 Prill 2023, 20:43
Nga I.A
Donald Trump dhe Melania Trump
SHBA- Mungesa e ish-Zonjës së Parë në mitingun e Donald Trump në Mar-a-Lago, pak orë pas paraqitjes historike në oborrin e Manhattan-it nuk kaloi pa u vënë re dhe tabloidët, veçanërisht ata britanikë, spekulojnë se për ish-çiftin presidencial divorci është gjithnjë e më afër.
Ndërkohë që hynte në sallën e gjyqit në Mahnatan, Trump shoqërohej nga tre nga pesë fëmijët e tij, ndërsa në fjalimin e mbajtur më vonë në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida, ai falënderoi fëmijët dhe bashkëshortet e tyre të cilët qëndronin me krenari në rreshtin e parë, ndërisa Melania nuk është parë askund.
Por kjo është mohuar nga një burim i pranë çiftit, i revistës People. Donald Trump dhe gruaja e tij, Melania Trump, u tronditën të dy kur dëgjuan lajmin se ish-presidenti ishte paditur për rreth 30 akuza javën e kaluar.
"Melania dhe Donald u tronditën të dy kur u thanë. Ata nuk e prisnin, por Melania do ta mbështesë. Kështu bën ajo. Ata janë një familje", thotë një burim politik për People.
Donald dhe Melania darkuan me një grup njerëzish të enjten mbrëma pas ngritjes së aktakuzës. Sipas një burimi të Palm Beach, ata nuk dukeshin të tronditur.
"Si zakonisht, drama rrotullohet rreth tyre dhe ata kalojnë nëpër të. Është pjesë e jetës së tyre” thotë burimi.
Burimi shton se Melania është e mërzitur dhe e zemëruar për aktakuzën, e cila rrjedh nga një pagesë e supozuar e parave të heshtura që ai i bëri yllit të filmit për të rritur Stormy Daniels në vitin 2016, por jo e shkatërruar.
donald trump melania trump donald trump ne gjyq
Bota
5 Prill 2023, 20:02
I.A
Matteo Renzi
ITALI- Ish-kryeministri italian Matteo Renzi tha se do të marrë detyrën e drejtorit të një gazete. Repubblica sh...
Bota
5 Prill 2023, 19:44
F.M
Milo Gjukanoviç
MALI I ZI- Milo Gjukanoviç ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike të Socialistë...
Bota
5 Prill 2023, 19:37
a.l
Volodymyr Zelenskyy dhe Mateusz Morawiecki
POLONI- Polonia dhe Ukraina kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për rind&...
Bota
5 Prill 2023, 19:32
a.l
Ministria e Mbrojtjes në Rusi
RUSI- Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi është përfshirë nga flakë...
Bota
5 Prill 2023, 19:26
I.A
Devin Kelly
SHBA- Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rënë dakord të paguajë 144.5 milionë dollarë dëm...
Bota
5 Prill 2023, 19:27
a.l
Aleksandër Lukashenko
RUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka mbërritur në Moskë për një t...
Bota
5 Prill 2023, 18:41
I.A
Misuri
SHBA- Katër persona u vranë nga një tornado që goditi shtetin amerikan të Misurit sot. Autoritetet kanë shtu...
Bota
5 Prill 2023, 18:45
a.l
Evan Gershkovich
SHBA- Ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield deklaroi se sot është takuar me homologun e saj rus V...
Bota
5 Prill 2023, 18:39
a.l
Peter Szjarto
HUNGARI- Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto deklaron se vendimi për të ftuar Ukrainën në nj&e...
Bota
5 Prill 2023, 18:22
a.l
Jens Stoltenberg
Sekretari i përgjithshëm i aleancës së NATO-s, akuzoi Kinën për përhapje të propagandës ruse...