LIVE UPDATES
Bota

SHBA paralajmërim shtetasve amerikanë për udhëtimin drejt Kinës

Kina miratoi së fundmi edhe një ligj kundërspiunazhi që ka trazuar komunitetin e sipërmarrësve të huaj, të cilëve po u bastisen zyrat, si dhe një ligj tjetër për ndëshkimin e kritikëve të huaj.

3 Korrik 2023, 21:53 Nga k.m.
SHBA paralajmërim shtetasve amerikanë për udhëtimin drejt
Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara u rekomandojnë shtetasve amerikanë të mendohen më gjatë për udhëtimet drejt Kinës, për shkak të masave arbitrare dhe ndalimit të largimit, si dhe rrezikut të arrestimit të paligjshëm. Megjithëse nuk përmenden raste konkrete, rekomandimi u bë pasi një amerikan 78-vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm i akuzuar për spiunazh në muajin maj.

Po kështu, javën e kaluar Kina miratoi një Ligj për Marrëdhëniet me Jashtë që parashikon masa ndaj atyre që konsiderohen se dëmtojnë interesat e Kinës.

Kina miratoi së fundmi edhe një ligj kundërspiunazhi që ka trazuar komunitetin e sipërmarrësve të huaj, të cilëve po u bastisen zyrat, si dhe një ligj tjetër për ndëshkimin e kritikëve të huaj.

“Qeveria e Republikës Popullore të Kinës zbaton në mënyrë arbitrare ligjet vendase, përfshirë ndalimin e largimit për shtetasit amerikanë dhe të vendeve të tjera, pa një proces të drejtë dhe transparent të bazuar në ligj”, thuhet në udhëzimin e Shteteve të Bashkuara.

“Shtetasit amerikanë që udhëtojnë apo banojnë në Kinë mund të arrestohen pa iu dhënë qasje tek shërbimet konsullore amerikane apo tek informacioni për krimin për të cilin akuzohen”, thuhet në udhëzim.

Në informacionin e Departamentit të Shtetit thuhet ndër të tjera se autoritetet kineze “duket se kanë gjithashtu autoritetet të zgjeruar për t’i përcaktuar si sekret shtetëror një gamë të madhe dokumentesh, të dhënash, statistikash, apo materialesh, si dhe për të arrestuar dhe akuzuar shtetas të huaj për spiunazh”.

Ndër shkeljet e mundshme, udhëzimi radhit p.sh. marrjen pjesë në protesta, dërgimin e mesazheve elektronike që kritikojnë politikat kineze, apo edhe punën e thjeshtë kërkimore në fusha që konsiderohen të rëndësishme. Ndalimi i largimit nga vendi mund të përdoret për t’i detyruar individët që të bashkëpunojnë me hetimet e qeverisë kineze, për t’u bërë presion familjarëve që të kthehen nga vendet e tjera, për të zgjidhur mosmarrëveshjet në favor të shtetasve kinezë, si dhe për “të patur ndikim tek qeveritë e tjera”, thuhet në udhëzimin amerikan. Udhëzime të ngjashme u publikuan edhe për rajonet gjysmë-autonome kineze të Hong Kongut dhe Makaut. Udhëzimet mbanin datën e së premtes dhe iu dërguan gazetarëve të hënën.

Shtetet e Bashkuara kanë publikuar udhëzime të ngjashme në të kaluarën për shtetasit amerikanë, por gjatë viteve të fundit ato kanë qenë më tepër në formën e paralajmërimeve për rrezikun e bllokimit nga masat e zgjatura ndaj COVID-it, kur Kina mbylli kufijtë e saj për gati tre vite bazuar në politikën e saj të ashpër “zero-COVID”.

Kina është përgjigjur përgjithësisht me zemërim ndaj atyre që i konsideron veprime të Shteteve të Bashkuara për të vënë në pikëpyetje sistemin e saj autoritar të drejtuar nga Partia Komuniste. Kina ka qarkulluar nga ana e saj udhëzime për udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për rrezikshmërinë e kriminalitetit, diskriminimin ndaj aziatikëve dhe koston e lartë të ndihmës urgjente mjekësore.

Kina nuk bëri ndonjë reagim të menjëhershëm ndaj udhëzimit amerikan të qarkulluar të hënën.

Detajet rreth akuzave për spiunazh të ngritura ndaj John Shing-Wan Leungut nuk janë bërë të njohura, për shkak të sistemit autoritar politik të Kinës dhe kontrollit absolut të Partisë Komuniste në pushtet mbi të gjitha çështjet ligjore. Zoti Leung, i cili ka edhe rezidencë të përhershme në Hong Kong, u arrestua në qytetin juglindor Suzhou më 15 prill 2021 – periudhë kur Kina kishte mbyllur kufijtë dhe kishte vendosur kufizime të rrepta ndaj lëvizjeve të brendshme të popullsisë, për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19ës.

Paralajmërimi për udhëtimin vjen ndërsa marrëdhëniet SHBA-Kinë janë në pikën më të ulët të viteve të fundit, për shkak të tregtisë, teknologjisë, Tajvanit dhe të drejtave të njeriut, megjithëse palët janë duke ndërmarrë disa hapa për ta përmirësuar situatën. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri një vizitë javën e kaluar në Pekin, që ishte shtyrë prej kohësh, dhe Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen bën këtë javë një vizitë të shumëpritur në Pekin. Kina gjithashtu caktoi rishtazi një ambasador të ri në Uashington, i cili paraqiti letrat kredenciale gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Joe Biden.

Incidente të tjera kanë nxjerrë gjithashtu në pah tensionimin e marrëdhënies. Kina protestoi zyrtarisht muajin e kaluar pasi Presidenti Biden e quajti udhëheqësin kinez Xi Jinping një “diktator”, vetëm pak ditë pas vizitës së Sekretarit Blinken.

Presidenti Biden i kushtoi pak rëndësi protestës, duke thënë se fjalët e tij nuk do të ndikonin negativisht tek marrëdhëniet SHBA-Kinë dhe se gjithsesi pret të takohet së shpejti me zotin Xi. Presidenti Biden ka marrë gjithashtu kritika nga Pekini pas deklaratave të hapura se Shtetet e Bashkuara do ta mbronin Tajvanin e vetëqeverisur, në rast se Kina, e cila pretendon se ky ishull është territor i saj, do ta sulmonte atë.

Presidenti Biden tha se deklaratat e tij të hapura për Kinën “thjesht nuk janë diçka që do t’i ndryshonte shumë”.

Administrata amerikane gjendet nën presionin e të dyja partive politike për të mbajtur një linjë më të ashpër ndaj Kinës, duke e bërë atë kështu një ndër çështjet e pakta për të cilat bien dakort demokratët dhe republikanët.

Krahas disa amerikanëve të burgosur, dy sino-australianë, Cheng Lei, e cila punonte për rrjetin shtetëror të transmetimeve kineze, si dhe shkrimtari Yang Jun, mbahen në burg që nga përkatësisht viti 2020 dhe 2019, pa asnjë njoftim rreth dënimit të tyre.

Rasti ndoshta më i njohur i arrestimit arbitrar ishte ai i dy kanadezëve, Michael Kovrig dhe Michael Spavor, të cilët u arrestuan në Kinë në vitin 2018, pak pasi Kanadaja arrestoi Meng Wanzhounë, drejtuese financiare e kompanisë kineze Huwaei Technologies dhe njëkohësisht vajza e themeluesit të kësaj kompanie, bazuar tek një kërkesë për ekstradim nga autoritetet amerikane.

Ata u akuzuan për vepra penale të lidhura me sigurinë kombëtare, të cilat nuk u shpjeguan kurrë, dhe u liruan tre vjet më vonë pasi në Shtetet e Bashkuara u arrit me marrëveshje zgjidhja e akuzave për mashtrim financiar ndaj zonjës Meng. Shumë vende i emërtojnë praktikat e Kinës si “politika pengmarrjeje”./VOA

shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet