LIVE UPDATES
Bota

Vizita e Gërvallës në Gjermani, Barbock: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donka Gërvalla-Schwarz takon homologen e saj gjermane në Berlin. Dy kryediplomatet rikonfirmuan domosdoshmërinë e njohjes reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.

13 Tetor 2022, 08:13 Nga d.a.
Vizita e Gërvallës në Gjermani, Barbock: Serbia nuk mund të
Gervalla dhe Baerbock

GJERMANI- Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, theksoi se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën. „Si qeveri gjermane, ne kemi një qëndrim shumë, shumë të qartë për njohjen”, tha Baerbock. Ajo tha se Gjermania po punon në mënyrë aktive për anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe kjo nënkupton njohjen reciproke.  “Fuqia e Bashkimit Evropian është se edhe nëse keni mendime të ndryshme në  fusha të ndryshme të politikave, duhet ta mbrojmë njëri-tjetrin në rast nevoje, Ajo që kemi në nenin 5 të Traktatit të NATO-s është e sanksionuar edhe në traktatin evropian, angazhimi reciprok.”

Baerbock e tha këtë në konferencën e përbashkët me homologen e saj nga Kosova, Donika Gërvalla-Schwarz, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetareje lidhur me “disa propozime që qarkullojnë që Serbia ta lejojë Kosovën të hyjë në organizata ndërkombëtare, si në OKB, dhe si shpërblim të përfitojë një anëtarësim më të përshpejtuar në BE”, duke nënkuptuar kështu propozimin gjermano-francez  për të cilin pati folur presidenti seb Vuçiq fundjavën e kaluar. 

Gërvalla nga ana e saj tha se lajme të tilla, edhe ajo si ministre, i ka mësuar nga mediat lokale dhe kujtoi se Rusia ushtron ndikimin kryesor në rajon nëpërmjet lajmeve të rreme në media. "Kishte raportime në mediat lokale, u publikuan disa faqe që unë si ministre e Jashtme e vendit tim i pashë vetëm në media. Nuk duhet të anashkalojmë faktin se ndikimi rus në rajonin tonë shprehet kryesisht përmes raportimeve të rreme në media", tha kryediplomatja e Kosovës. 

Por ajo shtoi se "ka vazhdimisht nisma shumë interesante që hidhen në diskutim nga partnerët tanë" dhe sqaroi edhe një herë qëndrimin e Kosovës. "Normalizimi në dialogun me Serbinë mund të kulmojë vetëm me njohjen reciproke". Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OKB, ajo tha se "natyrisht është për të ardhur keq që nuk kemi vetëm zërin kundërshtues të Serbisë, por kemi edhe dy aktorë në Këshillin e Sigurimit për momentin, që do ta kundërshtonin pranimin e Kosovës. Dhe këto janë Rusia dhe Kina. Prandaj rruga e Kosovës për në OKB është ndoshta pak më e gjatë. Por kjo nuk do të thotë se ne mund të dorëzohemi dhe se mund të anashkalojmë faktin se Kosova e ka fatin e saj në duart e veta, sepse ajo që ne mund të bëjmë, pa Rusinë, pa Kinën, pa Serbinë, është që të punojmë në vendin tonë për demokraci. për progres, për shtetin ligjor, për një të ardhme më të mirë, për të rinjtë tanë."

Baerbock: Ka ardhur koha për liberalizimin e vizave

Minsitrja e Jashtme e Gjermanisë e quajti liberalizimin e vizave për Kosovën si "prioritetin më të lartë". "Ne kemi kohë që po flasim për këtë. Që nga viti 2018, Komisioni tashmë i ka konfirmuar Kosovës se janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Javën e kaluar ai konfirmoi përparim të mëtejshëm në fushën e sundimit të ligjit. Dhe tani ka ardhur momenti që jo vetëm të flasim. Tashmë nevojitet liberalizimi i vizave, dhe na takon neve si shtete të BE-së që ta realizojmë.”

Duke folur për takimin e së enjtes të ministrave të Brendshëm të BE-së në Bruksel, ajo tha se Gjermania ka bërë fushatë që kjo temë të kthehet në rend të ditës. “Dhe mund të premtoj se do të angazhohemi dhe që të sqarojmë të gjitha pyetjet dhe dyshimet që mund të kenë partnerët tanë në Francë, dhe që të mos ketë vonesa në zbatim.”

Gërvalla: Vuçiqi nuk bën asnjë hap pa Putinin

Donika Gervalla-Schwarz në fjalën e saj para gazetarëve e vuri theksin te pasiguritë që ekzistojnë në rajon për shkak të ndikimit rus, dhe tërhoqi vëmendjen që kjo të mos harrohet. “Ne nuk duhet të harrojmë frontin e dytë të Putinit dhe ai është Ballkani”, tha kryediplomatja kosovare. Ajo kujtoi, marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, duke marrë shkas nga marrëveshja e nënshkruar së fundmi në Nju Jork mes dy ministrave të Jashtëm të dy vendeve për sinkronizimin e politikës së jashtme. “Ne në rajon morëm mesazhin se duhet të kemi frikë për sigurinë tonë. Në fund të fundit, çfarë do të thotë sinkronizimi me politikën e jashtme ruse? Ne tani e dimë politikën e jashtme ruse, dhe kjo është arsyeja pse ne e dimë se presidenti serb Vuçiq nuk do të bëjë asnjë hap pa Putinin.”

Me këtë rast, Gërvalla u kërkoi partnerëve evropianë tone më të qarta në drejtim të Beogradit. “Do të doja të përfitoj nga ky rast për t'i kërkuar Evropës që t'i përgjigjet kësaj më rreptë dhe zëshëm. Sepse përvoja jonë është se paqja në Ballkan është e nevojshme, por edhe e brishtë. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për më shumë BE, prandaj na duhet më shumë Gjermani, prandaj na duhet më shumë prania e NATO-s.”

Gërvalla: Gjermania të konsiderojë shtimin e trupave në rajon

Gërvalla kërkoi nga Gjermania që, siç po veprojnë SHBA, të shqyrtojë mundësinë e një pranie më të madhe ushtarake në rajon. “Jam shumë e lumtur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë plotësuar kërkesën tonë të kahmotshme dhe tani po dërgojnë 300 ushtarë amerikanë në rajon dhe në Kosovë. Dhe gjithashtu do të doja të kërkoja që Gjermania dhe të tjerët të shqyrtojnë se a mund, apo duhet të dërgojnë sinjale të ngjashme në rajon.”

Dy politikanet folën edhe për Procesin e Berlinit, në kuadër të të cilit pritet të ketë një konferencë të ministrave të Jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, javën e ardhshme në Berlin. Po ashtu ato theksuan marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe, të krijuara edhe për shkak të mërgatës së madhe kosovare që jeton në Gjermani. Kryediplomatja e Kosovës, falënderoi Gjermaninë për njohjen e lejeve të drejtimit të automjetit, prej të cilës sipas saj, deri tani kanë përfituar 12.500 shtetas të Kosovës, dhe tha se tani po punohet për arritjen e një marrëveshje për heqjen e taksave të dyfishta./DW/

annalena baerbock donika gërvalla dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më