LIVE UPDATES
Bota

Raporti i Dick Marty në KiE, VOA: S'mjafton fjalimi i Ramës, Shqipëria duhet të paraqesë mocion për Rezolutën

Fjala e kryeministrit Rama bazohet dhe pason një Rezolutë që Kuvendi i Shqipërisë miratoi në korrik, ku thuhet se raporti i hartuar nga i dërguari i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, Dick Marty përmban pretendime, të cilat mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

13 Tetor 2022, 07:45 Nga DOSJA
Raporti i Dick Marty në KiE, VOA: S'mjafton fjalimi i Ramës,

STRASBURG- Shqipëria i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin e të dërguarit Dick Marty, sipas saj të pabazuar dhe të paprovuar, ku shprehen pretendime se ish drejtues të UÇK-së të jenë përfshirë gjatë luftës së vitit 1999 në trafikim organesh njerëzore, i shtrirë edhe në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama theksoi në fjalën e tij sot para Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës se spastrimi etnik i Milosheviçit në Kosovë shkaktoi mijëra të vrarë e të zhdukur dhe qindra mijëra të shpërngulur.

NATO dhe bashkësia ndërkombëtare ndërhynë dhe paqja u vendos. Por institucionet europiane humbën busullën dhe pranuan pretendime të paqena, nga kujtimet e ish prokurores Carla del Ponte, e deri tek mocione nga diplomatë rusë e serbë, që arritën të futnin në një raport të KE për gjoja trafikim të organeve njerëzore, një lajm i rremë me akuza të turpshme”, tha ai.

Fjala e kryeministrit Rama bazohet dhe pason një Rezolutë që Kuvendi i Shqipërisë miratoi në korrik, ku thuhet se raporti i hartuar nga i dërguari i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, Dick Marty përmban pretendime, të cilat mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

Kjo rezolutë e Tiranës i është dërguar zyrtarisht Këshillit të Europës dhe vendeve anëtare, dhe Shqipëria kërkon tani ndryshimin e dokumentit të miratuar në Strasburg 11 vite më parë.

Zoti Rama shtoi se lajme të tilla të rreme janë sajuar në Kremlin kundër Kosovës, dhe se Europa duhet të respektojë dinjitetin e kombit shqiptar, duke i hedhur poshtë ato.

Ky ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë. Ky lajm i rremë mizor ariti të shndërrohej në një raport dhe u transformua në një rezolutë nga kaq shumë njerëz, të cilët u keqorientuan dhe i minuan të vërtetën dhe drejtësinë”, tha zoti Rama.

Përveç këtyre deklarimeve të kryeministrit Rama, Shqipëria duhet të ndjekë disa procedura konkrete për të vënë në lëvizje Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Hapi i parë është paraqitja e një mocioni për Rezolutë. Këtë Shqipëria mund ta bënte qysh tani në kuadër të këtij sesioni të Asamblesë, por “Zëri i Amerikës” ka mësuar zyrtarisht se ende nuk është paraqitur një kërkesë e tillë.

Kërkesa, sipas rregullit, merret në shqyrtim nga Byroja parlamentare, e cila verifikon nëse është në respekt të procedurave të saj. Më pas ia kalon një prej Komiteteve të saj, i cili mund të caktojë dy relatorë për të hartuar një raport.

Ky dokument do të duhet të miratohet po nga Komiteti për t’u përfshirë në rendin e ditës së Asamblesë, ku do të duhen dy të tretat e votave. Rruga pritet të jetë e gjatë dhe e vështirë, madje deri tani nuk rezulton që Asambleja Parlamentare të jetë përballur më parë kërkesa për rishikimin e rezolutave të saj.

Raporti i të dërguarit Dick Marty ishte pikënisja, që çoi në ngritjen e një Gjykate të Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë dhe nisjen e një procesi, që ka vënë nën akuzë disa nga ish drejtuesit më të lartë politik të Prishtinës.

Marrë nga VOA

zeri i amerikes rama per dick marty 12 tetor 2022

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më