Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Përleshja filloi kur dy të afërmit u hodhën mbi ndarësin e galerisë dhe sulmuan të pandehurin (Alexander Ortiz) dhe më pas u përfshinë një i burgosur, një grua dhe babai i të akuzuarit. Një roje e Qendrës së Paraburgimit Metropolitane ndërhyri, por gjithashtu u sulmua.
SHBA- Një skenë kaotike është regjistruar në një sallë gjykate në Albuquerque, Nju Meksiko, gjatë një seance dëgjimore për rastin e një vrasje, kur dy të afërm meshkuj të viktimës sulmuan të pandehurin e dyshuar për vrasje.
Përleshja filloi kur dy të afërmit u hodhën mbi ndarësin e galerisë dhe sulmuan të pandehurin (Alexander Ortiz) dhe më pas në sherr u përfshi edhe një i burgosur, një grua dhe babai i të akuzuarit. Një roje e Qendrës së Paraburgimit Metropolitane ndërhyri, por gjithashtu u sulmua, siç mund të shihet dhe në pamjet e publikuara nga BBC.
View this post on Instagram
Dy burrat, Carlos Lucero dhe Pete Ysasi, u arrestuan dhe u akuzuan për sulm ndaj një oficeri dhe sulm në një burg. Gjithashtu një e dyshuar femër mbetet e lirë, me urdhër arresti.
Alexander Ortiz, 21 vjeç, u arrestua shkurtin e kaluar në lidhje me vrasjen fatale të ish-të dashurës së tij, Alianna Farfan. Policia e gjeti Farfan të vdekur në banesën e saj më 11 janar 2024, sipas departamentit të policisë.
"Detektivët e vrasjeve mësuan nga miqtë dhe familja se Farfan dhe Ortiz kishin një marrëdhënie abuzive dhe Ortiz ishte i mërzitur me Farfanin ditën e të shtënave," tha policia në një njoftim për shtyp vitin e kaluar. "Farfani jetonte në apartament dhe lejoi disa miq të qëndronin atje sepse kishte frikë të ishte vetëm, sipas një të afërmi."
Miqtë e Farfanit u thanë detektivëve se dëgjuan një të shtënë të vetme, ndërsa Ortiz dhe Farfan ishin në dhomën e saj të gjumit atë mbrëmje. Pasi hapën derën me shkelm, ata zbuluan Farfanin me një plagë me armë zjarri në fytyrë, thanë ata, dhe Ortiz kishte ikur nga dritarja e dhomës së gjumit.
Ortiz u arrestua më 21 shkurt 2024, pas një përplasjeje të shkurtër me policinë. Ai ka qenë në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan që atëherë, sipas të dhënave në internet. Seanca e tij e radhës ishte caktuar për të premten në mëngjes kur u regjistrua dhe incidenti i lartpërmendur.
Santorini SANTORINI- Vendasit dhe të huajt vijojnë të largohen nga Santorini pasi aktiviteti sizmik mbetet ende shqetësuese. ...
Trump SHBA - Lideri i parë i huaj që vizitoi zyrtarisht Shtëpinë e Bardhë në mandatin e dytë të presidentit Do...
Marta Kos SERBIA- Komisionerja për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka bërë thirrje për dialog gjithëpërfshir&e...
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump SHBA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk mund ta mbante buzëqeshjen larg fytyrës së tij. ...
foto ilustruese BELGJIKË- Policia belge është në kërkim të personave të armatosur pas të shtënave të rapo...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në një intervistë të martën se do të pranonte b...
Emine Erdogan dhe Latifa al-Daroubi TURQI- Zonja e re e parë e Sirisë, Latifa al-Daroubi, bëri paraqitjen e saj të parë jashtë...
Donald Trump SHBA - Njoftimi i presidentit amerikan Donald Trump të martën se SHBA mund të "marrë përsipër" Rripin e Gazë...
Foto ilustruese SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi se do t’i pezullojë nga puna të gjithë punonjësi...
foto ilustruese OHIO- Pës persona mbetën të plagosur dhe një i vrarë nga të shtënat me armë që ndodhë...