Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
VIDEO/ Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis transmetimin, studioja e lajmeve mbulohet nga tymi
Gjithashtu spikerja largohet menjëherë ndërsa studioja e lajmeve mbulohet nga tymi. Sipas mediave të huaja jë sulm i tillë ishte paralajmëruar nga Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili tha se “zëdhënësi i propagandës dhe nxitjes iraniane është në rrugën e zhdukjes”, duke shtuar se ka filluar evakuimi i banesave përreth.
16 Qershor 2025, 17:31Nga E. D
pamje nga vendngjarja
IRAN- Izraeli ka sulmuar televizioni shtetëror të Iranit gjatë një transmetimi live. Siç shihet edhe video gjatë transmetimit live, teksa spikerja po raportonte, godina ku ndodhet televizioni është tronditur nga një sulm.
Gjithashtu spikerja largohet menjëherë ndërsa studioja e lajmeve mbulohet nga tymi. Sipas mediave të huaja jë sulm i tillë ishte paralajmëruar nga Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili tha se “zëdhënësi i propagandës dhe nxitjes iraniane është në rrugën e zhdukjes”, duke shtuar se ka filluar evakuimi i banesave përreth.
Po ashtu Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz ka kërcënuar banorët e Teheranit duke u shprehur se ata do të vuajnë hakmarrjen për sulmet raketore iraniane që kanë shkaktuar dëme të mëdha në zonat e banuara izraelite. Nga këto sulme janë vrarë 21 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë që nga e premtja.