LIVE UPDATES
Bota

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

Marrëveshja për kontrollin nënrajonal të armatimit u nënshkrua në vitin 1996 një vit pas përfundimit të luftës në Bosnje e Hercegovinë nën kujdesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

16 Qershor 2025, 15:38 Nga E. D
Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe
foto ilustruese

MAL I ZI- Gati tridhjetë vjet pas pushimit të armëve në Ballkanin Perëndimor, dronë të rinj të armatosur janë duke patrulluar në heshtje mbi rajon, por askush nuk e di saktësisht numrin e tyre.

Marrëveshja për kontrollin nënrajonal të armatimit u nënshkrua në vitin 1996 një vit pas përfundimit të luftës në Bosnje e Hercegovinë nën kujdesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Me të u vendosën kufizime për numrin e tankeve, automjeteve të blinduara, artilerisë së rëndë, avionëve luftarakë dhe helikopterëve sulmues në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe Mal të Zi.

Por, sot, në këtë listë bie në sy mungesa e një arme moderne vdekjeprurëse: dronët e armatosur.

“Vetëm tri shtete zotëronin dronë të armatosur në vitin 2010. Në fund të vitit 2024, ky numër u rrit në mbi 40”, thotë për Radion Evropa e Lirë Antonio Prlenda, analist ushtarak nga Sarajeva, i cili së fundmi mbrojti tezën e magjistraturës për këtë temë.

Dronët ushtarakë janë më të lirë, më të lëvizshëm dhe më vdekjeprurës sesa avionët luftarakë tradicionalë.

Ata janë bërë një armë e preferuar në konfliktet e sotme - nga Ukraina, përmes Kaukazit deri në Lindjen e Mesme - dhe të gjithë duan t’i kenë në forcat e veta të armatosura.

Ballkani Perëndimor nuk bën përjashtim nga kjo.

Serbia ka blerë dronë sulmues nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli.

Ajo është duke zhvilluar edhe modelet vendase: Pegaz, Vrabac dhe Komarac, të cilat e kanë mbushur qiellin mbi këtë vend, pasi - së paku tash për tash - marrëveshja për të blerë dronë Bayraktar nga Turqia ka dështuar.

Kroacia ka blerë gjashtë dronë të armatosur turq dhe është duke prodhuar mini-dronët e saj vdekjeprurës, të cilët i ka eksportuar, mes tjerash, edhe në Ukrainë.

Sipas deklaratave të zyrtarëve, me kapacitetin aktual, ky vend mund të prodhojë rreth gjysmë milioni mini-dronë në vit.

Një tjetër vend i NATO-s, Mali i Zi, është duke i rritur në heshtje, por gjithnjë e më shumë kapacitetet e tij ushtarake.

Me një buxhet të kufizuar ushtarak, ai ka blerë dronë zbulues nga Sllovenia dhe është duke investuar në blerjen e dronëve shtesë, të destinuar për mbikëqyrjen e kufijve.

Gjithashtu ka njoftuar se do të prodhojë edhe vetë, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Në Bosnje e Hercegovinë, modernizimi i forcave të armatosura pengohet nga një buxhet i kufizuar, si dhe nga përçarjet politike.

Përveç helikopterëve të dhuruar nga Shtetet e Bashkuara, ky vend nuk ka avionë të tjerë.

Së voni, Turqia i ka dhuruar një sistem bllokimi të dronëve dhe i ka premtuar dy dronë Bayraktar.

Kosova - ndonëse nuk është pjesë e marrëveshjes për kontrollin e armatimit - ka filluar të sigurojë dronë ushtarakë, fillimisht Bayraktarë nga Turqia.

Analisti ushtarak nga Sarajeva, Antonio Prlenda, beson se dronët pa pilot duhet të përfshihen ose si një kategori e re, e gjashtë, ose të përfshihen në klasifikimin ekzistues të avionëve luftarakë.

“Megjithatë, këto propozime janë bllokuar, sepse, për momentin, nuk ka vullnet politik nga ana e nënshkruesve për ta bërë një gjë të tillë”, thotë Prlenda për Radion Evropa e Lirë.

Në vitin 2015, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia kanë marrë përsipër përgjegjësinë për zbatimin e marrëveshjes nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila deri atëherë e ka mbikëqyrur zbatimin e saj.

“Që nga ajo kohë e këndej, presioni i drejtpërdrejtë nga faktori ndërkombëtar mbi zbatimin dhe ndryshimet e mundshme, nuk është më i mundur. Që nga ajo kohë e këndej, ajo varet vetëm nga vullneti politik i vetë nënshkruesve”, thotë Prlenda.

Çdo blerje e pajisjeve ushtarake në rajon perceptohet nga njerëzit si një garë armatimesh, dhe ky shqetësim përkeqësohet edhe nga deklaratat e politikanëve udhëheqës.

Pasi Kroacia nënshkroi një kontratë për të blerë avionë luftarakë francezë, Rafale, për të zëvendësuar MIG-ët sovjetikë, një gjë e tillë bëri bujë në rajon. Serbia u përgjigj duke blerë të njëjtit avionë.

Edhe pse të gjitha vendet janë shumë më poshtë numrit maksimal të ushtarëve dhe armatimit të rëndë, të dakorduar rreth tridhjetë vjet më parë, balanca e forcave ka ndryshuar më së shumti në lidhje me dronët ushtarakë.

“Situata me dronët është mjaft e ndërlikuar, sepse ka një numër të madh të kategorive të ndryshme. Dronët e vegjël komercialë janë relativisht të lehtë për t’u modifikuar. Mund të flasim vetëm për ata më të mëdhenjtë, që mund të klasifikohen si avionë luftarakë”, thotë Aleksandar Radiq, analist ushtarak nga Beogradi.

Sistemi i vjetër i kontrollit të armëve në rajon duket më shumë si një relikt sesa një mbrojtje, pasi të gjitha vendet kanë futur në përdorim armë të reja dhe më moderne.

Radiq thekson faktin se në kohën kur është nënshkruar marrëveshja në vitin 1996, Serbia ka pasur më shumë se 155 aeroplanë luftarakë.

“Serbia sot nuk është as afër atij numri. Britania e Madhe ka rreth njëqind avionë luftarakë. Vetë fryma e asaj marrëveshjeje është e lidhur me rrethanat e vjetra dhe ndryshimi i një dokumenti të tillë, mendoj unë, është jorealist. Ne kemi nevojë për një dokument të ri që do të garantonte besim, në përputhje me rrethanat moderne”, thotë Radiq për Radion Evropa e Lirë.

Vendet e NATO-s dhe të Traktatit të Varshavës - nga Oqeani Atlantik deri tek Uralet - nënshkruan në fund të vitit 1990 Marrëveshjen për forcat konvencionale në Evropë (CFE), por Rusia e pezulloi pjesëmarrjen e saj në këtë marrëveshje në vitin 2007.

Marrëveshja nënrajonale, e nënshkruar nga të njëjtat vende që ishin nënshkruese të Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, e cila i dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995, bazohej në atë traktat të Luftës së Ftohtë.

“Ajo i ka shërbyer qëllimit të saj. Është miratuar në kohën më kritike. Shtetet që e kanë nënshkruar, nuk kanë qenë kurrë afër përmbushjes së kuotave të përcaktuara. Nevojitet përditësim jo vetëm i kësaj marrëveshjeje, por edhe i Dokumentit të Vjenës, CFE-së dhe çështjeve të armëve bërthamore”, thotë për Radion Evropa e Lirë Dragan Samarxhiq, admiral në pension i Ushtrisë së Malit të Zi.

Sa u përket dronëve ushtarakë, Samarxhiq thotë se asnjë marrëveshje për kontrollin e armëve nuk i ka përfshirë ata dhe se, tani për tani, dronët pa pilot konsiderohen më shumë si armë të rrezikshme që mund të përdoren nga grupet terroriste, sesa nga shtetet.

Paralelisht me prokurimin e dronëve, vendet në rajon po punojnë edhe për prokurimin e sistemeve të integruara për gjurmimin dhe rrëzimin e dronëve.

Kroacia dhe Serbia kanë sisteme të tilla më të vogla, ndërsa, së voni, Turqia i ka dhuruar Bosnje e Hercegovinës një sistem anti-dron./REL

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje