LIVE UPDATES
Bota

Vendimi për riklasifikimin e marijuanës në SHBA, nuk do të merret para zgjedhjeve të nëntorit

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për luftën kundër drogës (DEA), më 2 dhjetor do të zhvillojë një seancë dëgjimore lidhur me propozimin për të ndryshuar politikën federale për këtë substancë. Kjo do të thotë se vendimi përfundimtar mund të merret nga administrata e ardhshme.

3 Shtator 2024, 21:14 Nga E. D
Vendimi për riklasifikimin e marijuanës në SHBA, nuk do të
fotot ilustruese

SHBA- Një vendim për riklasifikimin e mundshëm të marijuanës si drogë më pak e rrezikshme në Shtetet e Bashkuara, do të merret pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, çka do të thotë se kjo çështje mund të jetë një nga temat me peshë në garën e ngushtë mes dy kandidatëve.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për luftën kundër drogës (DEA), më 2 dhjetor do të zhvillojë një seancë dëgjimore lidhur me propozimin për të ndryshuar politikën federale për këtë substancë. Kjo do të thotë se vendimi përfundimtar mund të merret nga administrata e ardhshme.

Megjithëse teknikisht është e mundur që ky vendim t’i paraprijë përfundimit të mandatit të Presidentit Joe Biden, marrja e tij përpara Ditës së Inaugurimit "do të ishte mjaft e përshpejtuar", thotë avokati Brian Vicente i cili mbron të drejtën e përdorimit të kanabisit.

Një gjë e tillë mund të vërë në qendër të vëmendjes qëndrimet e kandidatëve presidencialë për marijuanën. Nënpresidentja Kamala Harris ka mbështetur dekriminalizimin e saj dhe ka thënë se është "absurde" që marijuana të jetë në një njëjtën kategori klasifikimi të drogave si heroina dhe LSD-në (një haluçinogjen i fuqishëm). Qëndrimi i kandidates demokrate ka ndryshuar me kalimin e viteve; ajo dikur mbikëqyrte masat për zbatimin e ligjit lidhur me kanabisin dhe kundërshtonte legalizimin e përdorimit të saj për të rriturit në Kaliforni, nëse nuk ishte për arsye mjekësore, kur kandidonte për postin e prokurores së përgjithshme të shtetit në vitin 2010.

Ish-Presidenti Donald Trump, kandidati republikan, sinjalizoi të shtunën mbështetjen për një nismë legalizimi në Florida, pas komenteve të mëparshme se ai është gjithnjë e më i bindur se njerëzit nuk duhet të burgosen për përdorimin e kësaj droge që tashmë është e ligjshme në shumë shtete, pavarësisht nëse kjo “është gjë e mirë apo e keqe."

Gjatë kandidimit për president në vitin 2016, zoti Trump tha se mbështeste përdorimin e marijuanës për arsye mjekësore dhe se kjo çështje duhet t'i lihej shteteve për të vendosur. Por gjatë mandatit të tij të parë, Prokurori i Përgjithshëm i atëhershëm Jeff Sessions rrëzoi një udhëzim të administratës së ish-Presidentit Barack Obama që i ndalonte autoritetet federale të godisnin përdorimin e kanabisit në ato shtete ku ai ishte i ligjshëm.

Departamenti i Drejtësisë propozoi riklasifikimin e marijuanës në maj, duke thënë se ky ndryshim do të merrte parasysh përdorimin mjekësor të marijuanës, si edhe faktin se ajo ka më pak potencial për t’u abuzuar sesa disa nga drogat më të rrezikshme që janë në qarkullim. Propozimi, i cili nuk do të legalizonte marijuanën për përdorim personal, u bë pas një thirrjeje për shqyrtim nga Presidenti Biden, i cili e ka quajtur ndryshimin "monumental”.

Klasifikimi i ri do të ishte ndryshimi më i rëndësishëm në politikën amerikane për drogat në 50 vitet e fundit dhe mund të jetë një çështje e fuqishme politike, veçanërisht për votuesit në moshë të re. Por ajo përballet me kundërshtimin e disa grupeve që argumentojnë se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për ta vendosur kanabisin në kategorinë e lëndëve më pak të rrezikshme.

Propozimi, i cili u nënshkrua nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, pasoi një rekomandim të Departamentit të Shëndetësisë. Politika federale për këtë drogë ka mbetur prapa asaj të shumë shteteve të vendit. Gjatë viteve të fundit, 38 prej tyre e kanë legalizuar tashmë marijuanën mjekësore dhe 24 kanë legalizuar përdorimin e saj për qëllime personale argëtimi. Ligjvënësit nga të dyja partitë kryesore politike kanë kërkuar ndryshime, pasi marijuana është bërë gjithnjë e më shumë e dekriminalizuar dhe e pranuar.

Një sondazh i Gallup-it vitin e kaluar gjen se 70% e të rriturve mbështesin legalizimin, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë nga kjo organizatë. Megjithatë, efekti i ndryshimit të klasifikimit të saj, tek sistemi penale, ka të ngjarë të jetë më pak i dukshëm, pasi ndjekjet penale në nivel federal, për posedim të marijuanës për përdorim vetjak, kanë qenë mjaft të rralla vitet e fundit./VOA

shba marijuane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj