Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pavel Durov me origjinë ruse, themelues i aplikacionit popullor, por të debatueshëm, u arrestua më 24 gusht në mënyrë sensacionale në aeroportin ‘Le Bourget’ pranë Parisit. Ndaj tij janë ngritur akuzua për një sërë shkeljesh në lidhje me aplikacionin Telegram. Atij i është ndaluar largimi nga Franca.
BRUKSEL- Arrestimi dhe ngritja e akuzave ndaj themeluesit të rrjetit Telegram, Pavel Durov, është një rast kompleks që ngre shumë shqetësime lidhur me të drejtat e njeriut, thanë Kombet e Bashkuara të martën.
Pavel Durov me origjinë ruse, themelues i aplikacionit popullor, por të debatueshëm, u arrestua më 24 gusht në mënyrë sensacionale në aeroportin ‘Le Bourget’ pranë Parisit. Ndaj tij janë ngritur akuzua për një sërë shkeljesh në lidhje me aplikacionin Telegram. Atij i është ndaluar largimi nga Franca.
Pikëpyetje të shumta janë ngritur në lidhje me kohën dhe rrethanat e ndalimit të zotit Durov. Mbështetësit, e shohin 39-vjeçarin Durov si kampion të lirisë së fjalës, por nga ana tjetër, kritikët e shohin atë si një kërcënim që e lejoi qëllimisht rrjetin Telegram që të dilte jashtë kontrollit.
“Ky është një rast shumë kompleks, që ngre shumë shqetësime lidhur me të drejtat e njeriut”, tha Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Ajo tha gjatë një konference shtypi se agjencia me seli në Gjenevë po shqyrtonte publikimin e një dokumenti që përcakton “parametrat brenda të cilave duhet të shqyrtohen këto situata”.
Ajo përmendi gjithashtu bllokimin e kohëve të fundit të rrjetit X në Brazil. Gjykata e Lartë e Brazilit ratifikoi të hënën vendimin e një prej gjykatësve të saj për të pezulluar platformën e mediave sociale për shkelje të dyshuara juridike.
Pezullimi i rrjetit X nga Brazili “ngre gjithashtu shqetësime të ngjashme për shtetet që kanë për detyrë të sigurojnë që platformat e mediave sociale të veprojnë në bazë të ligjit që lejon lirinë e shprehjes”, por në përputhje me disa kufizime, tha zëdhënësja Shamdasani.
Ajo bëri thirrje që çdo kufizim i vendosur të jetë "proporcional" dhe "në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut".
“Po e ndjekim këtë rast dhe aktualisht është e vështirë që të jemi më specifikë” për rastin dhe akuzat ndaj zotit Durov, sepse Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut nuk ka qasje “tek të dhënat e plota”.
Ajo tha se shtetet duhet të jenë në gjendje të miratojnë ligje pëpr përdorimin e platformave sociale, por rregullat duhet të jenë në përputhje me ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.
“Parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit, gjuha e urrejtjes, nxitja e urrejtjes apo dhunës, dezinformimi i dëmshëm, duhet të gjejnë zgjidhje”, tha ajo.
Në nëntor të vitit 2022, shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, i shkroi pronarit të rrjetit X duke i kërkuar atij që të vendoste respektin për të drejtat e njeriut në qendër të platformës sociale.
Në një letër të hapur, ai paralajmëroi kundër përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit ndërsa theksoi nevojën për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve./VOA
foto ilustrese ANGLI- Një grua shtatzënë ishte në mesin e 12 personave që vdiqën pasi një varkë me emigrantë u...
pamje nga mbetjet mertore KOSOVË- Disa mbetje mortore janë gjetur ditën e sotme në Mitrovicën e Veriut. Dyshohet se këto mb...
fotot ilustruese RUSI- Dmitry Medvedev ka thënë se urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për presidentin ...
foto ilustruese UKRAINË- Ministri i Industrive Strategjike Alexander Kamyshin, Ministri i Drejtësisë Denys Maliuska dhe Ministri i Ekologjis...
kamala Harris dhe Donald Trump SHBA- Vetëm disa javë na ndajnë nga zgjedhjet e nëntorit në SHBA ku votuesit amerikanë do t&eu...
pamje nga vendngjarja IZRAEL- Katër gazetarë palestinezë u plagosën nga zjarri i ushtrisë izraelite sot në qytezën Kafr ...
pamje nga vendngjarja ANGLI- Një bgjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku si pasojë ka humbur jetën një i moshuar. Më...
fotot ilustruese GJEORGJI- Gjeorgjia shikohej dikur si një vend i sigurt për gazetarët. Por siç njofton korrespondenti i Zërit t...
ITALI- 17 vjeçari i cili vrau prindërit dhe vëllain e tij në Itali ka përshkraur me gjakftohtësi të plotë se si...
Gjykata Themelore në Ferizaj FERIZAJ- Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një mësues t...