LIVE UPDATES
Politike

Veliaj: Të mos kesh diplomën e gjimnazit është e rëndë, por është më e rëndë të bëhesh sapun për Berishën e Metën

Ai shtoi se opozita mungoi 4 vjet në punë, që përkuan me tërmetin dhe pandeminë, kohët më të vështira për njerëzit.

26 Prill 2023, 12:25 Nga I.A
Veliaj: Të mos kesh diplomën e gjimnazit është e
Erion Veliaj

TIRANË- Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj, gjatë takimit me banorët e Njësisë 7 në kryeqytet, tha se është turp të jesh detergjenti për të larë fytyrën e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Sipas Veliajt, mos pasja e diplomës së shkollës së mesme për një nga kandidatët është e rëndë, por më e rëndë është të shërbesh si sapun për Berishën dhe Metën.

Disa prej tyre nxjerrin edhe gishtin e mesit, kur kërkojnë të votohen nga populli. Turp i madh! Por, Etilda ka të drejtë kur tha se duhet diploma e gjimnazit… prandaj duhet diplomë e maturës, e pjekjes sepse një njeri i pjekur në 2023 nuk nxjerr gishtin e mesit për të kërkuar vota dhe për të lidhur kontratë që t’i shërbejë dikujt. E merrni ju dikë në punë që ju nxjerr gishtin e mesit? Turp! Por, nuk është ky problemi më i madh. Problemi më i madh është që ata janë sapun dhe detergjentë për fytyrën që nuk lahet dot të Saliut e të Ilirit. Ky është problem më i madh se gishtat e se diplomat”, tha Veliaj.

Ai shtoi se opozita mungoi 4 vjet në punë, që përkuan me tërmetin dhe pandeminë, kohët më të vështira për njerëzit.

“Një nxënës, i cili nuk shkon 4 vjet në shkollë, mund të marrë diplomë? Përveç atij kandidatit tonë, e kam fjalën për të tjerët, a mund të marrin diplomë? Jo! As 4 vjet, as 4 muaj, as 4 javë, as 4 ditë, por 4 minuta të vonohet një fëmijë, një nxënës në orë të pare, e merr mungesë dhe duhet ta negociojmë nëse e kapi apo s’e kapi orën e parë. Ne një kalama që nxjerr gishtin e mesit e nxjerrim nga klasa, një kalama një nuk vjen 4 minuta merr mungesë. Por në datën 14 maj ne do braktisim ata që na çuan mbrapa e ne ecim vetëm përpara”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se ata që shkatërrojnë shtëpinë e tyre, nuk mund të rregullojnë shtëpitë tona, ndërsa shtoi se njëri është non-grata, i izoluar, që nuk del dot askund, ndërsa tjetri, Ilir Meta, njeriu që ka degjeneruar më shumë Saliun, sot është aleati i tij.

“E patë çfarë i bënë shtëpisë së tyre? Ju kujtohet 8 janari? Ju kujtohet se çfarë i bënë selisë së tyre? Dolën tek sheshi “Skënderbej” me bishta lopatash, me shkopa bejsbolli, me shkallë dhe thashë se do bëjnë ndonjë punë për Tiranën. Por, kur hap televizorin, shkopi i bejsbollit ishte për të çarë kafkën e shokut; vareja ishte për të shqyer dyert e shtëpisë; bishtat e lopatës ishin për ta bërë kurrizin më të butë se barku, të anëtarëve të familjes së tyre; njerëz që djegin, shkatërrojnë, dhunojnë familjen e tyre, nuk ndihmojnë dot familjet tona. Nëse propozimi ynë është që të ecim përpara, propozimi i tyre është që të ecim mbrapa. Sot, Saliu është ‘non grata’. Nëse e ke emrin Sali, nuk shkon dot në Rinas, ti je sot njeriu më i izoluar. Ai thotë: Meqë kam unë hall, u bëftë halli im halli i të gjithëve! Kurse ne themi: Nëse dikush ka halle, t’i gjejmë zgjidhje hallit. Por Saliu nuk ka ngelur vetëm në këtë hall. Nuk është vetëm ai non grata. E ka edhe një shok të vet, Ilir Metën, që deri dje e fuste në burg, deri dje sabotonte çdo qeveri, ka rrëzuar gjithë qeveritë e PD. Por Saliu ka sindromën e Stokholmit. Ka rënë në dashuri me atë që e dhunonte, ka rënë në dashuri me atë që e ka dhunuar më shumë, atë dhe të birin. Se ju kujtohet Ilir Meta! Tha: E dhashë njëherë dorëheqjen për Zenin. Unë nuk do jap dorëheqjen tërë kohën. Pra, njeriu që ka degjeneruar më shumë Saliun dhe Zenin dhe gjithë PD është sot aleati i tij”, nënvizoi Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj