LIVE UPDATES
Politike

“Autobuz falas, ulje e taksave dhe tarifave”, Këlliçi u shpjegon banorët e Njësisë 8 me 5 pikat që sjellin ndryshimin në Tiranë

Teksa takoi dhjetra sipërmarrës në këtë zonë, Belind Këlliçi shpërndau për biznesin e vogël programin e tij për taksat dhe tarifat vendore, disa prej të cilave do të zerohen, ndërsa të tjera do të ulen deri në 50%.

26 Prill 2023, 10:40 Nga I.A
“Autobuz falas, ulje e taksave dhe tarifave”, Këlliçi u
Belind Kelliçi

TIRANË- Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Kelliçi shtrëngoi duart me qytetarë, tregtarë, pensionistë, studentë, persona me aftësi të kufizuar, apo dhe socialistë të zhgënjyer nga keqqeverisja, në Njësinë 8 në Tiranë. Ai ndau me qytetarët 5 prioritetet e programit të tij për drejtimin e bashkisë pas 14 majit, duke ritheksuar dhe njëherë angazhimin e tij kryesor, autobusin falas. Këlliçi u shpreh se shërbimi i transportit publik falas, do të ofrohet edhe për zonat rurale.
 
“Sa lekë e keni biletën aty? 1 mijë lekë! Do ta bëjë zero unë pas 14 majit. Ma beso, më shiko këtu, do ta bëj. Për të mos ardhur me biçikletë, për kalamajtë. Kalamajtë, e keni problem e di”, tha Këlliçi.
 
Teksa takoi dhjetra sipërmarrës në këtë zonë, Belind Këlliçi shpërndau për biznesin e vogël programin e tij për taksat dhe tarifat vendore, disa prej të cilave do të zerohen, ndërsa të tjera do të ulen deri në 50%.

Për hapësirën publike? Ne do ta përgjysmojmë. Kam folur pa fund për këtë punë dhe prandaj po them që do ta përgjysmojmë. Me taksat, me këto, u kanë bezdisur? Do t’i ulim, nuk e di nëse i ke parë. Taksën e infrastrukturës arsimore do ta heqim. Ti hapësirë publike nuk besoj se ke këtu, por një pjesë të taksave do t’i heqim”, u shpreh Këlliçi.
 
Qytetarë të shqetësuar për projektvendimin e qeverisë, që parashikon shembjen e pallateve mbi 50-vjeçare, morën garanci nga kandidati i opozitës, se banesat e tyre nuk do të preken. Belind Këlliçi u shpreh se në rastet kur do të ketë nevojë për auditim, ai do të kryhet me miratimin e qytetarëve, teksa theksoi se në moment që do të duhet të ndërhyhet në objekt, pronarët e apartamenteve do të marrin të njëjtën sipërfaqe prone sa kanë pasur më herët. Ai tha se do t’i jepet fund grabitjes së pronës së qytetarëve.
 
“Banorët do të jenë të qetë se shtëpia nuk do t’i preket. Po e dyta, banorët duhet të dinë se çfarë ndodh. Se edhe mund të ketë pallate që mund të kenë nevojë për ndërhyrje, por kjo duhet vendosur bashkë me banorët. Edhe nëse është për t’u bërë një projekt, ti ta dish. Do ndodhi ky projekt, kam kaq metra katror, kam 80 metra, kam 70 metra, 70 do marr! Çfarë ka ndodhur këtu këto vite me kryetarin e bashkisë është e tmerrshme. Janë nxjerrë njerëzit me gaz lotsjellës nga shtëpia, janë nxjerr me dhunë. Ajo që ndodhi te “Myslym Keta” herën e fundit, ka qenë tmerr, i prenë dritat, në orën 4 të mëngjesit u prenë ujin. Te 5 Maji, me gaz lotsjellës në mes të natës. I shembën shtëpitë bashkë me plaçkat brenda, me rrobat e trupit. Kjo nuk i bëhet as armikut. Kjo që ka ndodhur nuk do të ndodhë më. Me u vjedh pronat qytetarëve, nuk ndodh më” u shpreh Këlliçi.
 
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë, disa prej tyre shprehën ankesa ndaj Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit. Belind Këlliçi ngriti akuza se kreu i këtij institucioni nuk u shërben më interesave të qytetarëve, pasi postin publik, e shfrytëzon për të marrë tendera nga institucionet që janë në varësi të bashkisë së Tiranës, ku vetë ai është nëpunës. Për të tillë zyrtarë, Belind Këlliçi premtoi llogaridhënie pas 14 majit.
 
“Po Mariglen Qato nuk vjen te ty se Mariglen Qato e ka mendjen me ndërtu, është biznesmen. Shoferi i kapet me kokainë, e di ti? Ka marrë nja 10 leje ndërtimi, ka hapur kompani, ka marrë tendera, merr tendera te UKT-ja. Se kanë më mendjen këta, se punonjësit e shtetit janë bërë ndërtuesa, prandaj nuk vjen. T’ia themi qytetarëve, prandaj nuk vjen Mariglen Qato, banditi. Do t’u japim drejtim të gjithëve, pas datës 14 maj të gjithë do të paguajnë një më një çfarë u kanë bërë njerëzve”, u shpreh Këlliçi.
 
Teksa shtrëngoi duart me shumë qytetarë dhe mori besimin e tyre për 14 majin, Belind Këlliçi dëgjoi edhe problemet që shqetësojnë aktualisht banorët e Tiranës. Pensionistët janë ndër kategoritë më të prekura nga kriza e çmimeve, ndërsa përballen me vështirësi të përballimit të kostove të jetesës për shkak të pensioneve të ulëta.
 
“Bëni mirë të ktheni sytë nga shtresa jonë, se jemi pjesë e shoqërisë. 29 vjet kam punuar me Tensionin e Lartë dhe jam dëmtuar në shtyllë kurrizore. Me 40% të zemrës në punë nuk marr asnjë lloj gjëje. Pse s’kam një vit sigurime në pesë vitet e fundit, nuk kam. Prandaj them unë a do e heqësh “dënimin me vdekje” se unë e shoh veten “dënim me vdekje”. Në këtë periudhë është në rrezik jo Shqipëria, por kombi shqiptar. Ai vjedh vagona dhe nuk është hajdut, por Edi Rama është grabitës. Boll të iki Erion Veliaj është e rëndësishme. Trotuarin po e bën vetëm për demagogji tani, copa copa aty. Le ta bëjë rrugën një-kalimshe e ta bëjë trotuarin të ecim si njerëz. Ne kena me kënë mirë kur të fitoni ju. Inshallah e bën Zoti mbarë se jemi deri këtu. Kam punuar tërë kohën dhe nuk marr pension. Pensioni është sa marrim ilaçet” -u shprehën disa të moshuar dhe qytetarë të Tiranës.
 
Për këtë situatë, Belind Këlliçi ironizoi kryebashkiakun aktual të Tiranës, Erion Veliaj, i cili vite më parë kur bëri dy dasma luksoze, deklaroi se shpenzimet për to i kishte nga kursimi i pensionit të nënës së tij.

“Unë u jap një sugjerim: ai meqë ka shitur fiq, dhe meqë i ka dalë pensioni i nënës 500 milionë lekë për të bërë dasëm, të shkojë të jetojë me pensionin e nënës se paska lekë. Ta provojë njëherë pensionin e popullit, të shohë si jeton populli dhe ta marrë vesh mirë. Ai do të jetë leksioni më i mirë që i jepet nga njerëzit një politikani mashtrues, në 14 maj. Ta garantoj se kështu siç jeni ju, çdo ditë, unë eci me orë të tëra, jam 8 orë në ditë ecje nëpër rrugë e Tironës, kështu si ju janë të gjithë, kështu si ju janë të gjithë, asnjëri nuk ia jep votën”, u shpreh Këlliçi.
 
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, kërkoi nga qytetarët që të ftojnë miq e të afërm t`i bashkohen ndryshimit në 14 maj, duke votuar për numrin 5 në fletën e votimit për kryetar të bashkisë dhe numrin 1 në listën e kandidatëve për këshilltarë.

belind kelliçi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit