Përplasje në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Sulmet ndaj protestuesve, të turpshme. Balla: S’ju njohim si përfaqësues
“S’e keni kurajon e Koçekut"/ Blushi- socialistëve në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e...
“S’e keni kurajon e Koçekut"/ Blushi- socialistëve në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e...
Helmimi te Akademia e Sigurisë në Tiranë/ Policia: 60 kursantë morën mjekim në spital, AKU ka marrë mostrat ...
Krimi brenda familjes në Kavajë, ja si ndodhi ngjarja e rëndë 24 Qershor, 21:56 Vëllai vrau v&e...
“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, nisin fjalimet e tyre: SPAK duam drejtësi ...
BG, 27-vjeçari shqiptar i arrestuar, i kërkoi falje shtetit italian dhe familjes së viktimës gjatë marrjes në pyetje nga gjyqtari. I riu thuhet se shprehu keqardhjen e tij dhe madje pyeti nëse kishte diçka që mund të bënte për familjen Imprezzabile.
ITALI- Autoritetet italiane kanë zbardhur detaje të tjera rreth aksidentit të rëndë që i mori jetën policit italian Francesco Imprezzabile. Zyra e Prokurorit Publik të Milanos, bazuar në hetimet fillestare, ka përjashtuar një incident me përplasje gjatë ndjekjes që përfshinte motoçikletën e drejtuar nga Francesco Imprezzabile, dhe një makine e cila nuk u ndan në një pikë kontrolli.
Sipas mediave të huaja, prokurorja Francesca Crupi, e cila po drejton hetimin, po mbledh prova, përfshirë edhe përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, për të vlerësuar një urdhër të mundshëm arresti. Fuoristrada dhe motoçikleta tani janë nën sekuestro. BG, 27-vjeçari shqiptar i arrestuar, i kërkoi falje shtetit italian dhe familjes së viktimës gjatë marrjes në pyetje nga gjyqtari. I riu thuhet se shprehu keqardhjen e tij dhe madje pyeti nëse kishte diçka që mund të bënte për familjen Imprezzabile.
"Nuk u ndala në pikën e kontrollit. Kisha disa gramë hashash dhe nuk doja të kisha probleme. Bëra një gabim dhe kërkoj ndjesë. Nëse mund të bëj diçka për familjen e tij, do ta bëj.", u shpreh 27-vjecari.
I dyshuari ishte tashmë subjekt i një urdhri të detyrueshëm për paraqitje për një krim tjetër. Marrja në pyetje para autoriteteve gjyqësore ka përfunduar dhe ai është mbajtur në burgun e San Vittore.
"Ne kemi arrestuar dy individë, të dy shtetas shqiptarë, në komunën e Monzës. Ky është një ndalim identifikimi. Gjatë orëve të ardhshme, ne do të vlerësojmë situatën bazuar në informacionin teknik dhe po përcaktojmë se çfarë masash, nëse ka, do të zbatojmë. Dy individët e arrestuar janë mjaft të rinj dhe ne do të krahasojmë gjurmët e gishtërinjve të tyre për një identifikim të caktuar”, u shpreh Komandanti i Policisë së Milanos Gianluca Mirabelli. Mirabelli shtoi se të dy u gjetën pasi u identifikua SUV-i i përfshirë në arratisje.
"Nëpërmjet mbikëqyrjes së kamerave të sigurisë së qytetit dhe atyre të institucioneve publike, ne arritëm ta gjenim automjetin këtë mëngjes", shpjegoi ai, duke specifikuar se automjeti nuk është i regjistruar në emër të një individi privat.
Sipas komandantit, ka baza të arsyeshme për të besuar se të paktën dy persona ishin në SUV, ndërsa po kryhen kontrolle të mëtejshme për të përcaktuar nëse kishte pasagjerë të tjerë./Dosja.al
Foto SHBA- Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Klaiforni ku një e mitur kreu vetëvrasje pas u abuzua nga babai i saj ka tronditu...
SHBA- Ish-presidenti Barac Obama ka tërhequr vëmendjen së bashku me bashkëshorten e tij Michelle Obama ku kanë rrëfyer për ...
VENEZUELË- Pamje të frikshme janë publikuar pas tërmetit me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter në Vene...
POLONI- Polonia dhe Ukrainakanë qenë prej kohësh aleatët më të ngushtë. Mbështetja politike dhe ushtarake ng...
Foto ilustruese ISLANDË- Udhëheqësi i partisë kryesore opozitare të Islandës ka argumentuar se anëtarësim...
Pamje nga tërmeti SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një nismë në ndihmë të Venezuelës pas ...
Foto ilustruese IRAN- Kalimi në Ngushticën e Hormuzit është nga çështjet më të përfolura në Iran, Garda...
Foto SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kritikoi ashpër aleatët e NATO-s gjatë takimit të tij me Sekret...
Donald Trump SHBA- Presidenti Trump ka reaguar pas tërmeteve të fuqishëm që kanë goditur Venezuelen ditën e mërkur&...
Pamje SHBA- Venezuela është goditur ditën e mërkurë nga dy tërmete të fortë me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të...