Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në Serbi zbatohet drejtësia e pjesshme për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë, me numër të pamjaftueshëm të aktakuzave. Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjithsej 12 procedura lidhur me krimet e kryera në Kosovë janë zhvilluar dhe po zhvillohen pranë Departamentit për Krime Lufte të Gjykatës së Lartë në Beograd.
KOSOVË - Në Serbi, krimet në Kosovë vazhdojnë të mbulohen, por edhe ligjërisht të amnistohen. Nga 57 të akuzuarit për krime të luftës në Kosovë, 25 prej tyre gjykatat serbe i kanë liruar, kurse vetëm 11 u dënuan, shkruan RTK.
Në Serbi zbatohet drejtësia e pjesshme për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë, me numër të pamjaftueshëm të aktakuzave. Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjithsej 12 procedura lidhur me krimet e kryera në Kosovë janë zhvilluar dhe po zhvillohen pranë Departamentit për Krime Lufte të Gjykatës së Lartë në Beograd. Ndër to janë lëndët nga Podujeva, Suhareka, Gjakova, Tërnja, Rudnica dhe Qyshk.
Deri më tani me aktgjykime janë përfunduar 9 procedura. Nga 57 të akuzuarit, 25 u liruan, dhe vetëm 11 u dënuan me aktgjykimin përfundimtar, duke përfshirë dy shqiptarë dhe nëntë serbë.
“Sa viktima civil shqiptare morën drejtësi ne gjykata ne Serbi? Fatkeqësisht, vetëm 77 viktima janë përfshirë në procedurat që janë përfunduar me aktgjykime përfundimtare në Serbi deri më tani. Në mesin e rasteve të lidhura me krimet kundër civilëve shqiptarë, vetëm tri lëndët – Podujevë, Suharekë dhe Tërnje – kanë aktgjykimin përfundimtar”, tha Marina Klajiç, Fondi për të Drejtën Humanitare.
Dy raste janë në proces, Rudnica dhe Qyshk, ku gjykimi për krimet në Qyshk ka 14 vjet që vazhdon dhe tani është dhënë aktgjykimi i shkallës së parë. Varrezat masive dhe mungesa e llogaridhënies janë një problem i veçantë.
“Kishte një operacion të mirë organizuar për nxjerrjen e trupave të civilëve të vrarë. Në Serbi janë gjetur pesë varreza masive me gjithsej 952 trupa të civilëve shqiptarë. Varri më i madh është në Batajnicë me 744 trupa të identifikuar. Ndërsa të tjerët u zbuluan në Peruqac me 84 trupa, Petrovo Selo, Rudnica dhe Kizhevak me 11 trupa”, tha Klajiç.
Karakteristikë e procedurave të zhvilluara në Serbi është se janë akuza ndaj autorëve të drejtpërdrejtë të një rangu më të ulët, ndërsa vetëm disa të akuzuar kishin gradë ushtarak më të lartë. Sipas vlerësimit të Fondit, në Serbi mungon vullneti politik dhe mbështetja për të zgjidhur çështjet e krimeve të luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe për të filluar përballjen me të kaluarën.
foto ilustrese KINË- Negociatat e Turqisë me Kinën për një termocentral bërthamor në rajonin e Trakis&eum...
Hunter Biden SHBA- Hunter Biden u paraqit të premten para një gjykatë në shtetin Dellauer për një seancë përfundimt...
Restoranti Pony dënon incidentin dhe raporton emrat e "nazistëve". GJERMANI- Policia në landin verior gjerman të Schleswig-Holstein-it ...
foto ilustruese RUSI- Njoftimi i Shteteve të Bashkuara këtë javë se Rusia ka dërguar në hapësirë një satelit q...
pamje nga vendngjarja RUSI- Një aksident i rëndë ka ndodhur më 19 maj në aeroportin Yekaterinburg-Kolytsovo, pasi një Airbus ...
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. KOSOVA- Memli Krasniqi, kryetari i subjektit më të madh opozitar, Partisë Demokratike të Kosov&...
Antony Blinken SHBA- Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten ndihma të reja ushtarake me vlerë 275 milionë dollarë...
Donika Gërvalla KOSOVA- Ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se qeveria e Kosovës nuk do të zbatojë vari...
Ministrja e Brendshme e Lituanisë, Agne Bilotaite. Fotografi nga arkivi. LITUANIA- Lituania tha më 24 maj se shtetet e Baltikut dhe pesë sht...
Vjosa Osmani dhe Antonello De Riu KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti ditën e sot në takim ambasadorin e Republikës ...