LIVE UPDATES
Bota

Ultimatum nga SHBA? Kievi: Ukraina thotë se nuk ka presion për negociata me Rusinë

Këshilltari i lartë i Zelenskyt, Mykhailo Podolyak, tha se do të ishte absurde të sugjerohej se shtetet e Perëndimit janë duke e shtyrë Kievin të negociojë në kushtet e Moskës, pasi që ata po e furnizojnë Ukrainën me armë për t’i larguar forcat ruse nga vendi.

9 Nëntor 2022, 07:59 Nga DOSJA
Ultimatum nga SHBA? Kievi: Ukraina thotë se nuk ka presion për
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Ukraina tha të martën se nuk është nën presion nga shtetet perëndimore për të negociuar me Rusinë, teksa insistoi që negociatat e tilla mund të zhvillohen vetëm nëse Rusia heq dorë nga të gjitha pjesët e pushtuara. Kjo deklaratë erdhi disa ditë pasi mediumi amerikan The Washington Post raportoi se SHBA-ja po e inkurajonte Kievin të sinjalizonte gatishmërinë për bisedime me Rusinë. Ajo gjithashtu përkoi me zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara që mund ta testojnë mbështetjen perëndimore për Ukrainën.

Në adresimin e tij para se të mbante fjalim para liderëve botërorë në një samit për klimën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ,i ritheksoi “kushtet plotësisht të kuptueshme” të Ukrainës për bisedime për paqe me Rusinë.

“[Po e them] sërish, restaurimi i integritetit territorial, respektimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara, kompensimi i të gjitha dëmeve të shkaktuara nga lufta, dënimi i secilit kriminel të luftës dhe garancitë se kjo nuk do të ndodhë sërish”.

Ukraina kishte propozuar disa herë bisedime të tilla, por “ne gjithmonë kemi marrë përgjigje të çmendura nga Rusia përmes sulmeve të reja terroriste, granatimeve apo shantazheve”, tha Zelensky. Më 7 nëntor, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e përsëriti qëndrimin e Moskës se janë të hapur ndaj bisedimeve, por tha se Kievi po i refuzonte ato. Moska ka thënë disa herë se nuk do të negociojë lidhur me territorin që pretendon se e ka aneksuar nga Ukraina. Këshilltari i lartë i Zelenskyt, Mykhailo Podolyak, tha se do të ishte absurde të sugjerohej se shtetet e Perëndimit janë duke e shtyrë Kievin të negociojë në kushtet e Moskës, pasi që ata po e furnizojnë Ukrainën me armë për t’i larguar forcat ruse nga vendi.

“Ukraina pranon nga partnerët e saj, fillimisht nga SHBA-ja, armë mjaft efektive”, tha ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Ne jemi duke e shtyrë ushtrinë rusë jashtë territorit. Dhe, duke e pasur këtë parasysh, do të ishte e pakuptimtë të na detyrojnë në një proces negocimi dhe, në fakt, ta njohim ultimatumin e Federatës Ruse. Dhe askush nuk do ta bëjë një gjë të tillë”.

Ai tha se në marrëdhënien mes Ukrainës dhe Uashingtonit nuk ka asnjë “detyrim” dhe sugjerimet se Perëndimi po e shtyn Ukrainën drejt negociatave janë pjesë e “programit informativ” të Rusisë, edhe pse ai nuk e mohoi drejtpërdrejt atë që u raportua nga Washington Post. Që kur Rusia e lajmëroi aneksimin e territorit ukrainas në fund të shtatorit, Zelensky ka dekretuar se Kievi nuk do të negociojë kurrë me Moskën për aq kohë sa Vladimir Putin mbetet president i Rusisë. Podolyak e ka përsëritur këtë qëndrim gjatë ditëve të fundit, ndërsa Zelensky nuk e ka përmendur Putinin në fjalimin e tij.

Forcat ukrainase kanë qenë në ofensivë gjatë muajve të fundit, përderisa Rusia është ende duke u rigrupuar për t’i mbrojtur pjesët e Ukrainës që i ka ende nën pushtim. Gjatë muajit të fundit, Rusia ka thirrur qindra mijëra rezervistë në ushtri. Rusia ka evakuuar civilë nga zonat e pushtuara, veçanërisht nga rajoni Herson, në jug të Ukrainës. Kievi thotë se ky operacion përfshin deportime të detyruara, që është krim lufte, ndërsa Moska thotë se po i dërgon njerëzit në vende të sigurta. Të hënën, Wall Street Journal raportoi se këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, ka zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë rusë për ta shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Kremlini nuk ka pranuar ta komentojë këtë lajm. Shtëpia e Bardhë nuk i ka mohuar këto bisedime, mirëpo ka thënë se nuk do të bëjë asnjë lëvizje diplomatike lidhur me Ukrainën pa përfshirjen e Kievit.

“Ne e kemi të drejtën të flasim drejtpërdrejt me zyrtarë të lartë për çështje që kanë lidhje me SHBA-në. Kjo ka ndodhur gjatë muajve të fundit. Bisedat tona janë përqendruar vetëm në... uljen e rreziqeve dhe marrëdhënieve SHBA - Rusi”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

SHBA-ja po mban të martën zgjedhjet e mesmandatit për Kongres. Edhe pse shumica e kandidatëve nga të dyja partitë e mbështesin Ukrainën, disa kandidatë republikanë të krahut të djathtë kanë pasur kritika për koston e ndihmës ushtarake të SHBA-së. Jean-Pierre thotë se mbështetja amerikane për Ukrainën do të jetë e palëkundshme, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve për Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit. Oleksandr Merezhko, kryesues i komisionit parlamentar të Ukrainës për politikë të jashtme, tha se një fitore e republikanëve “nuk do ta ndikojë në asnjë mënyrë mbështetjen për Ukrainën”.

“Ne e vlerësojmë lart faktin që kemi mbështetje dypartiake”, tha ai. “Kushdo që i fiton këto zgjedhje, kjo nuk do të ketë ndikim negativ. Ne presin që mbështetja për Ukrainën të rritet”.

Të hënën, Yevgeny Prigozhin, aleat i Putinit që udhëheq kompaninë private të mercenarëve Wagner që po lufton në Ukrainë, e pranoi për herë të parë se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-së dhe tha se do ta bënte këtë sërish.

“Ne kemi ndërhyrë, jemi duke ndërhyrë dhe do të vazhdojmë të ndërhyjmë”, shkroi ai në Facebook.

Prokurorët amerikanë e akuzojnë Prigozhinin se kishte drejtuar një iniciativë ruse në internet që i ndihmoi ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Trump mohon të ketë pasur koordinim mes fushatës së tij dhe rusëve.

Marrë nga REL

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj