LIVE UPDATES
Bota

Ndryshimet në Twitter nxisin shqetësime për keqinformim mbi zgjedhjet amerikane

Pronari i ri i “Twitterit”, Elon Musk shkroi të hënën për t'u thënë 114 milionë ndjekësve të tij në këtë rrjet social, të votojnë për republikanët në zgjedhjet e sotme. Ai ka bërë thirrje të ngjashme edhe më parë.

9 Nëntor 2022, 07:45 Nga a.l
Ndryshimet në Twitter nxisin shqetësime për keqinformim mbi
Elon Musk

Blerja e rrjetit social “Twitter” nga miliarderi Elon Musk, ndodhi në prag të zgjedhjeve për në Kongres, ndërsa vëzhguesit po paralajmërojnë se keqinformimi në internet lidhur me besueshmërinë e procesit zgjedhor mund të ketë ndikim në botën reale. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh, i hedh një vështrim platformës Twitter dhe si do të jetë ajo nën drejtimin e Elon Musk-ut.

Pronari i ri i “Twitterit”, Elon Musk shkroi të hënën për t'u thënë 114 milionë ndjekësve të tij në këtë rrjet social, të votojnë për republikanët në zgjedhjet e sotme. Ai ka bërë thirrje të ngjashme edhe më parë.

Tani, si drejtues i Twitter-it, ai përballet me një pyetje thelbësore: A do të jetë “Twitter-i” një burim lajmesh të besueshme zgjedhore, apo do të lejohet përhapja e dezinformatave rreth procesit?

Katie Harbath, ish-drejtoreshë e politikave publike në “Facebook”, thotë se mund të jetë më e vështirë për “Twitterin” të kontrollojë përmbajtjen zgjedhore, pasi zoti Musk largoi nga puna gjysmën e fuqisë punëtore javën e kaluar.

"Unë thjesht shqetësohem që njerëzit do t’i besojnë ato që shkruhen aty, sepse ata nuk do të arrijnë t'i fshijnë aq shpejt sa duhet”, thotë zonja Harbath.

“Twitter” prej kohësh ka qenë vendi ku janë dhënë informacione të përditësuara nga burime të besueshme lajmesh, por aty janë lejuar gjithashtu profile të rreme dhe anonime të mbushura me gënjeshtra dhe gjuhë urrejtjeje.

“Shqetësimi tani është se kjo platformë është e mbushur me informacione të pabesueshme. Por, gjendja mund të përkeqësohet duke ju dhënë ekstremistëve besueshmëri”, thotë Michael Edison nga Qendra Ligjore “Southern Poverty”.

Gjendja mund të përkeqësohet duke ju dhënë ekstremistëve besueshmëri

Pas marrjes së pronësisë, zoti Musk duke përdorur simbolin e rrjetit social, shkroi, ‘zogu u lirua’. Para se ta blente “Twitterin”, ai kishte bërë kritika se kompania ishte shumë e ashpër në kontrollimin e përmbajtjes. Ai kishte kritikuar edhe pezullimin e përhershëm të llogarisë së ish-presidentit Donald Trump, pas ngjarjeve të 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së.

Elon Musk thotë tani e tutje, “ekipi që kontrollon publikimet i përbërë nga njerëz me qëndrime të ndryshme” do të marrë vendimet kryesore për përmbajtjen dhe ri-aktivizimin e profileve të pezulluara.

Disa përdorues e kanë përshëndetur ndryshimin e pronësisë duke thënë se platforma po kthehet në origjinën e saj si vend i lirisë së fjalës.

Në anën tjetër, paqartësia rreth kahjes që do marrë “Twitter” ka bërë që disa kompani të mëdha të ndalojnë përkohësisht reklamat në këtë rrjet social. Zoti Musk thotë se ky është rezultat i presionit të padrejtë.

Unë mendoj se ky është sulm ndaj të drejtës kushtetuese mbi lirinë e fjalës: “Unë sinqerisht mendoj se ky është sulm ndaj të drejtës kushtetuese mbi lirinë e fjalës. Nëse aktivistët mund të bëjnë presion ndaj reklamuesve, nga të cilët varet shumë “Twitteri”, për të shtypur lirinë e fjalës, atëherë kjo nuk duket e drejtë”, tha pronari i ri i “Twitterit”, Elon Musk.

Ekspertja ligjore, Faiza Patel thotë se kthimi i një rrjeti social në kompani fitimprurëse nënkupton vendosjen e rregullave.

Elon Musk nuk e ka blerë “Twitterin” për ta përdorur pa ndonjë qëllim. Nëse ai dëshiron të fitojë para nga “Twitter”, ai duhet të mbajë reklamat. Për ta bërë këtë, ai duhet të sigurohet që rregullat e kontrollimit të përmbajtjes të jenë të arsyeshme dhe të zbatohen”, thotë zonja Patel nga Qendra “Brennan” për Drejtësi.

Rregullat momentalisht po ndryshojnë orë e çast./ VOA

elon musk

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet