LIVE UPDATES
Bota

Ukraina thotë se nuk i ka kërkuar Rusisë që të kthehet në marrëveshjen për drithërat

Rusia pezulloi pjesëmarrjen në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja, më 29 tetor, pas pretendimeve se sulmet me dronë nga Ukraina kanë pasur për cak flotën e saj në Detin e Zi. Ajo rifilloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshje më 2 nëntor.

3 Nëntor 2022, 12:39 Nga d.a.
Ukraina thotë se nuk i ka kërkuar Rusisë që të kthehet
Foto ilustruese

UKRAINË- Kievi nuk ka bërë asnjë hap që shkon përtej asaj që është rënë dakord në korrik për të bindur Moskën që të rikthehet në marrëveshjen për drithërat. Kështu tha më 3 e nëntor ministria e Jashtme e Ukrainës.

Rusia pezulloi pjesëmarrjen në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja, më 29 tetor, pas pretendimeve se sulmet me dronë nga Ukraina kanë pasur për cak flotën e saj në Detin e Zi. Ajo rifilloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshje më 2 nëntor.

Kjo marrëveshje i mundëson Ukrainës të eksportojë në mënyrë të sigurt drithëra nga portet në Detin e Zi, teksa lufta po vazhdon.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska kishte marrë garanci se Kievi nuk do të përdorte korridoret humanitare për të sulmuar forcat ruse. Ai tha se Rusia rezervon të drejtën të tërhiqet përsëri nëse Ukraina nuk e mbanë fjalën.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleh Nikolenko, tha se Kievi nuk i kishte ofruar asgjë të re Rusisë për ta bindur atë që të kthehet në marrëveshje.

"Shteti ynë nuk ka ndërmarrë asnjë angazhim të ri që shkon përtej atyre ekzistuese në marrëveshjen për drithërat", tha Nikolenko.

"Moska i është rikthyer marrëveshjes për drithërat falë diplomacisë aktive të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Në koordinim me Ukrainën, ata gjetën fjalë që Putini i kuptonte. Ishte çështje force, jo koncesion".

"Kujtojmë se brenda kësaj marrëveshjeje palët u angazhuan të garantojnë një mjedis funksional të sigurt dhe të besueshëm për korridorin e grurit. Ukraina nuk ka vënë kurrë në rrezik këtë korridor”, tha ai.

Ai tha se Ukraina po i përmbahej qartë kushteve të marrëveshjes.

"Ukraina nuk e përdori dhe nuk do ta përdorë korridorin për qëllime ushtarake", tha Nikolenko.

Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës tha se shtatë anije që transportonin produkte bujqësore u larguan nga portet ukrainase të Detit të Zi, më 3 nëntor.

Anijet janë të ngarkuara me 290.000 tonë produkte ushqimore dhe janë nisur drejt vendeve evropiane dhe aziatike, tha Ministria në një deklaratë, pa dhënë detaje tjera.

Këto eksporte janë kruciale: Ukraina dhe Rusia janë eksportueset kyçe botërore për grurin, elbin, vajin e lulediellit dhe ushqimeve të tjera që dërgohen në Afrikë, Lindje të Mesme dhe pjesë të Azisë ku shumë përballen me uri./REL/

marreveshja ukraine-rusi lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit