LIVE UPDATES
Bota

Të rinjtë nga Ballkani me kritika dhe shpresa për integrim në BE

Në kuadër të Procesit të Berlinit 2.0, të rinjë nga vendet e BP, kritikuan procesin e ngadalshëm të BE-së për integrimin e Ballkanit Perendimor.

3 Nëntor 2022, 10:41 Nga k.m.
Të rinjtë nga Ballkani me kritika dhe shpresa për integrim
Foto ilustruese

Procesi i ngadalshëm i integrimit të vendeve të Ballkanit Perendimor në strukturat e Bashkimit Evropian, po krijon një hendek të rrezikshëm që mund të largojë të rinjtë jo vetëm nga Bashkimi Evropian por edhe nga vlerat e tij. Ky ishte një nga konstatimet në një nga panelet e shumta që u zhvilluan këto ditë në Berlin, në kuadër të ‘Procesit të Berlinit 2.0'. Këto diskutime u organizuan nga Zyra Rajonale për Bashkëpunimin e Rinisë (RYCO). U tha se të rinjtë e Ballkanit, janë plotësisht të vetëdijshëm për kompleksitetin e sfidave me të cilat po përballen, por ata janë të gatshëm dhe do të punojnë që të përfshihen në vendimmarrje politike, duke kapërcyer kështu hendekun ekzistues të brezave në këtë fushë dhe duke i dhënë një shtysë të re procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. I ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perendimor Michael Sarazin, tha se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e veta.

BE duhet të mbajë premtimet

"Nuk mundet Bashkimi Evropian në njërën anë të kërkojë që vendet e Ballkanit Perendimor t'i plotësojnë kriteret që kërkohen për integrim, e në anën tjetër kur ato kushte të plotësohen, BE-ja të mos mbajë premtimet e veta. Kjo pastaj është dëshpruese për të rinjtë e Ballkanit dhe për pasojë rritet mosbesimi ndaj institucioneve të BE-së. Prandaj nëse kërkohet ndryshimi nga të rinjtë, atëherë edhe BE duhet të mbajë premtimet dhe të rinjve t'u jepet shansi që t'i bëjnë këto ndryshime”, tha Sarazin. Megjithatë ai tha se Institucionet e BE-së, mbesin të përkushtuara për intergrimin e Ballkanit Perendimor. Këtu ai përmendi rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilave u është dhënë statusi i kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

"BE-ja e do Ballkanin Perendimor brenda Unionit”, tha ai.

Më e zëshme në kritika ndaj BE-së ishte raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, e cila "mosliberalizimin e vizave për Kosovën e cilësoi një dështim të Bashkimit Evropian, përderisa Kosova i ka plotësuar kushtet tash e pesë vite më parë”.

BE dështoi në rastin e Kosovës

"Është shumë frustruese që Franca dhe disa vende tjera të BE-së akoma janë skeptike dhe kanë dyshime se a duhet t'i hiqen vizat qytetarëve të Kosovës, përderisa Kosova i ka plotësuar kriteret. Unë personalisht jam e befasuar me këtë skepticizëm dhe thjesht nuk kam ndonjë shpjegim”, tha Viola von Cramon.

"Për mua demokracia është proces ku duhet të respektohen të drejtat e njeriut dhe ku respektohet rendi dhe ligji. Prandaj unë mendoj se mesazhi për të rinjtë e Ballkanit, të cilëve u kërkohet të angazhohen për reforma në vendet e tyre, është që edhe vet BE të reformohet”, tha von Cramon.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin, thanë se vendet e Ballkanit Perendimor duhet të ndihmohen si një paketë dhe jo ndarasi dhe se Procesi i Berlinit është një mekanizëm që do ta shtyjë përpara këtë. U tha poashtu se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të ecë përpara. Për të dyja vendet "është një moment i mirë që të arrijnë marrëveshje për normalizim”, të arrihet një treg i përbashkët në Ballkan dhe të mund të kontribuojnë edhe në marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet vendeve.

Deklarata e përbashkët

Sidoqoftë, të rinjtë e Ballkanit me një deklaratë të përbashkët drejtuar qeverive të vendeve të tyre, por edhe Bashkimit Evropian, nënvizuan se ata janë "dëshmitarë të mungesës së përditshme të mundësive për të reformuar në mënyrë efektive shoqëritë e vendeve prej nga vijnë”.

"Mungesa e besimit midis qeverisë dhe shoqërisë është realiteti ynë dhe kjo vë në pikëpyetje kohezionin social. Perceptimi aktual i institucioneve publike është se ato janë joefikase, të njëanshme, diskriminuese ose jo miqësore ndaj të rinjve, veçanërisht në sistemet e sigurisë dhe drejtësisë, dhe do të çojë në një gërryerje të mëtejshme të kohezionit social dhe më tej në tendencën e emigrimit të brezit të ri".

Prandaj të rinjtë e Ballkanit kërkojnë një ndryshim të rrënjësishëm që çon në integrimin e të rinjve dhe pjesëmarrjen efektive të tyre në të gjitha pjesët e shoqërisë dhe strukturat vendimarrëse. Në këtë linjë sugjerohen qeveritë e vendeve të Ballkanit Perendimor që të marrin masa për një komunikimin strategjik me të rinjtë për sistemet politike dhe fillimin e proceseve të detyrueshme dhe të ndershme të konsultimit me të rinjtë në lidhje me nismat kryesore legjislative./DW

bashkimi europian

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës