Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Derisa ka ruajtur lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë gjatë luftës trivjeçare të Moskës në Ukrainë, Kina është përpjekur ta paraqesë veten si neutrale dhe e mohon çdo përfshirje në luftë.
UKRAINË- Ukraina ka vendosur sanksione ndaj tri kompanive kineze të premten, duke pretenduar se ato janë të përfshira në prodhimin e raketave të avancuara Iskander, një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Kinën se po e furnizon Rusinë me armë. Ministria e Jashtme e Kinës i hodhi poshtë akuzat e Zelenskyt si të pabaza.
Derisa ka ruajtur lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë gjatë luftës trivjeçare të Moskës në Ukrainë, Kina është përpjekur ta paraqesë veten si neutrale dhe e mohon çdo përfshirje në luftë.
Zyra e Zelenskyt publikoi të premten një listë të përditësuar të subjekteve të sanksionuara. Lista, që përfshin gjithashtu edhe kompani ruse, përmend Beijing Aviation And Aerospace Xianghui Technology Co. Ltd, Rui Jin Machinery Co. Ltd, dhe Zhongfu Shenying Carbon Fiber Xining Co. Ltd, të gjitha të përshkruara si të regjistruara në Kinë.
Zelensky tha se kompanitë kineze që janë goditur me sanksione janë përfshirë në prodhimin e raketave ruse Iskander. Rusia i përdor shumë këto raketa balistike me rreze të shkurtër në konflikt. Të premten, Ukraina tha se raketat Iskander goditën qytetin Harkiv në veri të vendit, duke vrarë një person dhe duke plagosur mbi 100 të tjerë.
“Sot kemi zgjeruar sanksionet ukrainase ndaj afro njëqind subjekteve të tjera persona fizikë dhe juridikë shumica e të cilëve janë të përfshirë në prodhimin e raketave si Iskander që goditën Harkivin tonë. Shumë nga këto subjekte janë ruse, por për fat të keq, disa janë edhe nga Kina”, tha Zelensky në X.
Sanksionet ua ndalojnë kompanive të bërit biznes në Ukrainë dhe i ngrijnë asetet e tyre atje. Në vitin 2021, Ukraina eksportoi mallra në vlerë prej 8 miliardë dollarësh në Kinë, kryesisht lëndë të para dhe produkte bujqësore, ndërsa importoi nga Kina mallra me vlerë pak më pak se 11 miliardë dollarë, kryesisht produkte të përpunuara, sipas Qeverisë ukrainase.
Të enjten, Zelensky u tha gazetarëve në Kiev se Qeveria e tij kishte prova se firmat kineze po furnizonin me artileri dhe barut Rusinë, dhe se entitete kineze po prodhonin disa armë në territorin rus. Ai nuk ofroi asnjë provë për këtë pohim.
Robert Fico SLLOVAKI- Transmetuesi publik finlandez YLE ka transmetuar një dokumentar të ri të titulluar "Sllovakia në nj&eu...
pamje nga sulmi SHBA- Një sulm ajror i ushtrisë amerikane në portin e naftës Ras Isa, në rajonin perëndimor të Jemenit, ...
Foto ITALI- Partitë e opozitës në Itali janë ankuar për një seri imazhesh të krijuara nga AI të publikuar...
foto ilustruese SHBA- Mediat britanike kanë zbuluar disa plane të pabesueshme të presidentit amerikan Donald Trump, për kriji...
Foto GJERMANI- Gjermanët po kufizojnë në mënyrë drastike udhëtimin e tyre në SHBA pas kthimit të Donald T...
Foto ilustruese SHBA- Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump. Sipas një zëdh&e...
Foto ilustruese ITALI- Qeveria italiane ka lëshuar një deklaratë për takimin e sotëm mes Giorgia Melonit dhe ...
Foto IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka kërkuar që Rusia të luajë rol në bisedimet vendimtare për fat...
Donald Trump SHBA- Donald Trump kërcënoi mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga përpjekja e paqes për luftë...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Ukraina ka vendosur sanksione ndaj tre kompanive kineze, duke pretenduar se ato ishin të përfshira në prodh...