LIVE UPDATES
Bota

“Kupola e Artë” do të mbrojë SHBA-të! Zbulohet plani i Presidentit Trump dhe Elon Musk për të armatosur hapësirën, SpaceX fillon misionin

Trump ka qenë prej kohësh një adhurues i Kupolës së Hekurt unike të Izraelit e cila përdor radarët për të zbuluar raketat që vijnë dhe dëshiron të zhvillojë versionin e vet të sistemit.

18 Prill 2025, 21:44 Nga E. D
“Kupola e Artë” do të mbrojë SHBA-të! Zbulohet
foto ilustruese

SHBA- Mediat britanike kanë zbuluar disa plane të pabesueshme të presidentit amerikan Donald Trump, për krijimin e një sistemi të ri mbrojtjeje ajrore të avancuar, që do të jetë në gjendje të zbulojë raketa të ardhura nga hapësira. Siç raporton The Sun miliarderi Elon Musk po udhëheq përpjekjet e Trump për të mbrojtur Amerikën pasi presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të ndërtuar një sistem kompleks për të ndihmuar në shmangien e kërcënimeve nga Kina, Rusia dhe Irani. 

Ndërsa nënshkroi urdhrin ekzekutiv, Trump përmendi një sulm raketor si kërcënimin më katastrofik me të cilin përballen Shtetet e Bashkuara. Komandanti i Përgjithshëm iu fut menjëherë punës dhe urdhëroi sekretarin e mbrojtjes të paraqiste një plan zbatimi për sistemin. Kjo vjen si pjesë e planeve të mëdha të Trump për të reformuar rrënjësisht ushtrinë amerikane përballë kërcënimeve globale në rritje kundër kombit të tij.

Ai ka qenë prej kohësh një adhurues i Kupolës së Hekurt unike të Izraelit e cila përdor radarët për të zbuluar raketat që vijnë dhe dëshiron të zhvillojë versionin e vet të sistemit. SpaceX e Musk tani ka fituar punën për të ndërtuar mburojën e mbrojtjes raketore të Trump "Kupola e Artë". Sipas The Sun kompania e tij e raketave dhe satelitëve është në partneritet me prodhuesin e softuerit Palantir dhe ndërtuesin e dronëve Anduril për të ndërtuar pjesë kyçe për sistemin e mbrojtjes.

Të tre kompanitë u themeluan nga sipërmarrës që kanë qenë mbështetës kryesorë politikë të Trump. Planet përfshijnë ndërtimin dhe lëshimin e më shumë se 1000 satelitëve që qarkullojnë rreth globit për të dalluar raketat në hyrje dhe për të gjurmuar lëvizjen e tyre. Gjithashtu disa ekspertë besojnë se kostoja e përgjithshme për 'Kupola e Artë' mund të arrijë në qindra miliarda dollarë.

Pentagoni vendosi disa afate kohore për aftësitë që do të dorëzoheshin, duke filluar nga fillimi i vitit 2026 deri në ato të dorëzuara pas vitit 2030. SpaceX ka vlerësuar se puna paraprake inxhinierike dhe e projektimit për shtresën e kujdestarisë së satelitëve do të kushtonte midis 6 dhe 10 miliardë dollarë. Pavarësisht sinjaleve pozitive të Pentagonit për grupin SpaceX, disa burime theksuan se procesi i vendimit për Kupolën e Artë të Trump është në fazat e hershme.

Struktura e saj përfundimtare dhe kush zgjidhet për të punuar në të mund të ndryshojë në mënyrë dramatike në muajt e ardhshëm. Ndërkohë, SpaceX ka propozuar vendosjen e rolit të saj në "Kupolën e Artë"  si një shërbim abonimi në të cilin qeveria do të paguante për aksesin në teknologji dhe jo do ta zotëronte atë.

Disa zyrtarë të Pentagonit kanë shprehur shqetësime nga brenda për t'u mbështetur në modelin e bazuar në abonim për çdo pjesë të Kupolës së Artë. Një marrëveshje e tillë do të ishte e pazakontë për një program kaq të madh dhe kritik të mbrojtjes.

Një nga burimet shtoi: "Mbetet për t'u parë nëse SpaceX dhe këto kompani teknologjike do të jenë në gjendje të arrijnë ndonjë nga këto. Atyre kurrë nuk u është dashur të ofrojnë një sistem të tërë ku kombi do të duhet të mbështetet për mbrojtjen e tij."

donald trump elon musk kupola e arte shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës